fbpx

Djali im me ka gjete pas 25 vitev,jam ne dilem a me pranu,e pata len te nje familje e huaj e cila…


Djali im me ka gjete pas 25 vitev,jam ne dilem a me pranu,e pata len te nje familje e huaj e cila…-Pershendetje Histori Te Jetes. Nese kam mundesi te shkruj historin tem qe te ndaj me gjith lexuesit sepse e kam nje histori shume te ndjeshme, shume te prekshme dhe shume tragjike. E di qe ka shume njerez qe kan mem gjyku dhe me thojn gjdo sen e ka nje qare po me besoni qe kanihere jeta te sprovon me do gjana aq te ashpera sa qe nuk je e zoja qe te perballosh nje situat kaq te zorrshem edhe kaq te pa lakmushme. Du me ja fillu me tregu se gjdo veper qe e kom bo, e kom bo me ni zemer te pastert edhe kurr skom pas mendime te keqija apo mendim te shkaterrume qe tia ngulfati jeten e dikujt tjeter nga problemet e mija. Tia filloj pra me ju kallzu se kush jam edhe qka o puna jeme qe mka ardh puna me ju shkru juve si faqe qe me gjet qetsi ne shpirt temin. Jom nje gru 40 vjeqare edhe jetoj ne Kosove. Jetoj veq vet edhe nuk jam ne kontakt me as nje person te familjes tem shkaku qe kom bo disa gabime kur jom kon e re qe sot un e vuaj hala denimin e tyre. Punoj si pastruse ne bank dhe sjom e martume as kurgjo momentalisht edhe pse jom kon dikur. Kur i kom pas 14 vjet si gjdo qike e re e kom pas nje simpati nje djal qe me ka pelqy shume, se di a muj mi thon dashuri e vertet sepse isha shume e re dhe dashuria e vertet nuk eshte kur i ki 14/15 vjeq po megjthate e kam jep shpirtin mas tij. E kam humb edhe virgjerin me te edhe gjithqka jam mundu mi fal atij veq qe mem desht edhe aj mu. Mas nje kohe qe ishim ne lidhje e kuptova qe isha mbet shtatzan edhe nuk e disha qysh me vepru. Familjen e kisha te ktyne hershit qysh thojm na kosovart edhe normalisht qe sma kishin pranu kit bebe kurr pa u martu edhe aty vendosa mi tregu nanes qe po du mu martu sepse jom mbet shtatzan. Kur u martova i kisha vetem 15 vjeqe edhe isha 8 muj shtatzan, barku i madh krejt e dijshin arsyjen pse mu desht mu martu aq e re. E linda nje djal si drita, si pellumb si gjithqka te mire qe shendrit dhe ja lash nje emer me kuptim qe te shkelqen sepse nuk du me publiku po e ka nje emer shume te bukur edhe aty u bona nane. Viti pare ka qene shume e veshtir per mu si nane sepse burri sum dojke, i mbeta ne dore edhe pse une e dojsha pa mas. Ai me tradhtojke, e kapke djalin e gjujke nuk u interesojke per neve me ka shkaktu aq shume dhimbje ne shpirt sa qe vendosa mu nda edhe mu kthy te baba me djalin. Kur u ktheva te baba tha kopilin e len te baba i vet edhe tani kthehesh, nuk ma pranun sepse mentaliteti ish qashtu qe nuk bon me rrit fmin e huj nshpin tone. Nuk e di a ka njeri nkit bote qe ka perjetu ksi lloj dhimbje, hek prej burrit hek prej babes o zot i madh nuk e di qysh mujta me arrit me pru veten nkit gjendje. Vendosa me gjet nje shtepi te vogel edhe aty me ndihmuan nje qift ama skishin as ata tshkretit qka mem bo. Buk me jepshin po dimri ftoft mu smujke djali shpesh edhe skisha aftesi boll per mu kujdes per nji bebe kur isha kaq e re edhe vendosa me ja fal djalin ni familje qe e disha qe skan fmije sepse e disha qe e la ne durt e sigurta. Aty djali jem e kish nxet e kish qka me hanger qka me pi. Momenti ma i veshtire per mu u kan me dorezu njerzve te huj per mu per me ja siguru ni te ardhmen evladit tem, cop e shpirtit tem per me mbijetu sepse e disha qe une skisha mujt me rujt. Kan kalu shume shume vjet edhe per gjdo sen e kom percjell djalin tem nga larg. Ai mu sum njeh, as familja qe e kam lan para deres tyne nuk e din se kush jom kshtu qe e kom pas ni perparsi qe kom mujt ditet e para ne shkoll me percjell, me kqyr kur kthehet prej shkolles, me kqyr kur del prej shpis tvet me percjell shkurt e shqip gjat gjith jetes. Shume here me ka shku ndermen me shku edhe me perqaf mi thon o djali jem o sheqeri i nanes edhe me i mar ere at aromen e mire qe e ka pas edhe me afru ngat vetes mi kerku falje po nuk kom forc. Kom edhe tut se mos pom refuzon e mthot mke lan po nuk e kom lan prej qefit se as ni nane qe ka sado pak ndjenja nuk kish mujt me bo qita qe e kom bo une . Une e kom bo kit gjest per me jetu djali jem se nese e kisha rrit une moti ish harru edhe skisha pas as fuqi mi kallzu familjes tem se ku osht djali. Masi e kom dorezu te ajo familje, u ktheva te baba po as qathere sum deshti tha na ke marr ftyren, faqen e zez naj ke qit spo tvjen marre hup prej deres tem ski ven ktu mo edhe ja nisa me punu qishtu kapak qka mujsha po femije bre femijee apet se apet. Dalsha lypsha pare ku mujsha u mundojsha mu afru me ju fol njerzve nrruge me lyp ndihme po ish e pa mundur sepse shqiptart e kan zemren akull edhe krejt menojn hajt se koka e smut hajt se kumedit qka ka bo ama une perpos qe e kom dashuru dikon kurgjo tjeter. E kom lind nje djal qe sot shpirtin ma keput qe skom mujt me percjell dhamin e par ose dita e par tshkolles tmesme apo kur u feju me u njoftu me nusen apo me percjell kur u martu. Osht shume veshtire per mu si nane mi perballu kto sene veq njeri qe e ka provu vet e din po qe me ma kput komplet shpirtin krejt osht momenti kur me ka ardh ne dere. Nuk e di as vet qysh e ka kuptu qe jom nana e tij, nuk e di as qysh ma gjeti banesen po erdh te dera edhe me tha e di qe je nana jem. Une ne at moment nuk maj mend kurgjo, me ra tfiket edhe i thash vetes o zot ndihmom se jo sosht e mundur kjo, duhet me kan anderr. Kur u qova ish ul djali me nuse tvet afer meje u mundojshin mem kfjell edhe u qova edhe i tregova krejt qka kisha ne zemer. Reagimi tij ske as nervoz as gzim, ke i pit diqysh edhe nuk e di as vet se qysh e mora forcen. Mu paraqit djali mas 25 vite paramendo sa e veshtir o kjo pune. I thash vetes o Zot qoma forcen qe te gjej qetsi nshpirt temin se prej se jom lind kurr sjom kan ma keq se sot. Spo di qka me bo, spo di qka me vepru tasht. A me provu me kontaktu hala me to? A me qit me lan keejt tasht qe ka bo jete tveten? Ai sem ka thon kurgjo po une sdi qka me vepru tash e tutje. Mfal qe e zgjata pak ama skisha qare pa ju kallzu. Flm shume