fbpx
Diten e pervjetori

Diten e pervjetorit i fejuar vjen i pire ne shpi, kishte mar parate e prinderve te vet!


Diten e pervjetorit i fejuar vjen i pire ne shpi, kishte mar parate e prinderve te vet! – Pershendetje! Historia ime eshte historia tipike e nje vajze shqiptare qe perpiqet shume t’ia dali dhe mundohet perdite e pafund. Une jam ende 26 vjec, jam avokate dhe vazhdoj shkolle tjeter qe te jem e formuar dhe te mos kem asgje manget. Te gjitha keto per veten time, jeta eshte e gjate dhe duhet te punoj per te ardhmen. Edhe une e kam pasur nje zhgenjim… u fejova me dashuri, me nje djale qe ne pamje dhe ne dukje ishte perfekt dhe supozohej se vinte nga nje familje e mire, por jo! Ishte nje djal qe me maltretonte, i alkoolizuar, nuk punonte dhe e mbante familja. Une keto nuk i dija dhe i mora vesh kur nisa te shkoja tek shtepia e tij. Familja e tij ishte pa rregulla, pa baza, njerez qe vetem bertisnin, nuk kishin respekt per askend dhe benin thashetheme. Kur shihnin qe une punoja dhe shkoja dhe ne shkolle qeshnin dhe talleshin, se femijet e tyre nuk i benin, megjithate une u ruaja respekt dhe nuk thoja asgje. Nje dite vjehrra me thote, kur te besh femije kemi per t’i mbajtur ne, nuk ka per ti lene njeri ty. Diten e pervjetorit i fejuar vjen i pire dhe i merreshin kembet, e neveritshme. Merte ne shtepine e tij parate e prinderve pa dijen. Nje dite, i fejuari me shkruan mesazh dhe une ia kthej pas 10 minutash pergjigjen sepse isha ne pune dhe nuk e kisha pare. Kjo beri qe pergjigjia e tij te ishte: pse u vonove kaq shume? Shko shkruaji atij qe ke qejf. Kjo ishte e pabesueshme. E kisha duruar per maltretimet qe me bente dhe nervat e tij per nje vit dhe po me akuzonte mua. E lash qe ate dite, duke ia thene ne sy qe nuk doja t’ia shikoja me bojen. Familja ime me mbeshteti shume dhe ajo histori nuk permendet me ne shtepine tone. Une sot vazhdoj si me pare, por e lumtur, shume e lumtur. Kjo histori me ka bere te mos i besoj meshkujve dhe te jem skeptike, por e forte. Te gjitha vajzat qe kane probleme te tilla, mos bini pre e burrave qe nuk ju meritojne, jini te forta, meritoni me shume. Dashuria te ben te lumtur, nuk te le shenja!