I dashuri u nda nga gruaja por une smund ti le femijet, ai eshte ne mosh me gjyshin e tyre! | Histori Të Jetës
I dashuri u nda nga gruaja

I dashuri u nda nga gruaja por une smund ti le femijet, ai eshte ne mosh me gjyshin e tyre!

I dashuri u nda nga gruaja por une smund ti le femijet, ai eshte ne mosh me gjyshin e tyre! – Përshëndetje … Doja të tregoja historinë time sepse jam shumë e hutuar dhe nuk di çfarë të bëj. Ndihem shumë e vetmuar edhe pse kam një familje të mrekullueshme. Jam në një lidhje 2 vjeçare me kolegun tim të punës. Ai është shumë më i madh se unë në moshën e Ne u takuam në punë dhe këtu u dashuruam marezisht. Ai u divorcua nga gruaja e tij dhe dëshiron që unë të bëj të njëjtën gjë. Por e kam pasur të pamundur të divorcohem sepse jam nënë e dy fëmijëve dhe nuk dua t’i lëndoj fëmijët e mi dhe nuk mund t’i lë sepse jetoj jashtë vendit … u përpoqa të ndahem me të shumë herë , por jemi ne përsëri së bashku … ne punojmë së bashku … na e bëjnë të vështirë ndarjen. Unë e dua shumë dhe ai më do shumë … Ai u divorcua nga gruaja e tij, ai mori me qira një apartament pranë banesës sime. Unë dua të jem,e tij dua të divorcohem E di që është e pamundur të jem me ate sepse ai është shumë herë më i madh se unë dhe është një njeri me kombësi joshqiptare dhe familja ime nuk do ta pranojë kurrë marrëdhënien tonë ,dhe nëse une rri me te une do ta humbas femijen tim pergjithmone. Por problemi im është që unë jam shtatzënë me të dashurin tim … dhe nuk di çfarë të bëj … të abortoj dhe t’i them të dashurit tim se ishte një abort spontan ose ta mbaja fëmijën dhe me për të jetuar me të … Unë i thashë te dashurit se gjatë pushimeve të verës kur te shkoj ne Kosov do të flisja me burrin tim dhe do të kërkoja të ndahesha prej tij në mënyrë që fëmijët e mi të mos ishin vetëm nëse unë ndahem … dhe se do të shkoj te një avokat, të divorcohem … por nuk e di nëse mund të marr kujdestarinë e fëmijëve në këto kushte … sepse e di që fëmijët nuk do të dëshirojnë kurrë të jetojnë me mua. I dashuri im është në të njëjtën moshë me gjyshin e tyre dhe fëmijët nuk do dua kurre te jetojn me mua . Në verë i dashuri im do të udhëtojë dhe do të vijë në Ne kosov ne qytetin ku jeton familja imedhe do të flasë me familjen time për t’i thënë atij se ai dëshiron të martohet me mua. Familja ime nuk do tëpranoje kurrete martohem me të. dhe nuk di se çfarë të bëj Unë nuk dua të ndahem nga i dashuri im, por as nuk dua të humbas fëmijë. Dhe për foshnjën, unë mendoj që të bëjë një abort dhe t’i them te dashirit time që një abort është spontan… I dashuri me thote qe nese ne kur te udhetojm per ne Kosov dhe une nuk ndahem prej bashkeshorti ne do qendroj koleg …por une i thashe qe kur te shkoj ne kosov do flas me bashkeshortin fhe familjen teme por dua qw dhe ai te hete atje dhe ai oranoi ai tha qe do vij ne kosov me mua …..kam frike se nuk dua te humbas as te dashurin dhe as femijet ..me thoni cte bej …te ndagem nga i dashuri apo te ndahem bga bashkeshorti Anonim ju lutem.