fbpx
e martuar

Familja nuk me lejon te jem me te vetem pse ka qen e martuar, Ajo me largoj na shtepia duke me thene se…!


Familja nuk me lejon te jem me te vetem pse ka qen e martuar, Ajo me largoj na shtepia duke me thene se…! – Përshendetje . Dua ta ndaj problemin tim me ju dhe qfar mendoni ju për veprat e mija dhe qfar më sugjeroni për të adhmen, se jam ka e vuaj në extremitet. Jam një djal 30 vjeq , jetoj në perëndim me familjart e mij, dmth babain nenen vellëzrit motrat dhe kunatën e fëmijet e vellaut në një banes të gjith. Unë punoj 100% që kur i bëra 17 vjet. Të gjitha rrogat babi i ka në dor të mijat të vllezërve, dhe aj i udhëheq, i kam besuar gjithmone për financa dhe nuk kam dyshuar kurr. E kuptova para një kohe qe kisha pasur kredit dhe borgj qe babi nuk i kishte paguar me rregull, ndersa ka para te mjaftuara por kjo është detaj i jetës time. Para 5 viteve njoftova rastësisht një femer ne rrjete sociale dhe isha unë aj qe insistova ta njoftoj, ndërsa ajo me tregoj që ne fillim të gjitha dhe nuk më majti msheft asgjë per kundër meje qe nuk isha shum korrekt me të. Ajo ishte e divorsuar dhe me femij dhe ishte 8 vite më e madhe se un. Me fjalit e para me tha që : qfar do prej meje je shum më i ri se un, dhe beqar. Por mua me hyri ne zemër vetem ne foto kur e pash e lere më kur e kuptova sa e drejt dhe sa e sinqert që ishte me shkr** të par. Ajo nuk më shkruante . Por un vazhdoja her pas here dhe doja ta bëja per vete dhe të me donte, i premtova që nuk jam rrugaq nuk jam njeri qe do të lëdoj por dua qe te bëj ti harrosh vuajtjet në te kaluaren qe mi tregoj të gjitha, dhe të gjithat ishin të vërteta se i verifikova. Pas disa muajve bised ne telefon vendosëm të takohemi. Më në fund pranoj , ishim të dy te dashuruar deri ne marrëzi. Kur e pash më beri një efekt tej e të këndshem. Ishte e but e dashur e bukur I kishte të gjitha që un dëshiroja. Ja filluam ngadale lidhes ton, kishte shumë durim me mua , ajo ishte e pjekur dhe nënë përgjegjse familjare. Ajo i tregoj familjes te saj dhe un i thash ta bëj kët, ndërsa un që nga fillimi i gënjeja familjarët e mi qe dilja per gjdo natë me shokët e mi. Nuk i tregova familjarve nga që e dija reagimin e tyre automatikisht. Ajo bëri te gjitha u sjell si grua nuk më mungoj respekt në asnjë mënyr , un fleja te ajo deri ne 5 të mëngjezit dhe e obligoja qe të më qonte në pun në shtepi e kudo që un kisha nevoj . Ishte taman gruaja ime që e mshifja nga të gjithë. Pas një viti më tha ; pse nuk jetojm bashk e te bëjm kët dashuri oficiale, nuk dua as dasëm as dukat asgjë , vetëm dua që të jem taman burr e grua të moralshëm dhe te krijojm një familje siq i ka hije njeriut. Un nuk bëja asgje , gjithmon me pretekste qe ajo e kuptonte qe diqka nuk është në rregull. Familja e saj më pranuan me shumë vështersi, sepse edhe ata kishin frig që jam më i ri dhe mundem vetëm ta keqperdori vajzen e tyre dhe nipat . Un i njoftova të gjith, fleja haja pija rrija sikur në shtepin time por pa kontribu asgjë aty. Kurr asaj nje dinar nuk ja dhash edhe pse kishte nevoj . As nuk me kerkonte kurr para nga un dhe edinte që babi i ka te hollat e mija dhe gjithmon