fbpx
Jam i martuar

Diten e pare m’tha “Jam i martuar e i kam 2 fmi, por du te martohem prap se Gruja po ma maltreton Nanen”!


Diten e pare m’tha “Jam i martuar e i kam 2 fmi, por du te martohem prap se Gruja po ma maltreton Nanen”! – Pershendetje te gjitheve. Po shkruaj nga fb i nje shoqes postoni anonim ju lutem. Dua te ndaj me ju nje histori sepse jam shume keq. Jam nje vajze 26 vjec dhe para 3 viteve e njoha nje mashkull me te cilin u dashuruam ne shikim te pare. Ishte 10 vite me i madh se une dhe qysh diten e pare me tregoj qe ishte e martuar dhe kishte dy femije. Aq keq u ndjeva sa qe shume here i thoja mos me pengo sepse nuk mundemi me pas asgje bashke. Mu lut qe te dal me te e te ma tregonte historine e tij. Ai ishte qe 8 vite i martuar me ate grua mirepo kishte shume telashe me te dhe ishte i interesuar qe te martohej prap sepse me vite e tere familja e tij kishin telashe me gruan e tij sa qe edhe nenen ia kishte maltretuar ne shtepi. Por une fillova edhe me i pyt disa te aferm per familjen e tij dhe e kuptova qe ishte e vertete nga ajo cka me kishte thene. Vazhduam kontaktin dhe filluam te shiheshim me shpesh dhe une u dashurova shume ne te aq shume u pershtatem sa qe nuk e mendoja me te kaluaren e tij. Une isha ne studime afer perfundimit te tyre dhe isha shume e zoja ne studime dhe me perkrahte shume. Afer shume muajve ai u nda me te dhe une i thash qe nese ai nuk i merr femijet do ti marr une dhe pasi te kam pranu keshtu para zotit e kam obligim edhe ata me i kqyr e me i dasht po ashtu edhe nena e tij me pa e te gjitheve ju pelqeva. Familjen time ende nuk i kisha treguar pasi qe prisja ti kryej studimet. Familja e tij e dinin te gjithe dhe fillova edhe ne shtepi te shkoj te rri e te i ndihmoj per femije e po ashtu edhe ne pune te shtepise plus me studime nuk e kisha lehte por shume e doja dhe vendosa me sakrifiku gjithcka per te edhe nese familja nuk me kishte leju prap isha e vendosur. Une nuk kisha qene asnjehere e fejuar dhe as e martuar por e doja. Kisha oferta shume dhe te gjithe i refuzoja per te. Por ky me zhgenjeu shume filloj me xhelozu ende pa u martu tek familja ime nuk me lejonte shpesh me ardh me thirrke non stop ne telefon pse je tu dal mirepo une me familja dilja . Edhe ne veshje filloj me u perzi mirepo hatri dashurise e duroja. Mirepo arriti ne ate pike sa qe cdo rrjet timin filloj tu e mbajt pa e dit une. Asgje sekrete nuk i kisha mbajt pervec se dicka per familjen time qe nuk e dinte askush dhe aq keq filloj me u sjell kur e kuptoj sa qe ndryshoj komplet. Dhe i thash ti sje i njeti mo veq po me percjell po kqyr me gjet dicka prej meje. I thash ose merr vendim ta zyrtarizojm ose po ndahemi me mire. I dhash kohe 2 muaj gati me vendos edhe u takojshim por ky zhag jo prit edhe pak jo ashtu keshtu. Dhe vendosa me u nda perfundimisht se shume u lodha me te. I thash une krejt ti pranova edhe ti po kqyr keshtu me ma kthy a? Para nje muaji me erdh nje ofert propozim me familje dhe vendosa me dal me u njoftu me ate djal por ky e kish kuptu dhe se di qysh ka nderhy dhe e ka largu ate djalin prej meje. Jam ra ne perfundim qe eshte njeri maniak une i kam besu e kam dasht. Kam oferta edhe tash ama nuk po mundem me i besu askujt mu ka thy zemra e po e fajesoj veten pse me ndodh keshtu me mua. Familja ime nuk e dijne kete dhe po ndihem shume keq. Studentja me e mire kam qene ne studime. Kam pas rastin me hi ne pune as ne interviste nuk jam shku aq gjendje te keqe qe jam afer depresionit. Kam vendos me vazhdu jeten mos me kthy kryt mo me vazhdu ende studimet e inshalla zoti edhe rruget per pune mi hap. Dua nje keshille nga ju pa ofendime a kam vepru keq a kam hi ne gjynah. Por une krejt ja pranova veq mos me e humb ama ai nuk ka dit me me rujt me fanatizem e xhelozi. Jam keq ju lutem kam nevoje per keshilla. Ju pershendes!