fbpx

Gabimin qe te lash po e paguaj une, kam burre e e femije por zemren bosh, nese ishim taku rastesishte s'kisha prite dy min...

Gabimin qe te lash po e paguaj une, kam burre e e femije por zemren bosh, nese ishim taku rastesishte s’kisha prite dy min…


Gabimin qe te lash po e paguaj une, kam burre e e femije por zemren bosh, nese ishim taku rastesishte s’kisha prite dy min…-Pershendetje deshta me shenu edhe un nje histori timen dhe ju kisha lutur a ka mundsi me postu anonim historin time?Dua ti kërkoj falje atij që vetem un e ai e dijm si u ndajtem. Me fal te lutem!Po e shkruaj për at që më dhuroi buzqeshje dhe dashuri dhe me ofroj me shum qe meritoja por isha e re e nuk mendoja si sot prandaj dua te kerkoj falje e po e lexove te lutem me fal me fal që gabova e at gabim po e paguaj un tash me zemren time bosh pa ty.Duke lexu historit e ndryshme ktu vendosa edhe un si anonime te shenoj historin time dhe te ju tregoj per vuajtjet e mia qe ja bana vetes me vetdije e pa menduar mir.Jam nje grua e moshes mbi 50 vjeqe kam femijet e burrin por zemren boshe dhe e di qe shum prej juve keni me shajt por deshta me nxjerr jasht at qka skam mujt askujt me ja tregu dhe arsyeja qe pe shkruj historinë esht se dua ti kërkoj te falur atij që më bëri te lumtur dhe me dha njeher ne jet mundesin te buzqeshja nga zemra kurse tash vuaj.Isha e re e edukuar nga prinderit shkoja ne shkollë ne nje drejtim te mir ne kryeqytet dhe nuk me interesonte edhe aq se kush me deshironte apo me kishte simpati por doja te mbaroja shkollimin dhe te vazhdoja fakultetin e te gjeja diku pun ne te ardhmen e shpesh kur mendon ashtu nuk behet.Ja filloi lufta dhe si krejt refuxhat dolem me familje ne nje vend evrope dhe mbetem aty per një kohë deri sa prinderit vendosen qe te kthehemi ne vendlindje prap e te fillojm aty ku e lam jeten.Gjat kohes qe qendruam ne perendim un njoha nje djal qe filluam si shok dhe ai ishte me te vertet nje djal i sjellshem dhe me respektonte shum sa ndonjeher nuk besoja se si filloj te me merr zemren por sdi ja lejova vetes at pjes por pershtypja tij me hamendi fare dhe fillova te dorezohem. Aty ne at vend njofa dhe disa femra tjera shqiptare e disa vendase të atij vendi qe komunikonim ndonjëherë dhe un ju tregova se kam fillu te kam ndjenja per këtë djalin dhe ju tregova se kush esht e ateher me foto se skem pas mobila smart por diqka i mundonte shoqet e mia se ato sidomos ato shqiptare filluan me komente te ndryshme me nje fjal te me ftohin nga ai djal kur ato shoqet vendase me thonin kqyrja shpirtin e zemren e si te shprehet. Un mbeta disi ne nje pjes te jetes si te them e hutuar pak se ke te ndegjoja sepse nuk isha edhe aq e vendosur te martohem kur kisha lënë shkollimin ne gjysmë por prap mir te kesh nje simpati ose nje mashkell qe mund ti mbeshtesesh ne krahet e tij kur ke nevoj te kuptoj dikush.Shoqet e mia me kshillonin sa shum qe shpesh me shkonin nerva kur keshillat ishin sikur qortime nga prindi e un doja keshilla jo qortime. Njera me thoshte a je budallic ai nuk jeton ket qytet ku e din ti qka ban atje tjetra me thoshte ai kumedit sa femra i ka pas para teje e nashti ka femi e spot tregon, tjetra thoshte kqyre najnja ma te bukur se ti je e bukur e mir e ky skoka si ti. Me hutonin si me kan prindt e mi edhe ja nisa dyqysh me besu nto se sa her qe shkonim ne shkollë aty për kurs te gjuhes ato pa e kap neper goj temën time nuk e lejshin edhe ja dulen qellimit vet e me larguan nga ai djal. Un me ne fund ju besova se ndoshta edhe e kan sakt kur ishte ne pytje nje djal nga gyrbeti se mendoja qe sidomos ato qe ishin rrit atje thojsha kto i din si sjellen meshkujt ktu edhe u ndava.Besoni motra kur i kam than qe sdu ma me fol me ty e as me shkru mesazha ja ka nis me qajt sikur femi e un kishe spo ma nin e ne zemer qajsha ma zi se ai edhe ja thash do gjëra qe fare nuk ishin te sakta po ja thash vetem sa me largu nga vetja.O Zot me fal qe kam vepru ashtu dhe tash jam ka shkruj me lot se qfar budallice isha kan e qfar gabimi kam ba me ta se kurr se kisha lan ti kisha pas mendt e sodit.Kur ju kam tregu shoqeve ma bejshin rrafsh hajt se edhe me te mir ki me gjet e mir ja ke ba qe e ke lan e kur ju tregova ktyne te hujave valla syt lot ju mbushen se ato e kishin pas dit qka esht dashni e vertet edhe sa gjynah esht me ba dikend me vujt se na shqiptaret thojshim jo te hujt skan ndjenja.Oj motra hapni syt e mos i besoni gjithkujt se vallahi ka shum shoqe qe sdijn as qka folin e leje ma me te kallzu per dashni e qysh e