fbpx
je qoban

Familja i thot t’fejumit tem “Ti je qoban”, thot populli “Me mire i pari i katundit se i fundit ne qytet”!


Familja i thot t’fejumit tem “Ti je qoban”, thot populli “Me mire i pari i katundit se i fundit ne qytet”! – Pershendetje! Jam nje vajze 30 vjecare! Kam mbarua studimet post diplomike ne universitetin e Prishtines per Pedagogji Sociale! Momentalisht punoi ne nje market (Viva Fresh) sepse nuk kam lidhje te hy ne profesionin tim! Desha të tregoj edhe une nje histori familjare si te gjithe te tjeret! Rrjedh nga nje familje e arsimuar (nga te dy prinderit)! Po me kalimin e kohes e mora vesh qe arsimi universitar nuk ta jep kulturen Por ate merr nga familja! Isha ne lidhje me nje djale nga peja per 5 vite me radhe! U njohem familjarisht! Erdhi koha te fejohem me te, por kisha probleme me motrat dhe vellaun se ai eshte katundar, mentaliteti yne me ate familje nuk eshte si duhet! Jemi 4 femije te gjithe me fakultet (krahas shkolles qe e perfunduam ishim edhe ne shkolle te muzikes)! Dua te them se prinderit na kane plotesua te gjitheve qefjin! Cdo vit kemi shkua ne pushime para dhe pas luftes ne Kosove! Nese t’i matohesh me te, urgjentisht ndahu prej nesh! Kaluam edhe disa kohe bashke dhe erdh momenti dhe u ndame sepse dy motrat dhe vellau me bene presion fizik dhe psiqik! Edhe pse familja e atij djalit ishin te ngritur po vetem pse ishin nga nje fshat i pejes nuk me lejuan te martohem me te! Sot e paradite, edhe pse punoi vet 240 eu e kam pagen) as nuk pi cigare as alkool, familja don me me hanger pa pjekur! Nuk muj me dal as kafe me pi se dyshojne mos e kam gjete dike! Edhe sa here dal prej punes, mbi 100 here therrasin ne telefon dhe thone eja ne shpi se je vonua! Motrat dhe vellau jane te shkolluar (2 juriste dhe nje gjeodet) e kane kry ne Shqiperi fakultetin e punojne ne poste qeveritare! Kur u kam thane me gjeni dhe mua nje pune, me thone le ta gjej ish i fejuari yt se ske pune me ne! Cdo here e kane thirre ne telefon ish te fejuarin tim duke i thane qe t’i je qoban, dhe ne fund ky ia kishte kthyer nese une jam qoban asnje dele nuk me ka humb! Tek ne shqiptaret ende eshte ndjenja e te jetuarit per fqinjet dhe per te tjeret! Por une nga kjo histori kam mesuar te jetoi vec per vete! Edhe pse e kam pagen e vogel 100 eu i le ne shtepi per nevoja familjare. Po te kem mundesine te ike jashte ketij vendi nuk kthehem me ketu! Jetoi me fytyre te paster dhe me ndere pa i ba keq askujt! Per hir te prinderve e mbylle gojen dhe punoi! Kam provua te jetoi me qera me nje vajze nga puna, nuk me lane rehat motrat duke thane ti je pro****** dhe e pavlere! Si duket ne secilen familje ku qendron i drejti, plas Kiameti! Andaj ju sygjeroi qe mos te jeni pre e askujt! Populli thote me mire i pari i katundit se i fundit ne qytet! Mos te quditemi, ato familje qe mendojne dhe ia japin vetes larte, krenaria e tyre bie nje dite ne toke! Falemnderit.