kerkonte llogari ku po i hargjoj . Ajo u acarua se kuptoj që familja ime nuk e kan iden qe egziston ajo në jeten time dhe që e maja msheft kët bashkjetes. Ajo më ofendoj dhe më tha gjithqka rreth familjes time që qfar prind ke qe nuk ju intereson ku fle ti qe 2 vite ku han buk që 2 vite me kë je . Ajo u prek shumë filloj te ndryshoj të dyshoj , edhe pse e kishte me të drejt mos besimin . Kerkoj qe ta njoftoj familjen time sa më shpejt se nuk e duronte iden që tjeret ta përqeshnin si jaraneshen time te mshefur. Andaj edhe familja saj filluan të më thojn qe duhet patjetr të bisedosh me prinderit e tu se diqka nuk është ne rregull, ndaj ata pritnin një kontakt nga prindërit e mi që të njiftohen si miq. Por un nuk i kisha tregu asnji njeriu për dashurik time. Morra guximin dhe ju tregova. Desh më lenduën, me than do të naj merr ftyren, ti sje per grua te ndame, ajo me e vjeter marrja zotit , kënd e ki pa qe merr gru të dame , ti meriton nji 18 vjeqare, ajo të mashtron ajo ka interes në ty. Mua më dhimte shpirti qfar thonin ata. Ajo ka nënshtesi këtu ku jetojm nuk ka interes letrash , edhe un i kam letrar nuk kam interes në të , ajo më majti më lajti më dha me ngrën më shetiti më qoj në pun nuk më mungoj asgje nga ana e saj, e keta e pershkruanin sikurse të ishte më e keqja e botes. E un e njoh me mire se askush tjetër e nuk i përngjan asaj që ata pretendojn e as nuk e njohin dhe nuk dojn ta njohin. E kam shtyer kështu me vite dhe u bën 5 vjet durim nga ana e saj . Un gjithmon me pretekstin nuk dojn familja ime që te jem bashkë. Ja teprova me këtë arsyetim dhe ju bë boll . E pruna punën tme thot ateher ose un ose ata. Me tha dua te bej nje femij për ty që te bëj babë por sikur po shifet nuk je aq i pjekun per bab e burr po vetëm deshiron të jesh JARANI im, me tha me lot ne sy . Qajti dhe bërtiste e me shajti se e kuptoj qe gjithmon te njejtat argumentime ja ipsha si arsye pse smundem te jem qift taman. Ajo me qiti jasht nga shtëpija dhe më tha ; nga fillimi te kam tregu qe nuk dua jaran perse ma more ftyren mu femijve te mi e famimjes time. Edin rrugen per ne shtepin tënde dhe mos te shof më kurr, edhe pse te du nuk toleroj të më perqeshin njerzit qe nuk i intereson ku po i shkon femiju vet me vite por vetem rroga jote i intereson , pasi qe nuk pranojn perse te len te vish tek un ne shtepin time. Dhe më përzuri me qiti jasht . Po vuaj shum se edua shum e spo mundem jetën ta imagjinoj pa të. Besomni që të gjith meshkujt dot të donin ta kenin nje grua si ajo. Si tja bëj që ta kthej , si tja bëj me babin qe aj nuk don asesi te pranoj ket dashuri. Ose ta përfundoj jetën se pa të vetëm lotoj mërzitem më duket se e kam lenduur me gënjeshtrat e mija me bodesin time e kam lendu shum e nuk e majta fjalen qe ja dhash në fillim po i bëra mllef e mërzi edhe më shum. E dua marrezisht dhe perdit e më shumë e doja . Kam ndëgju burrat që thonin gruja te bëhet bajat pas një viti, mua mu shtua dashurija për të gjdo dit e më shumë , smud të jetoj pa gruan time , me mungon e qeshura e saj e hecura e saj nervoza saj mrrollat e sajna me mungon gjithqka e saj . Qfar te bëj ju lutem me ndihmoni me kshilloni.