tek.Nejse un erdha vendlindje e ma me ta skam pas kontakt se ja pata ba bllok numrin e dikur dul mesengeri e aty pat provu me thirr po edhe aty ja bana bllok se kishe po bej diqka e kujt ja bana bllok njerit qe me dashti me zemer e po qe spo kthehet koha e medet. Nejse mas do viteve e njofa nje djal tjeter e mu doke njeri mir dhe mendoja qe kam me u rehatu me ta edhe hajt e bana me familje dikur u fejum edhe mas mbarimit te fakultetit u martum. Kemi femij banim e te gjitha por tash dyqysh jam boshe ne zemer e nuk e di a hyna gjynah qe ja theva atij djalit zemren apo qka por po ju tham nga zemra boshe qe ai njeri qe mundohet per juve e nuk dorzohet dine qe ju don dhe pasha zotin mos mendoni qe keni mu knaq ma shum me tjetrin se kta po e shkruj prej pervojes time veq te ish kthy koha ndryshe kisha vepru e skisha pas dhimbje ne zemer tash po dashni.Tash në këtë kohë pas 23 viteve hyj ndonjeher e ja shof fotot ne facebok e shof ftyren e tij dhe as ai nuk esht i lumtur e gruja tij gjithmon tu buzqesh e mua me dhemb zemra se ne vend te saj kisha mujt me qen un. Inshalla kan lumturi e jet te mir po un shpesh du me i shkru me i kerku falje qe e kam lendu por spo guxoj se ndoshta e lendoj ma shum. Njeher ishim musafir ne nje vend dhe nje fall ne kafe me kan pas than koka dikush tu mendu edhe tu vujt per ty e me erdh pak keq se isha me do farefis po tybe e disha qe e vertet esht se veq zemra jem e din qysh jam.Nashti e zgjata shum veq edhe do fjal kujtoni qka po i shkruj se ai njeri qe dashuron njeher me zemer edhe te respekton edhe ban qka ti kerkojsh ta dini qe pernime po te dojka se un i thojsha po me haet nje akullore e ai vinte mbi 2 or rrug me ngren akullore me mu edhe nashti thuni qe kam qu dashuri me te por jo un edhe ai skem be asgje bashk se tybe burri me kish leshu fill me pas kan ndryshe. Qetash po e shof qka kam humb nje njeri me durim dashuri e zemer madhe dhe e kam gjet nje qe mendoja se jeta ka me qen perfekt por mbrenda meje diqka me kujton qe kto vuajtje nuk kisha nevoj ti perjetoja sikur te kisha qen ne duart e atij qe me te vertet me dashti. Ndonjeher mbes vetem me femijet edhe me pyesin mam a ke dasht naj djal tjeter najher e un vetem qona kishe po punoj dhe ju tham jo mor qfar ti kurr veq baben e juv a ne zemer me therr nje pik qe ja bera vetes.Krejt hallall ja bej vetes vetem qeshtu se kam besu se do vuaj se tybe kurr se kisha lan at djal po koha nuk kthehet. Kur i lexoj historit ktu qe jan taku prap mas shum vitev i tham vetes a e kam edhe un qet fat se zot mos e ban me prish familjen per ta a te isha kan vet valla skisha prit dy minuta.Motrat e mia te keni kujdes e mos i leni te tjeret tu japin sygjerime e korrektime ne jeten tuaj mos i le te luajn me jeten tuaj por kthene koken tek ai qe ju ben te buzqeshni ju ben te harroni dhe kohen e diten e qe ju tregon se esht i qmendur pas teje sepse ai te don dhe kurr ste le anash për asgjë e për askënd por dashuria ka dy anet at pozitive dhe negative dhe mendo qka i dhe ti fryme dashuris at edhe do marrsh. Ska ndjenja me te mira se kur dikush te don e qmendet pas teje por mos u ban budallic edhe ti si un po knaqu me ta se vallai jeta shkurt.Ti djali i bukur me lot ne sy ne zyren time ta shenova ket histori dhe besoj se te kujtohem se kush jam e te lutem mos te shkon ne mendje te me shenosh se ti nuk ke faj sepse ti me deshte ashtu si dashuria duhet te jet por isha un ajo qe nuk mendoja per te miren time por ndegjoja shoqerin time kur sot as nuk i shof me kurr ato gra se jeta mi largoj por ne zemer e shpirt me mbeti vuajtja për ty. Un do jetoj keshtu sepse vet ja bera vetes kurthin e jetes e diteve te mia boshe pa ty afer meje e siq thojn keshtu ka qen e shkruar por per mua ishte ndryshe sepse un te largova me vetdije e un te thash fjal qe nuk ishin te verteta vetem e vetem te largoj nga vetja. Te lutem me fal… Të lutem me fal se edhe te deshta edhe me shum se ti mua dhe shpesh te shof edhe ënderr por gabova se nuk mendova mir. Un e ti kemi sekretet tona te perbashketa vetem me mbet merak qe nje foto tonën nuk e ruajta diku e të preki syt e tu qe me shiqoje pa i ndar nga un, e sikur koha te kthehet mbrapsht do ta ktheja me dëshirë e ti shiqoja syt nga afër.Ju qe lexuat ju falenderoj e ju qe keni shancin te rregulloni jeten tuaj ateher vepro ndermerr diqka se dikur si mua te behet vonë dhe do jetosh e varfur ne zemer dhe ju jap besen se kjo te dhemb.Faleminderit redaksi qe me lejuat te shprehem me historin time dhe ju lutem anonime te e postoni.





';