fbpx
hoxhë tha

Jemi 6 femij te gjithe pa martuar, isha te nje hoxhë tha “Keni sehire familjerisht dhe të gjith ju jeni te lidhur dhe”…


Jemi 6 femij te gjithe pa martuar, isha te nje hoxhë tha “Keni sehire familjerisht dhe të gjith ju jeni te lidhur dhe”… – Ju lutem dua te jem anonym! Deshta të di mendimin e juve. Jemi tri motra e tre vllazer në moshën 25-45 vjeqare. Është e quditshme kur eshte puna për fejes e martes te gjithve nuk na ec. Të gjithe jemi pa martu. Të gjith jemi të shkolluar, kemi ni bukuri mesatare si gjithë si pas mendimit tim. Jemi të njohur si familje e mire, dhe e respektuar por fat dashuri nuk kemi. Deri me tani nuk e kam pas aq kompleks po veres kam qen me qiken e agjës te një hoxhë qe më tha keni sehire familjerisht dhe të gjith ju jeni te lidhur dhe nuk ju lajn mu martu. Une nuk i besoj ktyre punve aspak. Po tash qe i kam bo 37 vjet, kam pas lidhje qe kan zgjat me vjet ka 3 a 4 vjet. Po kur u kan pytje mu feju e mu martu gjithmon ka ndodh diqka qe e ka prish jo veq nga ana jem po edhe nga ana e tjetrit dhe ska ardhe puna kur deri te fejesa e martesa. Gjithashtu dhe vllaznive dhe motrave i ka ndodh. Kjo me ka bo me mendu qe ndoshta seriozisht mundet me kan ashtu si hoxha ka thën. Tjeter spjegim nuk po shoh.Të gjithë shoqnia e familjart quditen si eshte e mundshme kshtu hiq mos me pas fat në dashuri. Të gjtha tjerat i kemi, shneten, të shkollum, me puna të gjithë, dashni e respekt familje, pasuri jo aq te madhe po nuk jemi për mu anku. Kshtu qe nuk di qka mundet me kan. Me kan Veq nje prej neve ok fati Po te gjithve. Veq deshta ta di mendimin e juve? Qka mendoni ju per kët situat? Dhe a keni ni histori te njëjt?