fbpx
I dashuri im esht 20 vite me i ri se une,Ai esht nga Afrika e dua me shum se

I dashuri im esht 20 vite me i ri se une,Ai esht nga Afrika e dua me shum se…


I dashuri im esht 20 vite me i ri se une,Ai esht nga Afrika e dua me shum se…-Tung faqja ma e mira qe e lejon krejt shqiptarin mu shpreh kollaj e ma kollaj! Spo du kritika mirepo du opinione te sakta pa ofendime se kerkush sun hin ner lekuren tem me ma lexu zemren. Jom nje gru 52 vjeqare dhe mka vdek burri qe 15 vite prej kancerit tshkret. Jom mbet qe 15 vite fikall, fmija mkan dal krejt prej shtepis edhe une vendosa me marr nje hap qe me u njoftu me dikon online. Boll ke ma, marimangat ja nisen mu bo ahahahaha edhe pom keshet se diqysh po ndihna shume happy. Jetoj ne Amerike edhe jemi ketu qe shume vite edhe me mbet dikush 52 vjeqare single osht marre se e re jom hala, kom nevoj per LOVE. U regjistrova me nje faqe per me gjet dashuri sa ma leht sdi a u kon Tinder apo Date4U nuk jam e sigurt se nplot jom regjistru edhe qaty me erdh nje mesazh sipas profilit tim qe i kam pelqy dikujt. Kur e hapi mesazhin e shoh qe pom vjen nje kompliment prej nje tipit ne Afrike. Hhahaha mu keshke se une kurr me njo te zi sjom kan bile as qe mka shku mendja qe i kisha pelqy une najher atij edhe aty ja nisem me fol dita e dites. I ndrrum numrat, bisedat me ore ne telefon. Dhuratat me post, letrat e pafundshme ddhe aty rash ne dashuri me to mirepo i kisha DY probleme shume te mdhaja. Problemi numer njo ish qe aj ish 20 vjet ma i ri se une, edhe problemi dyt ish qe hala sishin pa kurr. Qysh u dashurova ndikon qe se kom pa kurr edhe plus osht ma i ri se djali jem. Une djalin e par e kom lind 18 vjeqare edhe e bojsha mend qe ky mas djalit tem ka lind kukuuuu sma pranojke truni kerqyshhhh besomni aaa. Nejsee tu mlut ai hajde ne Afrike se ti ki drejt, ti mundesh une smuj anej knej ma mbushi menen me shku mirepo krejt shoqet e mia pom thojn a je bo budallic aj tka veq per letra qysh tek ti je plak per to. Mu spo ma nin, une e du edhe pike. Shume po vuj qe jemi larg po do behem se bashkuu!! Une po bona xheloze qe po bon add femnat shume ma t’reja se une ne fb edhe po ju shkrun se ma ka jep pasin kishe me vertetu qe mdon edhe ska kurgjo me mshef prej meje po une ja kom pas mesazhet edhe e di qe i ka fshij do po spo ma nin se nese ska besim athere qka me bo ? Une nuk muj me jetu vitet tmija tfundit tjetes tu e rujt kerkon, du me pas fun edhe dashuri mes vetes. Kurgjo ma teperrr. Nejse, kur shkova ne Afrike dul mem marr ne ajroport edhe ma bajke non stop koke shume e trrash kom prit qe je ma e dobt edhe u bona nervoz thash hej a mdon ti mu a jo tha po zemer ama ktu nqytet temen krejt jon that kerkush sosht e trash ki me ra shume nsy auufff ma nike fort veq sa isha zhdryp prej ajroplanit mas sdi sa ore se kisha gajlen a po dokna trash a jo. Kur ja mora telefonin e pash nje foto nwallpaper nje vajze, edhe e veta kush osht kjo tha motra jem. Spo besoj qe eshte motra se kerkush se mban motren apo vllaun ne wallpaper se se kan zorrin diqysh you know po spo di. Krejt mka kundershtu edhe pse diferenc me rac po skam qa mi ba sepse e du shumeeee. Ama po du me ja dit qellimet e verteta, o vajzaa qysh i keni zbulu nese o ka trren frajeri se une jam plak spo i di metodat ndite sodit hahahaha tregomni hajt kiss flm histori te jetes per mbeshtetjen edhe prap ju shkruj nese kemi naj zhvillim.