fbpx
ne lagje

Im shoq i sjell te dashurat ne lagje dhe i respekton, ndjej ulje nga njerezit qe me njohin, dal me koken ulur!


Im shoq i sjell te dashurat ne lagje dhe i respekton, ndjej ulje nga njerezit qe me njohin, dal me koken ulur! – Prsh. Po e nis edhe une nje pjes te jetes time te erret. Jam nene me 2 femije te vegjel. Aktualisht nuk punoj per arsyje te femijeve te mi. Kurse im shoq punon edhe sikur mos te mjaftonin problemet e vogla ne familje si te gjith shqiptarve qe mbijetojm me nje rroge mua me perplasi zoti me tradheti. Me ra si bombe nuk e prisja nuk e meritoja gjithsesi mblodha forcat dhe ulem edhe e pyes burrin cfar ka ndodh perse ma bere ..vajzen e njihja kolege pune me tim shoq madje kisha kontakte me kete si shoqe .im shoq per disa dite nuk sillej mir me mua ..nuk i pelqente gatimi im punet e shtepis tel e mbante gjithmone me kod dhe silent ..ok pergjigja nga ana e tij ishte se nuk i kam shkrujt une ato sms pasi nmr qe mbaj e kam te punes. Nuk e hengra sigurisht se nuk ishte justifikim sepse tel e mbante ky 24 ore. U renova totalisht i vura ne dijeni familjaret e te dy paleve. Edhe mendimi i mamas te tim shoqi ishte se nuk i ka mbaru djalit tim. Pa pik turpi me tha ka dhe per ty ..une ne ato momente mblodha veten edhe thash perderisa me tradhetoi per mua ska menduar e as per femijet e keshtu do i rri ketu e spo i leshoj liri ..vetem 1 muaj ne pune edhe u largua vet nga puna. Zot thash shyqyr u lehtesova mendova se mbaroi ajo pjese e zeze e jetes qe me perplasi zoti. Por jo fatkeqesisht ai vazhdon zakonin i ndron cdo muaj dashnoret pa pike problemi i kam pare biseda foto del takime cdo dite ..vjen ne darke shume vone ..me vjen me gjera te vogla qe mer ne form dhurate e mua me thot e bleva nuk eshte i perqendruar ne familje gjysmen e rroges nuk e sjell ne shtepi e gjithmone gjen sebep per tu kap me mua ..femijet rriten e kuptojn gjithcka ..ndihem shum ne faj qe se kam lene para shum vitesh ..sepse po vuaj prej shtate vjetesh me tradhti. Per veten nuk kam menduar me vetem per femijet qe mos te rriten jetim me baba gjalle po ai se ka lodhur mendjen e ben jeten si ti vije me mire per veten. Ndihem e poshteruar dhe ndjej ulje nga njerezit qe me njohin gjithmone dal me koken ulur sepse me shikojne me keqardhje ..im shoq eshte aq i pa fytyre sa u ben haptas ne lagje gjithe keto sjellje. I sjell i respekton dhe ne lagje.une vazhdoj jetoj me te ne te njejten cati ..nje jete formale e kote pa kuptim .i lutem zotit qe me femijet te ngrej koken larte e te krenohem per mundin dhe sakrificen qe kam bere. Nuk jam ndjer kur e vleresuar dhe e mbrojtur nga im shoq. Tashme jetojme si te huaj. Nuk kam me ndjenja ama kur e shikoj qe del me te tjerat eshte gjeja me e keqe qe kam pare me sy. Ju lutem me kuptoni por kjo eshte jeta ime.