fbpx
zemra

Jam martu e kam familje por as ‘vrr’ zemra sem bon per ta, dashnin ma ka mar Zoti ne moshe te re!


Jam martu e kam familje por as ‘vrr’ zemra sem bon per ta, dashnin ma ka mar Zoti ne moshe te re! – A bon me bo ni bised me ju komentus, percjell shum histori po nuk komentoj nashti hala skam fillu i lexoj komentet knaqna me lloj lloj menime qeshje batuta. Ka kometus qe ja vlen me i lexu pse jo edhe me msu e me mar kshilla pej tyne. Sot un vendosa me shkrun pak per Dashurin ,qka esht dashuria ,si ju e pershkrunj ,a egzison dashuria e vertet ajo dashuria reale. Po menoj per dashurin ne qift jo dashurit familjare ato asht normal qe jon. Po dashuria mashkull femen a asht egzistuse burr gru. Po lexoj tradhti te nryshme po lexoj histori dashurie kur femnat i shkruj mashkullit apo anasjelltas qe po ma knaqin shpirtin. Gjith me ka interesum qysh njerzit e pershkrujn dashurin , dhe tu menu mu dok e arsyshme me shkru ket faqe te mrekullushme e me mar menime te ndryshe mga dy gjinit , besoj menimi qysh secili e she dhe qysh e nin. Un i takoj moshes mesme menimi jem asht qe shum rrall dy njerz qe kan dashnj te madhe jan bashk, ka nashta po mka ra me fol me ba biseda me shum se kam aso pune qe jam kontakt vazhdushem me njerz. Aja qka me ban me menu sidomos gjinia mashkullore shumicen e rastev thoj po jena te martun kena familje e tana po na mungon dashuria, e tregojn raste raste gjjth egziston ni enigm , pse ! Edhe un po cekti tash per jeten tem pak edhe un kam familje e gru po jo dashuri. Fati jem o ndryshe qe un te dashuren e jetes e humba në rini nga ni smunje e ran e pa sherushme. Ata e kam dasht e mka dasht me zemr dhe sot e asaj dita aja o dashuria e veteme edhe pse kam kriju familje… Tash po ju pys ju a jeni te dashurun, a jeni te knaqun me jeten, a ju mungon dikush ne jet, mendoj ni person qe andrroni per nat me pas afer me qen pran sajna, pse bahen tradhtit ne qifte, a ka lumturi familjare aty ku burr e gru skan dashuni, a asht ma e drejt ndarja apo me vazhdu me jetu me dika qe as vrr zemra stban, po divorcin apo ndarjen si e pershkruni. Sa asht e vshtir jeta pa dashurin, un menoj shum kur te mungon ni person qe tka dasht e e ke dasht e e don edhe pse nuk egziston, rasti jem o qe nuk egzison ai person po me zemren time jeton ende, po ju qe e dashuroni dikan qe jeton e sjeni bashk, qysh ju e pershkruni kit munges, a keni vujtje. Ka me siguri edhe martesa qe kan dashni mos ti mesum borq e mos ti lajm anash edhe qiftet e lumtura edhe ata mujn me na tregu jeten e tyre te lumtur .. Un ka kalu 29 vjet qe e kom hup dashnin e jetes po kurr nuk e kam harru ,po ju akeni naj dashuri qe ju ka met pik ne zemer, naj dashuri qe ju rrin ne menje e nuk jeni bashk qysh e pershkruni. Nashti ju doket qe kom shkru diqka pa vler. Nashti ju doket hajgare veq nja dine qe pika kyqe e jetes asht dashnia, kur skeni dashni ne qift gjithqka asht e ftoft si lidhje dashnia asht ilaq asht ushqim, asht perjetim qe te mush energji vullnet per jet, zgjimi ne mjes ne krah te dikujna qe e don e te don asht vet jeta dhe harmonia. Fati jem a kan kshtu i shkrun najher menoj se jam kan i ri nashi edhe po tkish jetu e dashura si dihet jeta qysh e kish shkru po dashnin e madhe qe e kena pas si dy te ri menoj qe kurr se kishum shym ,po spo du me prek ni varr qe kullon gjak hala. Sot po du me mar menime pen juve qysh ju e pershkruni e vlersoni dashurin per anen e kundert apo per partnerin, e ni dit do ta baj zemren gur e ta shkrij edhe historin e jetes teme. Ju uroj ni vikend te kanshem me plot dashuri, ishalla gjith ata qe kan dashni nese jetojn kit jet hala te bahen bashk e mos ta qojn jeten ne vujtje se asht ni fatkeqsi shum e dhimbshme jeta pa dashrui. Sa her menoni njeri dashuron gjat jetes se vet, ka nashta tipa nryshem qe sejcilli e perjeton ndrysh dashnin, dikush mun dashurojet me shum persona, dikush vetem niher dhe kurr, ni dijetar ne shqipni mka than qe ka persona qe veq niher dashurojn ne zemer edhe kurr per her te dyt dmth kit dashni te vertet niher ne jet e perjetojm, ai ma tha qe ka edhe aso tipa femna e mashkuj qe kurr smujn me dit qa a dashuria e vertet bajn ni martes ni jet. Po menimet e juve me dhan ni menime qe qfar ju si komentus te moshave te nryshe, ju si e perjetoni dashurin dhe si ja thoni formulen. Ju pershendes shum gjithve pa dallime jeni faqe e qellume ku jepni hapsi gjjthsecilit anonim me u shpre e me shkru diqka per jeten per problem per gzim per merzin per lumturi. Paqi fat e dashuroni me zemer se asht knaqsi kur zoti ku jep jet gjat e keni krah dikan qe ju knaq me ni fjal apo me ni shikim ksaj i thuhet dashni e jetes.