fbpx

Jam e ndare nga burri , Prinderit shpesh po me largojne nga shtepija,Nana me thot dil kerko para ne rruge…


Jam e ndare nga burri , Prinderit shpesh po me largojne nga shtepija,Nana me thot dil kerko para ne rruge…-Përshëndetje. E di se jam ba monoton po sdi me kand me u shpreh e me shpraz shpirtin se po mrandon shumë. Sdi a ka njeri që vun aq shumë sa kam vujt un për këto 32 vite jetë çka kam. U rita me shumë vështirsi si çdo fëmij pa asnjë kusht. Gjat kohës që jam rit kam mendu se un nuk jam fëmija i tyre biles edhe shpesh ma kan than ti je bërllok se nbërllok tkemi gjet vetëm pse kam pas probleme shëndetsore kur nuk mkan afru nga vetit. Mbarova shkollimin e mesmëm gjithë tuj mfinansu daja po baba jem hehe baba jem gjithë javën një euro nxhep ma jepte e mvinte turp me dal me shoqe. Mbasi mbarova shkollën u punsova thash me vete elhamdulilah do kem paren teme do rehatohem pak por badihava gjith çka punojsha ja jepjsha babës me shkollu vllaun se ai duhet me u shkollu për mu nuk pat pare se un jam vajz un sduhet me ba shkoll se femna asht e derës huj. Kurr nuk mkan ba hesap si fmijn e vet nuk ju interesonte a kam dhimt najher a jo. Si cdo femen u martova pa u pyet hiq vec çka ma prezentun si person po nuk e pelqeva. Kta tfamiljes gjith tuj mba presion tka ardh koha duhet me u martu a po mendon se po të run dikush nshpi tbabës e u bana ni mendje me ta u martova po kurr e lumtur skam qenë. Gjithë probleme edhe ai njëjt si baba jem kurr nuk i ka interesu për mu ai u martu me mu veç shkaku rrogës vet ma ka than kët çdoher. Mrehte e malltretonte kam kërku ndihmën e prindve tmi po gjithë mu fajtore mbojshin. Kërkush nuk mllogarite nshpi as te baba as te burri e mendova me i dal zot vetit hatri fmijs mos me leju me na përbuz po më kot. E mbushën familjen time e tvete kinse un jam e keqja vetëm pse dojsha me i dal zot vetit. Shpesh mkan zbardh mëngjeset pa gjumë tuj vajtu pse un e pata kët fat pse nuk mdo kërkush nkët jetë. Burri mtradhtonte me kand ti dilte para mallretonte mlishin pa buk me ditë shpirtin me ujë e mbajsha kërkojsha ndihm prej babit po nuk ndërhynte motrës teme edhe zanin me ja ngrit burri baba jem deri nzvicër shkonte. Burri mla pasi e pa se munet me lujt me mu qysh don vet e nuk mdel zot kërkush e mas ndamjes llafe si zakonisht kinse un fajtore. Drama e vërtet nisi ktu nshpi tprindërve tmi. Kurr rahat nuk mlan nfillim derisa mi morën paret e kunorës u sillshin mirë kur i morën fillun mem thumbu e mem nxjer me fmij jasht shpis. Shpesh kam dal prej shpije bashk me vajzën po u kthejsha ngase smujsha me leju fmijn tem me flejt rrugëve. Kurr nuk u ndal zullumi ndaj meje biles edhe kto dhjet ditë madhështore me agjërim ngojë nuk mlan rahat tuj mba presion me dal prej shpije. Nana jeme po mthot mere vajzën dil lyp pare nrrugë e nëpër xhamija po kurr sdo e boj atë punë. Jam betu edhe pak sa të ritet vajza për shkoll kam me mar shator e nrrugë kam me jetu pasi jeta me kta nuk shkonë. As ish burrit tem biles nuk i intereson për vajz të vet. Pse gjithë kjo urejtje për femrat?