fbpx
U kry lidhja jone

Dola me te me i thon “U kry lidhja jone”, por smujta me i thon se kur jom me to nihna teper mire!


Dola me te me i thon “U kry lidhja jone”, por smujta me i thon se kur jom me to nihna teper mire! – Pershendetje, faqja e mira cila po na e mundeson me u shfry emocionalisht. Tu lexu histori te ndryshme u inspirova edhe un me trajtu historine time. Jom ne lidhje me ni djale jemi njoftu ne rrjetet sociale. Ne jemi tu kalu mire momentalisht. Un nuk jom tip materialist jom shpirtnor shume e sinqert edhe e praktikoj namazin. Ajo qka mka bo pershtypje te aj u kon qe ai falet edhe pse jo domosdoshmerit munet me kan i mire sepse ka shume raste qe e perdorin Zotin ne menyre me manipulu me njerzit. Ai thot se qendron mire ekonomikisht vazhdimisht e thekson qe e kom kto ato. Mka thon edhe me kry mardhanje ton kohen diskuton per mardhanje ma komenton trupin bukurin arsyeja osht qe nuk po me duket qe osht serioz se ni njeri qe te don pernime duhet me te meritu shume per me arrit deri ne at pik. Kom pyt dikon qe a osht e vertet qe qendron mire ekonomikisht mka thon qe nuk osht qe ka pasuri qysh t ka thane, un nuk e gjykoj aspak per kit pjes se nuk osht bazike per mu po ne qoft se mka genjy per kit sen m genjen edhe per gjana tjera. Keshtu qe tash nuk po di si me vepru a me vazhdu komunikimin me ta ajo. I thash qe nuk po du me vazhdu me ty se nuk po nihna mire thojke nuk heki dor prej teje se e di qfar femre me vlera je kur u takum t nesermen ton kohen tu me perqafu, per at arsye edhe u takova thash te sqarohna perfundimisht po kur jom me to nihna teper mire. Per mardhanje mka than qe te pres se nuk po du me te hup veq per kit arsye femrat i percjell vazhdimisht po jon do elemente qe po me bojn me dyshu e mu terhek prej tij. Ne fillim bisedojshum shume shpesh edhe me thirrke vazhdimisht a tash shume rrall bisedojm me pretekstin se osht teper i ngarkum me pune edhe pse une munohna me e kuptu mos me i kriju presion. As nuk me pyt per gjerat qe me pelqejn qe nuk me pelqejn qysh me njoft njani tjetrin ma shume Ton kohen me kerkon foto me komenton per pamjen je teper e bukur blla blla, une e kuptoj qe meshkujt pergjithsisht jan vizuel ama pse qendron fokusi vetem ne pamjen e jashtme. Nuk po e di qysh me e vertetu se sa reale jon ndjenjat qe i ka per mu edhe per pasurin qe “posedon” un jom femer shume e pavarun me nivel akademik e bukur thot nuk du me hup ksi rasti i ki krejt te mirat po me bon me u ndi teper mir po me qetson qka me kshilloni me vepru? Faleminderit per kohen, ju deshiroj veq shendet dhe mbaresi ne jete. Anonimja.