I dashuri me pergjone dhe me percjell gjate gjithe kohes,eshte fetar dhe i kam besuar kur me tha qe... | Histori Të Jetës
te drejtohem ty

I dashuri me pergjone dhe me percjell gjate gjithe kohes,eshte fetar dhe i kam besuar kur me tha qe…

I dashuri me pergjone dhe me percjell gjate gjithe kohes,eshte fetar dhe i kam besuar kur me tha qe…-Pershendetje te gjitheve. Dua te ndaj nje histori te jetes me juve dhe e falenderoj kete faqe qe na jep mundesi me u shpreh dhe me marr keshilla nga ju. Jam nje vajze 25 vjeqare e edukuar e shkolluar dhe e diplomuar ne kete vit me nje rezultat te shkelqyer pasi cdo vit kam qene bursiste. Jemi nje familje me 5 anetar dhe une jam ma e vogla. Kemi qene me kushte jo te mira mirepo me kalimin e kohes vellau dhe motra u punesuan dhe u permiresuan kushtet pak me mire. Prinderit kane pas veshtire shume per me na rrit mirepo ja kane dal prap. Me asnjeren nga familjet nuk kemi pas kontakt pasi qe babin e kam shqiptar kurse nenen jo dhe nuk na kane dasht asnjehere familja e babit as kurre nuk kane dasht me dit per ne. Miepo ne 3 femijet jemi eduku dhe jemi ngrit secili me mund dhe shkollim. Kemi vuajtuar shume sepse kemi ndje mungese me u ndjek me familje si te gjithe te tjeret sepse nuk eshte e lehte me u rrit keshtu. Ne kohen e studimeve u njoha me nje djale i cili ma ndryshoj jeten dhe aq shume isha e merzitur sa qe thashe e paska dergu Zoti tek une e kisha perkrahje te madhe . Ai ishte disa vite me i madh dhe me tregoi cdo gje per jeten e tij dhe te kaluaren e tij por isha shume e dhimbshme dhe me la pershtypje sinqeriteti tij dhe nuk e pash pengese me vazhdu bashke. Me njoftoj me familjen e tij dhe me nenen mirepo familja ime nuk e dinte ende pasi qe rame dakord kur te diplomohem me e zyrtarizu dhe me u martu. Ishte i perkushtuar besnik dhe me donte shume. Vitin e pare cdo gje shkonte perfekt deri sa e kuptova shume rastesisht ne laptopin e tij qe po e mbante viberin tim aty. Disa muaj isha ne vezhgim te tij por une nuk kisha bo asgje as nuk kisha fol me dike pervec se me motren me familje dhe ne ndonje shoqe. Aq rende me erdh sa qe qajta shume dhe fort u theva. I thash si ke mujt keshtu me bo cka paske mendu qe kam qene une ? I kam qendru besnike dhe kurre se kam tradhtu a dicka. Edhe ne veshje shume filloj me xhelozu pastaj me shoqe filloj me ma ndalu me dal vec me te une me dal ama hajt e durova mos po ndryshon ky. Edhe ne fakultet me kishe percjell shume e une se kam dit. Krejt ja fala per hir te dashurise. Para nje muaji une hapa nje instagram pasi qe nuk kisha rrjete sociale dhe ma kishte thy instagramin dhe menxi e riktheva permes nje shoqe. Duke hi e duke dal aty pa e dit une hic. Pasi qe ishte fetar dhe i falte 5 kohe namaz i besojsha shume edhe u betu qe vec ka tentu me hi ama nuk ka mujt. Por une e zbulova qe kish hi dhe kish nejt bile krejt kohen duke me percjell. E kam blloku krejt dhe i thash qe une jam lodh nuk mundem me. Qysh me vazhdu jeten pa besim dhe me kontrroll gjithe jeten a. Jam lendu shume dhe jam zhgenjy pa mase pasi shume e kam dasht dhe nuk e di a do te mundem me i besu une tash dikujt. Pse femrat e drejta me pas kete fat pse? Kam vendos me i vazhdu ende studimet dhe me u punesu. Nuk kam besim ne askend me. Ju lutem ndonje mendim a kam vepru drejte apo kam gabu ? Pa ofendime ju lutem sepse jam shume keq dhe shume e lendune. Ju pershendes. Zoti ju ruajt te gjitheve!