fbpx

Jam e dashuruar tmerrsisht por familja me thojn se eshte i keq mu pa per shkak hundes tmadhe…


Jam e dashuruar tmerrsisht por familja me thojn se eshte i keq mu pa per shkak hundes tmadhe… – Pershendetje te nderuar, kerkoj keshilla prej jush! Per krejt ata qe me keshillojne ju falenderoj shume. Jom ne ni gjendje shume te keqe psiqike e emocionale. Jom lexuese e rregullt ne ket faqe, mirepo nga dituria ime jo e mjaftuar, asni here s’kom mujt me e kshillu dikon. Mirepo tash kom nevoje per kshillat tuaja. Jom 19 vjeçare, nga Kosova. Para 8 muajve e njoftova ni djale permes Instagramit. Para se me fole me ket djalin, kom pas shume oferta prej shume djemve para tij. Amo per asnjonen s’jom kon e interesume. Thjesht te ky person m’ka terhek gjithqka. Jem pershtat ne çdo gje. Te ky e kam gjete gjysmen time. Pasi qe kemi dale, e jemi njoftu edhe live, edhe lindi dashuria. E desha, e dua dhe do ta dua gjithmone. Edhe ky me don shume. Dashurohemi marrezisht, jemi pershtat ne çdo aspekt. Gjate kesaj kohe, n’dijeni nga ana e familjes time, ka qene vetem motra ime. Mirepo as perkrahjen e saj asnihere se kam pas! Çdo here me ka kundershtu, per arsye komplet banale (s’eshte i bukur, kqyrja hunen e madhe e sene, eshte i madh per ty, diferenca ne moshe eshte me pak se 8 vite). Perkunder kesaj, na çdo dite e ma shume e kemi dashuru njoni tjetrin. Thjesht jemi kon dhe jemi gjysma qe çdo here i kemi mungu njoni tjetrit. Probleme te medhaja asnihere s’kemi pas. Mos marrveshje kuptohet qe po, amo edhe keto i kemi tejkalu. Tash para disa javeve ju tregova familjes time, ma sakte vellezerve dhe mamit. Sidomos mamin shume e kam te rrept dhe strikte. Edhe pse e du shume, shume, asnihere nuk mu ka bo shoqe me mu. As mami e as askush, perveq babit, ne familje nuk ka fole lidhje me kete teme. Une edhe jom tu u shkollu, dmth jam ne fakultet. Kete po e sheh pengese te madhe familja ime. Asessi nuk e pranojne lidhjen tone, dashurine tone. M’kan thon me hek dore prej tij, ose prej familjes. Eshte familja qe e çmoj shume, qe m’kan rrite e m’kan arsimu. Amo n’anen tjeter eshte dashuria ime, shoku im i ngushte qe m’ka bo me u ndi femren me te lumturen ne bote. Ne mendojme me u martu bashke, me kriju familje bashke! Pengesat jane te shumta. Ndihem shume, shume keq, i dashuri me perkrah, i vetmi qe po m’ofron mbeshtetje. Familja fjalen e fundit e kan fole. Une nuk pajtohem, thjesht jan tu ma shkatrru jeten. Eshte i pari qe i kom fol, i pari qe kom ndje simpati ndaj tij, i pari qe e kom dashuru, e e dashuroj dhe vazhdoj me e dashuru deri ne frymen time te fundit. I pari dhe i fundit. Kerkoj keshilla prej jush, ju lutem. Qka duhet me bo n’ket rast une? Qysh me vepru? Apo thjesht me vazhdu qdo dite tu u venit. Jom e shkatrrume teresisht. Faleminderit paraprakisht te gjitheve per keshillat e juaja, ju uroj çdo te mire te gjitheve!