fbpx
2 motrat e Burrit

E di qe 2 motrat e Burrit jan pjes e ksaj faqeje, si mundeni me lepi ate qe e keni peshtyer, Burri m’thot…


E di qe 2 motrat e Burrit jan pjes e ksaj faqeje, si mundeni me lepi ate qe e keni peshtyer, Burri m’thot… – Pershendetje te nderuar! Desha te rrufej historin time dhe mendoj se do te mar disa keshilla nga personat me eksperienc dhe dinjitoz. Se pari dua tju tregoj pak a shum personalitetin time. Une jam 31 vjec e lindur dhe rritur ne perendim. Kam mbaruar 2 fakultet ketu, gjithsesi shqipen e flas shum bukur dhe paster por per te shkruar ndoshta nuk do te jet ekzakt siq e flas por gjithsesi ju kerkoj ndjes, nejse gjat periudhes se vajzeris kam qen nje vajz jo qe dua te mburrem por shpresoj qe dy vajzat e mia qe kam te behen si une dhe ashtu siq ishin prinderit e mi krenare me mua dua te jam dhe une. Jam e vetmi femi ne familjen time, Isha nje vajz e urt e sjellshme per kuzhin per pasterti dhe mendoj edhe bukurin e kam patur deri sa jam zgjedhur missi i matures se gjymnazit. Dua te them qe isha me nje autoritet te lart dhe qdo njeri qe me njifte apo kishi degjuar per mua donin disi te jam pjes e familjes se tyre. Ne dy fjal kam patur shum oferta per martes e shum paraqitje ne shkoll nga persona te ndryshme te huaj e shqiptar. Por nga qe isha bindur qe familja ime dua te jan krenar me mua une doja vetem shkoll pun dhe shtepi. Merja burse me radh ne qdo vit saqe i ndihmoja prinderve shum. Nejse kur mbusha 20 vjet takova personin e endrrave te mia nje djal jo vetem qe ishte i bukur por ashtu siq e doja, shqiptar, puntor jo qe pinte jo cigare e as gjera tjera. I mori 1 vit te me bindej mua te dilnim per nje kafe, natyrisht dola me lejen e prinderve dhe qe ate dit me nuk u ndam. Ky person asht i vetmi qe kam patur ne jeten time dhe lus zotin qe te plakemi bashk. Jam shum shum me fat per ket njeri asht shum i kuptuar i dashur dy vajzat dhe mua na mban si princesha nuk na mungon as edhe nje gje. I kemi me biznese faliminderoj zoti me shtepia me makina, edhe pse keto nuk jan as edhe nje gje para shendetit. Vetem thjesht dua tju tregoj qe ta kuptoni qe une jam e plotsura dhe Faliminderimet i takojn vetem perendis amin. Tani meqe lexuat nje stori kaq te bukur ja do ta vazhdoj edhe pjesen e erret te ksaj hisorie. Pjesa tjeter fillon qe kur u martova, dhe kjo histori ska as pak te bej me bashkshortin tim por me familjen e burrit. Burri im ka 3 vellezer dhe dy motra dhe dy motrat e burrit tim jan Pjes e ksaj faqeje jam shum e bindur qe do ta kuptojn qe jam une, kam deshiruar shum her ta shkruaj ket histori dhe para se ta dergoja e fshija. Por sod as qe me behet von e kam ber zemren guri dhe ndoshta do me kuptojn edhe ato me mir. Kur u martuam kunatat dhe kunetrit ishin pa martuar dhe aq shum i respektoja i doja sikur te isha lindur aty dhe me donin. Por tani pys veten mos vall nuk me kan dashur as edhe nje here dhe thjesht e kan ber per te me perdorur. Une isha pa mendime te kqija, te gjith prisnin nga duart e mia. “O si gatuan ti ne nuk dim” e une fluturoja rrija ter diten duke lar shperlar e duke ber buk, nena me biat e saj venin kembet mbi tavolin dhe ter diten shikonin filma, une isha dhe shtatzen mu fryenin kembet ter diten ne kemb, kur vinin burrat nga puna une lodhsha se kisha ter diten dhe kto u ngriheshin u benin ne sy te burrit sikur sme linin asgje te prekja, me thonin ulu se je e ngarkuar mos rri ne kemb kur ter diten nuk me pyeste njeri. Me nje fjal mua me gjenin ul dhe ato te gjitha sikur po benin gjera ne kuzhin kur une i kisha mbaruar te gjitha. Gjithsesi as edhe nje here si kam then burrit nje gje te till por pas shum viteve me tha a mendon se nuk i njof une familjen time une e di qdo gje qe te kan ber. Ka shum e shum gjera te tjera por me duhet liber te shkruaj. Kunetrit e mi kan shum respekt per mua dhe i dua si vellezrit e mi por tani qe kur u martuan edhe pse u lidha shum me nuset e tyre dhe qfardo qe ju asht nevoitur une ju kam ndihmuar. Ato erdhen nga vendlindja ne perendim dhe nuk dinin as gjuh dhe une i qoja ne dr kur kishin me lind per perkthime ne qdo vend qdo njeri qe asht jasht shtetit e kupton se sa koha e puna miret per ata qe vin. Por nje gje nuk po arrij te kuptoj qe nuk flasin tani me mua ka vite edhe pse as edhe nje here nuk kam ber fjal me ndonjeren. Te gjith me thoj qe ato me gjelozojn mua, por pse qdo njeri ka fatin e vet une kur shikoj njerz qe jan te ngritur per zotin qe me behet qefi. Edhe nje desha me cek para se ta mbyll, ku do qe shkojn flasin keq per mua dhe kur i mar te bisedoj me to per at qeshtje me thon waa po si do flas une per ty qjan keto fjal. Me bejn ti bi pishman edhe pse te gjith ata njerez me kan then kur te duash me thirr dhe mua e do tjua them ne fetyr por une jam tip qe nuk dua te fus njerez ne sherr. Edhe tjetra qe me te gjith ata qe i kan shar e nuk kan len gje pa then jan qdo dit bashk. Nuk po kuptoj si munden njerzit te lepiejn ate qe e ka peshtyer. Si thuani si te veproj mos valla kam une faj dhe nuk po arrij ta kuptoj, edhe pse burrit i them qdo her mos jam diku gabim me thuaj. Por ai qdo her me thot po gabimi yt asht qe nuk genjen nuk i shan. Se kur i ben keto gjera njerzit te duan me shum se tani ne keto dit te veshtira njeriu i mir vuan. Edhe une them po te jet ashtu ska gje me mir keshtu siq jam dhe mos te behem me dy fetyra. Normal anonim si te gjith te tjeret. Faliminderit!