fbpx

Jam Ajo qe Nana m’ka thon “Merre vajzen e dil ne rruge lyp pare”, Unë nuk jam si disa që kan jetu ndjers t’Babës!


Jam Ajo qe Nana m’ka thon “Merre vajzen e dil ne rruge lyp pare”, Unë nuk jam si disa që kan jetu ndjers t’Babës! – Përshëndetje po shkruj unë prap që fola për problemet e mia me prindërit pas divorcit. Desha me ju falenderu për mbështetjen që ma keni dhan sepse çdo shpirt i vujtur e din dhimbjen e shpirtit tim po uroj që kur as armikun mos e pafsha nën lëkurën time. Jam falenderuese edhe ndaj atyne që mkan kritiku e qka kan than fjalë tkqija për mu por tua them troç se as që mkan ba përshtypje as që i kam vnu nzemër sepse unë nuk jam si disa që kan jetu ndjers tbabës e kur jan ba tzot e vetvetin ju kan ra nshkelm e as që ju ka interesu për ta. Kjo që po thom e di se shumicës që mkan kritiku ska me ju pëlqy po skam çka me ba nëse atyre nuk ju ka interesu për ndjenjat e mia pse mem interesu mu për ndjenjat e atyne as un nuk ju kam borxh as ju nuk mkeni borxh jetoj nën mëshirën e Zotit se unë ktu nuk jam dal me ju lyp pare po kam shkru me kjajt ni dert se shpirti mdhem. Diku nkoment lexova se kam bashkëpunu me redaksin e faqes edhe pse shpirti mvun beso se shumë kam qesh edhe për kta e falenderoj veçanrisht at personin se kush është e din ai vet ska nevoj me përmend emra. Nuk kam kërku as streh as pare pasi nuk jam asi tipi që shtri dorën askujt se po të ishte ashtu unë do e kisha dëgju nanën teme do kisha dal nrrugë me lyp pare. Shkollimin ma bani daja jem aq sa pat mundsi unë mirësin e askujt nuk e haroj po as tkeqen e askujt se haroj e në të dyja rastet lutem që Zoti tua kthej me të mir pasi Ai është gjykuesi i drejtë Ai e di më së miri atë që fshehim në zemrat tona. E vetmja herë që kam kërku ndihm ka qenë te Halil Kastrati po redaksia e tij më tha ne nuk ndërhyjm aty se edhe kto organizatat janë ba si partit politike. Raportet e mia ka qenë edhe sa do jenë kështu nuk e di. Disa më than kur të vij veza te b.. kërkon prindërit gabim jeni fëmija ka nevoj për mbështetjen e prindërve njëjt si kan nevoj prindërit ton mbështetjen e fëmijve në pleqëri. Më kritikojn ata persona që u çuan në këmb me djersën e prindërve u bën të zot me mbështetjen e tyre dhe kur aritën në maj u larguan dhe i vizitojn vetëm për festa ndoshta 1 herë në vit por ai është problemi i tyre nuk më intereson pasi boll kam dertet e mia. Dua ta falenderoj publikisht një miken time që më dha përkrahje morale gjë që mua më duhet jashtzakonisht shumë. Dua të kërkoj falje redaksis së faqes që duroi një nënçmin të till për shkakun tim por thash ata që mendojn se jeta është fush me lule janë princat dhe princeshat që nuk kan vujt aspak për me arit sukses. Disa më thon për pun tregova se kam punu afërsisht 10 vjet e 8 vjet rrogën e kan majt prindërit e mi e kurr sun e gëzova tuj mendu se veç djali ka të drejtat në shtëpi ju tregova se mora iden për me ba lodra nga stiropoli për mi shit po ish burri mi shkatroj. Dua ta falenderoj atë personi që tha nxjer zarzavate e shiti e po i them kur ti vjel të më tregoj ti mar ti shes pasi unë mall timin nuk kam se kët ide e kam pas vet po më than menjëher nuk ke mall që ti mbjellesh. Kam mendu edhe shtall lopësh me hap po e njëjta retorik ske mall për mi mbajt kafshët. Për disa femra është si shtazë po mos haroni ju të dashura femra se jeta jonë vlen edhe unë do mar guximin për vogëlushen time dhe do ja dalim bashkë të dyja. Kam vujt pasi kam mendu se gjith jan si unë që shpirtin e kam dhan për me mbajt familjen bashkë por kur ta kuptojn njerzit se nuk don me ua kthy fjalëm të pështyjn në fytit e za nuk tlan me nxjer. Vuajtjet e mia i din vetëm ai që e djeg si unë. Mund edhe të më kritikoni por si e dhat ju mendimin tuaj njëjt e dhash edhe unë mendimin tim për komentet e juaj.