fbpx

Jam e obliguar te rri me burrin vetem per pare, familja ime keshtu po deshiron,kam pasur endrra te tjera dhe…


Jam e obliguar te rri me burrin vetem per pare, familja ime keshtu po deshiron,kam pasur endrra te tjera dhe…-Mirmramaa te gjitheve.O Zot se di ku tia filloj me kit dhimbjen tem, shpirti don me mu coptu edhe nuk e di si te perballoj ton kete ankth qe mua me ben te ndjehem sikur te jam e pa familje. Qka te bejsh kur familja jote te detyron te besh diqka qe ti sderishon te besh vetem qe ata te kene nje jete me te mire? A je e detyrume tia plotsoj qejfin pasi qe te kan rrit apo jo? A ke drejt te ankohesh dhe ti kundershtojsh per nje vendim aq i madh apo jo. Dua te filloj kete histori nga e para qe te kuptoni krejt situaten time dhe familjes dhe pse kemi arrit ne kete pike ku jemi ne sot. Une jam nje vajze 20 vjeqare dhe gjat gjith jetes time une nuk e kam ditur se qfar eshte “lluksi” apo nje standard te jetes me prestigjoze sepse kemi qene femije shume dhe kushtet nuk ishin aq te mire. Financat ishin te dobeta sepse me nje rrog te babait ne u mundojshem qe ta ndaj ate ne 10 goja por e di qe ka pas edhe raste ku mami e ka lan veten keq per neve qe ne te hanim me shume po ajo gjithmone ka fjetur pa u ngope. Une isha e vogla nga femijet dhe te gjith motra e vllaznit u martuan krijuan familje por as njeri nuk e kishte ndermend qe ta ndihmoj familjen ton me financa sepse edhe ato te shkreta ishin martu me dashuri ne vende te varfera. Une e kam endrru nje jete te mire me nje shpi te mire apo nje makine te mire po ajo vetem behet nese isha dashuruar ne nje djal qe ka para te shtepia. Kur i mbusha 19 vjece babi me afroi dhe tha shiko ktu bije ti je e vogla dhe te gjith syt i kemi ne ty, vllaznia dhe motrat e tuaja nuk e kan ndermend qe ta na zgjat doren te na ndihmoj une plak i shkreti skam munsi me bo asgje skam asgje qe te mbijetoj kshtu qe ma mire eshte qe une te fejoj me nje djal te shefit tim dhe ti do te na ndihmosh me pare . Oooo shpirti me dhemb kur te mendoj, une nuk e du at njeri aspak dhe madje eshte 15 vite para meje. Ja ktheva babit i thash “o babi une nuk e dua ate dhe sdua te fejohem me dike qe se dua vetem per para”. Aty u nervozua babi dhe ma dha nje me dore aq te fort sa qe ujin e syrit ma hoqi. Si te jetoj une keshtu? Si ta ndaj shtratin me dike qe se dua kur motrat e mija e kan pas lirin qe ta gjej dike vet po se kan gjet dike me te pasur se ne. Pse jam une ajo viktima qe me forc e me mashtrime me duhet me vazhdu jeten veq per hater te prinderve te mij? Pas nje kohe me fejuan dhe me benin nje fejes perallore po une sjam e lumtur. Gjdo dite mendoj si te iki por sa here shkoj ne vizit tek prinderit ata me thojn hee qfar na ke pru? Dmth pare apo jo? Sa i pa shpirt eshte babi im nganjehere. Si nuk e mendon pak gjendjen time shpirterore nje here ne jete por mendon vetem se a ka pare mi sjell. O Zot i madh nuk e di as vet si e kam sjell vetem ne kete gjendje te ult depresive. Nuk e di si te vazhdoj te jetoj me nje unaz ne gisht nga dikush qe se dua aspak, nga dikush qe gjakun ma ngrin sa here e shikoj sepse nuk mund te duroj as nje fjal te tij te “embel” sepse nuk ndjehem une reciproke. Une e kisha enderr qe te mbaroj shkollen e lart edhe ta gjej nje doktor apo nje stomatolog apo siq e kam pas une deshiren qe te jem dhe jo te shes veten dhe jeten time qe tia siguroj prinderve te mij nje jete me gjera lluksoze. Meqe ra edhe fjala, vellai im ashtu pret nga une qe ti ndihmoi sepse i shkreti nuk gjen pune. O jam e keputur dhe e lodhur ne nje mosh aq te re sa qe me duket se skam arsyje qe te jetoj me shume. Me duket se skam arsyje qe ta vazhdoj ta ndjek as nje enderr timen pa u nda nga ky sepse dashuria me forc nuk shkon!!!!!! Nje deshire e kam qe te jem e pamvarur dhe te jem dikushi per vete por nuk guxoj as qe ta hapi kete teme para babit. Mami e din shume mire se qfar jam duke vuajtur por e shkreta ska qka me ben? Nuk ka perkrahje nga babi dhe e din se gjdo fjal qe do ta flisja kunder vendimit babit eshte e kot… nuk e di si te shpetoj nga kjo situate dhe te jetoj e qete. Me 2 shkurt i kam mbush 20 vjet dhe ah me mire mos te kisha pritur dhe kete vit ne kete gjendje. Me mire mos tisha gjalle ndonjehere them se sa te jem ne kete pozit ku ndjehem e obliguar qe te dorezohem burrit per pare qe prap se prap nuk qendrojn ne kuleten time por te babit. Per nje vite afersisht kam arrit qe tia jap babit 5-6 mij euro dhe ato nuk jan pak pare qe te mos mund qendroj do vite i ndare nga ky qe ta gjej une fatin e jetes time. Tlutem me ndihmoni, qfar kishit be ju? Nuk kam se ku te shkoj nese iki apo nuk kam perkrahjen e askujt? Si ja kishit bere ne pozitem time? Me sygjeroni te lutem. Falimenderit dhe dua te mbes anonime.