fbpx
siguria qe Ai me jepte

Jam e martuar dhe i kam 2 femije por siguria qe Ai me jepte me beri qe edhe Une te dashurohesha ne te!


Jam e martuar dhe i kam 2 femije por siguria qe Ai me jepte me beri qe edhe Une te dashurohesha ne te! – Anonim ju lutem … Pershendetje. Historia ime eshte kjo… Jam 30 vjec e martuar ne nje martese te lumtur ku zoti me fali 2 djem si yje. Vendosem te emigronim me bashkeshortin tim …Fillimet tona te emigrimit ishte e veshtire …pasi as nuk e kuptonim dhe as nuk e flisnim gjuhen e huaj. Filloj pune ne nje klinike dhe aty njihem me nje koleg qe ishte shume here me i madh se une. Me mbeshtest dhe me ndihmonte perhere ne pune. Ne fillim mendova se ndihma e tij ishte ne menyre shoqerore pasi ishte shume here me i madh se une ne moshe. Dhe se ai e dinte qe une isha e martuar dhe me femije deri ne momentin qe ai tregon qe kishte ndjenja per mua. Nuk doja ta humbja miqesine e tij sepse ne ate vend te huaj vetem ate kisha qe me ndihmonte dhe vendosa ti tregoja qe miqesia eshte shume here me e bukur se sa nje lidhje afatshkurte … Por duke u munduar ti tregoja qe te qendronim miq ne filluam te kishim ndjenja per njeri tjetrin… Ishte e veshtire per mua pasi une isha e dashurura me burrin tim dhe nuk e kuptova se perse une duhet te kisha ndjenja per dike tjeter… Ai u prezantua qe ishte i divorcuar por qe kishte 2 femije …Cdo dite ne pune dhe siguria qe ai me jepte me beri qe edhe une te dashurohesha me kete person edhe pse i madh ne moshe… E dua kete person me mungon kur eshte larg meje dhe ai ka po te njejta ndjenja per mua… Duam te jemi bashke madje ai ka mare nje apartament me qira dhe kerkon nga une qe une te divorcohem dhe te martohem me te te krijojme familje tone …por une edhe pse e dua shume nuk kam guxim ta bej sepse nuk i braktis dot 2 femijet e mi. Por as ate nuk dua ta humbas… Kur jam pa te ndihem shume bosh …Syte e mi shkelqeje kur jam me te … Por mbi te gjitha une jam nene dhe nuk mundem ti braktis femijet e mi …por as nga ai nuk ndahem dot…e dua mbi gjithcka por as bashkeshortin nuk e braktis dot. Jemi ne vend te huaj dhe kemi vetem njeri tjetrin … Jam e destinuar te heq dore nga dashuria ime… E gjeta dashurine ne kohe dhe ne vendin e gabuar.