fbpx

Edhe pas 25 viteve martesë Burri nuk më beson, qe një vit nuk flasim, kam vendos me ju pajtu pa…


Edhe pas 25 viteve martesë Burri nuk më beson, qe një vit nuk flasim, kam vendos me ju pajtu pa… – Përshendetje për gjithë lexuesit! Ju lutem anonim le të jetë edhe historia ime, që dua ta ndaj ne ju edhe pse shumë e rëndë të ndash historinë e jetës tënde me njerëz qe nuk njeh, po më duket se do të më ndihmoni të zgjidhi problemin që eshte duke më munduar ne shumë se një vit Unë jam një grua që kam dy fëmijë, jetoj në Kosovë. Kam mbaruar fakultetin dhe punoj. Por problemi im eshte se burri pas 25 viteve martesë nuk më beson. Që një vit nuk flasim, në fillim jemi hidhëruar krejt për diçka tjeter, unë nuk doja ti flisja sepse më nuk kishte kurrfarë respekti edhe pse unë e respektoja shumë, komunikimi i tij ishte shumë i zbehtë dhe vendosa të mos i pajtohem pa i diskutuar problemet. Por në sytë e tij çdo ditë e më shumë vërej një urrejtje më të madhe që mua nuk më linte ti afrohem dhe ti diskutoj çdo gjë që e mundon dhe më mundon. Ai pas 4 muajve qe nuk kemi folur para se të shkonte në punë më tha unë dua të ndahem nga ti sepse ti më ke tradhëtuar (vlen ta theksoj se bashkë jemi që 37 vite dhe se unë kam dashtë gjatë gjithë këtyre viteve me gjithë qenien time). Në fillim nuk mira shumë seriozisht sepse duke u nis prej faktit që unë le që se kam tradhtuar kurrë, po as mendja nuk më ka shkuar për ato punë sepse unë e kam dashtë shumë dhe nuk kisha besu kurrë edhe që më thotë se don të ndahet. Kur fillova të bisedoj pashë që ai eshtë i bindur që unë kam tradhtuar sepse thotë se të kam pa qe ki fshi numër në tele kinse ai më ka vërejtur se unë jam shqetësu, gjë që unë as iden spo e kam tani që një vit nuk komunikojmë mes veti se ai po e kërkon njerin që unë e kam tradhtuar, ku nuk ekziston as në endrrat e mija po edhe puna e divorcit mua më duket pak problem sepse fëmijët i kam për martesë, në njërën anë më mbushet mendja të dal sepse nuk po mundem ta përballoj këtë poshtërim, në vend qe te çmohet morali im unë përbuzëm si e pavlerë. Fëmijët më njohin mirë se sa ka pas dhe sa ka rëndesi për mua morali, po tiu them të vërtetën po ndihem shumë keq, si të vazhdoj jetën pas këtyre fjalëve apo si të dal në këtë moshë nëper banesa me qira, besoni çdo ditë e më keq po ndihem, më duket se zemra më eshtë eshte bër copë copë, as me njerëz nuk po di të flas Ju përshëndes se zgjata shumë.