fbpx

Jam vajze e shkolluar dhe me pune te mire,po me vjen inati qe po me refuzon familja e te dashurit,nuk do ta duroj kete gje…


Jam vajze e shkolluar dhe me pune te mire,po me vjen inati qe po me refuzon familja e te dashurit,nuk do ta duroj kete gje…-Pershendetje! Une jam nje vajze nga tr 26 vjec, doja te ndaja historine e lidhjes sime pasi kam nevoje per mendimet e juaja. Ne fund te vitit 2017 ne nje ambjent pune njihem me nje djale me te vogel se une 23 muaj. Bisedojm vetem nje dite dhe ai iken nga ajo pune. Behemi shoke ne rrjete sociale por nuk komunikojm, vetem pas nje viti me fton per kafe. Dalim disa here bashke dhe na lindin ndjenja per njeri_ tjetrin. Edhe pse larg pasi djali jeton ne fshatrat e jugut, jemi takuar shpesh dhe folur cdo dite. Gjate periudhes se izolimit djali me thonte shpesh qe e kishte marre malli dhe me fliste per nje te ardhme bashke. Thurem shume endrra, ishte lidhja ime e pare dhe na ka zhytur te dyve ne nje gjendje deshperimi. Nuk po arrijme te gjejme dot nje zgjidhje. Pas 15 muajsh bashke e merr vesh motra e tij e martuar dhe shkaterron cdo gje. I flet djalit dhe e vendos te zgjedhi midis meje dhe atyre. Shkak ishte mosha ime por djali e dinte qe diten e pare dhe thoshte qe nuk perbente problem per te. U mundova te bisedoja me te por shfaqej teper e prere duke me thene qe ju do dalloheni me vone dhe nuk ma dha mundesine qe te pakten te ulej me mua dhe te bisedonte. Theksoj se asnjehere nuk me ka pare ajo, por arriti qe te prishte cdo gje. Kurse i ati eshte shrehur vetem qe ti duhet te mendosh mire cdo besh. Djali tha qe mos bej asgje qendrojm vec shoke se une nuk te zgjedh dot ty para atyre. Kam nevoje shume per mendimet e juaja si te veproj, si ti bind?? Nuk mundem te heq dore nga ai dhe di qe edhe ai po e perjeton keq kete gje, por eshte mesuar qe asnjehere mos ja prishi atyre mendimet. Jam vajze e thjeshte e shkolluar dhe me pozicion te mire pune, dhe me vjen inat qe te me refuzojne ne kete lloj menyre. Me djalin duhemi shume por ai nuk eshte aspak kembngules dhe tip qe nuk i duron dot debatet. Shume i drejte dhe i dashur, kuptoheshim shume mire bashke dhe ndjeheshim mire me njeri_tjetrin. Te gjithe qe na kishin pare shpreheshin se ngjanim me njeri tjetrin si te ishim shpirtra binjak. Cfare te bej pasi ai pothuajse eshte dorezuar por une nuk e pranoj dot qe nje dashuri si e jona te perfundoj ngaqe te tjeret po vendosin per ne. Si ti bind qe te pakten te me shohin njehere dhe pastaj te vendosnin.Edhe nena e tij mendon njesoj si motra. A thua sikur do tregojme pashaportat kur te hyjm ne fshat. Nuk po pyet dot njeri sa i lumtur ndiheni ju bashke. Apo te pakten te thone mos merrni hap te rendesishem qe tani. Vazhdoni akoma te njiheni por jo fare, akoma femra shihet si nje objekt. Si nje person pa ndjenja dhe te luash me te. A kane aq te drejta te vendosin te afermit per fatin e dikujt. Por thjesht lere se eshte me e madhe se ty direkt imponim. Une nuk mund te lejoj qe dikush te me mbaj aq kohe dhe te me flak si nje lecke sepse ato vec paragjykojne. Nuk di cte bej ndonjehere mendoj qe duhet te shkoj ti takoj dhe te me shohin. Por mbase kjo gje do i acaronte me shume. Nuk mund te heq dot dore nga ai qe me ben te lumtur. Mbase vete nuk kane arritur ta njohin dashurine ndryshe do e kuptonin. As atij nuk i ve dot faj qe skembnguli aq sa duhej per gjerat qe donte. Pasi varet nga menyra si eshte rritur por nuk mendoja se do kishin kaq shume ndikim tek ai, sa te harronte cdo kujtim te bukur bashke. Si mund te besh padrejtesi te tilla?! E thone se dashuria triumfon mbi gjithcka por nuk qenka keshtu..Si tu ndryshoj mendimet, qe mosha eshte thjesht numer.Cfare me keshilloni ju lutem?