fbpx
komplikuar

Kam problem me djalin tim qe tani eshte ne mosh te komplikuar dhe ka filluar qe te…


Kam problem me djalin tim qe tani eshte ne mosh te komplikuar dhe ka filluar qe te… – Ju lutem Postone Jam nje nene rreth tw dyzetave ,kam dy djem,por per halli im eshte djali im I dyt ,qe nga lindja ai kishte probleme me asmen bronhiale, qdo prind done femijen e tij ,por un jam nje nane qe teper jam e dhenme mbas femijve,kam len qdo gje tjeter pas dore vetem te perkujdesasha per birin tim qe te gjitha terapit dhe kontrollat te ishin te regullta dhe bisedat mw mjek ,…per fat te mire pas nje kohe edhe u permisua gjendje e tij dhe nuk kishte ma nevoj per barna. ..tash ai eshte 17 vjeqar dhe eshte nje djal shum I bukur por prap ka komlekse me pamjen e tij per shkak te akneve, ne shkoll ishte mesatar por gjithmon I rrija gati dhe I ndihmoja ku ai kishte probleme ,ai ne kohen e lir filloi te luaj lojra ne compjuter me shokit e tij ,ne fillim nuk mu duk kjo shum tragjike sepse shumica e femijve qe un I njihja luanin lojra tw ndyshme ,por pas nje kohe ai filloi qe tw luan aq shum ne lojra onlein sa edhe notat e tij u keqesuan jasht mase. . Jam mundur ta motivoj dhe sport mw Fußball me aktivitete tjera qe ai ti largohet lojrave por si duket nuk kam arrit…ai tash po thuajse kohen mat madhe e qon ne mobilin e tij …kam provuar qe compjuterin ne shtepi ta boj me paswort qe ai te mos ket mundesi me luajtur, por ai prap ka gjet metoda tjera dhe ka luajtur me mobilin e tij. …kjo situat me bon shum te merzitur dhe kam humb shpresen dhe kom shum frig se ai eshte bere I mvarur nga lojrat onlein. …bisedat me te jan shum te veshtira sepse bllokon qdo bised ..ka filluar shpesh tw beje mungesa ne shkoll gjoja se nuk eshte mire me shendet dhe se ndihet shum keq …kam mwnduar qe ka nje FAZ te pubertetit dhe kjo do te kalon pas nje kohe ,por jo ai vazhdon kshtu te sillet ,te luaj me ore te tera e nese un nuk e lejoj bohet shum agresiv ,qan ,nuk han buk , ju lutem me kshilloni nese ktu ka edhe prind qe kan femij adoleshent . Faleminderit per mundesin qe po na jepni te shprehim shume histori te ndryshme, dhe te marrim sado pak keshilla nga njerzit zemer mire dhe zemer dashes qe duan te mmiren edhe per te tjeteret sepse te gjithe jemi ne nje menyr apo tejtren jemi ata qe do te kemi nevoj gjithmon per nje dore qe do te na ndihmoj per problemet e jetes qe kemi po dhash zoti mos te kemi me shendetin dhe ne si nena te jemi mire duke i pare femijet tan mire dhe te udhzuar ne udhen e Zotit. Me falni nese e zgjata.