s'ke aspak Burreri

Familja po i thojne Burrit “Ti s’ke aspak Burreri, nuk je i zoti te punosh vete por e lejon gruan te punoje”!

Familja po i thojne Burrit “Ti s’ke aspak Burreri, nuk je i zoti te punosh vete por e lejon gruan te punoje”! – Pershendetje anonim ju lutem. Dua edhe un te ju tregoj historin e jetes time. Jam 29 vjeqare dhe jam nene e nje djali dhe jam e ndare nga Burri te cilin e kam dashur shum por i cili me ka zhgenjyer shume. Jemi njohur gjate kohes kur une isha studente dhe kalonim per mrekulli se bashku, sillej shume mire me mua dhe duheshim shum, por pas marteses filloi te ndryshoje shume sepse edhe familja e tij i benin shum presion per qdo gje pasi ai nuk punonte kurse un po, dhe ata gjithe kohen i thoshin qe ti s’ke aspak burreri, nuk je i zoti te punosh vete por e lejon gruan te punoje. Pas lindjes se djalit obligimet na u shtuan edhe me shume dhe mendoj qe ai nuk mundi t’i perballoje presionit te familjes se tij e ne veqanti te babait te tij me kritika te vazhdueshme se edhe nuk punon edhe hargjon shum, dhe ne fakt ishte e vertete sepse ai hargjonte mjafte shume… Dhe keshtu sa her qe ai fillonte te flas burri im ikte nga shtepia dhe kthehej i dehur, kthehej vone e nganjehere ne mengjes. Ai kishte filluar edhe te luaje lojera fati dhe ishte futur ne shume borgje. Une beja maksimumin tim qe ta bind te mos luaje kurse ai qdo dite me premtonte qe nuk do te luaje me, por serish e bente. Une me rrogen qe kisha i jepja para qe ti paguaj borgjet qe te mos kuptoje babai i tij po aj serish i linte ne kazino dhe nuk i paguante borgjet. Pastaj filloi edhe te behet agresiv me te gjithe, por me se shunti zbrazej ne mua sepse e kishte me lehte, me arsyetimin se po e trajtoj si femije dhe po e mesoj ate se qfar te beje. Duke pare situaten mendova qe ndoshta eshte mire te ikim nga Kosova sepse kisha frike qe do te na ndodhe diqka per shkak te borgjeve te tij dhe burri im pranoi. Erdhem ne France dhe paraqitem nje kerkes azili. Muaji i pare ishte mire kurse serish vazhdoi te luaje kurse une me djalin shpesh here nuk kishim qfare te hame. Gjeti edhe shoqeri si veten dhe nuk e shihja me dite e me jave. Dhe kur ishte me neve rrinte si i huaj. Prej kur pati filluar te luaj me nuk me donte as mua as djalin dhe mendoj qe as veten nuk e donte por gjithe kohen ishte ne depresion. Per mua ishte shum e veshtire t’a jetoj jeten ne kete menyre dhe nje dit i thashe se dua te ndahem sepse nuk mundem me keshtu. Kurse ai u qmend dhe me rrahu shume keq dhe me tha qe pasi ti don keshtu le te jete keshtu.Te nesermen iku nga aty dhe as nuk u lajmerua 7 muaj dhe nuk kisha as idene se ku eshte. Deri kur policia e kishe kapur dhe e kishin futur ne burg dhe pastaj e kishin kthyer ne Kosove. Une tani jam rregulluar me dokumente ne France kurse ai kerkon serish te jete me mua. Madje edhe me kercenon qe nese nuk e marr ai do te lendoje dike nga familja ime. Thote se un me nuk kam asgje per te humbur prandaj e bej dhe nuk me dridhet dora. Edhe ashtu me mire e kam te shkoj ne burg me thote. Qfare te bej une?Megjithese eshte njeriu i pare ne jeten time dhe ndoshta i fundit sepse nuk mendoj te martohem serish por fatkeqesisht nuk mendoj qe mundem t’a kaloj gjithe jeten duke paguar borgje te tij. Gjithashtu frikesohem se nje dit edhe djali im mund te futet ne telashe per shkak te tij. Me falni se e zgjata por me besoni qe nuk jam futur ne detaje per tju shpjeguar te gjitha qe i kam perjetuar prej tij, por u mundova te shpjegoj ne pika sa me te shkurtera. Ju faleminderit per kohen tuaj per t’a lexuar, per keshillat por edhe per ofendimet qe ndoshta disa prej jush do t’i beni sepse lam lexuar mjaft histori ketu dhe e kam pare qe disa persona dine vetem te kritikojne, supozojne dhe paragjykojne mirepo une gezohem qe ata persona nuk jan sprovuar vete prandaj edhe nuk arrijne t’i kuptojne te tjeret qe jan sprovuar ne jete dhe shpresoj qe asnjehere te mos ju ndodhin gjera te keqija ne jete qe do t’i bejne t’i kuptojne njerezit me halle.