fbpx
Çka mendojne keta burra se duhet vetem te punojne ? , Une dua ta kem burrin prane meje dhe nuk kam deshire te...

Çka mendojne keta burra se duhet vetem te punojne ? , Une dua ta kem burrin prane meje dhe nuk kam deshire te…


Çka mendojne keta burra se duhet vetem te punojne ? , Une dua ta kem burrin prane meje dhe nuk kam deshire te…-Pershendetje Dua te mbes anonym. Jam nje grua e martuar 31 Vjeqare dhe kam tre femi. Jetoj ne diaspor dhe kam nje jet shum te mir me gjithat tmirat e Zoti. Problemi fillon ketu… Me burrin jemi takuar dhe jemi dashuruar qe ne mosh te re, kemi gati 8 vite se bashku. Burri kishte nje te kaluar mjaft te keqe, dhe ishte me origjin nga shqiperia kurse un nga kosova, edhe siq thojn shum shqiptar keta te shqipris jan rebela dro** etj…. Burri im mirrej me shum pun te keqe, se ashtu jeta ja kish sjell punt, kur u njoftuam i thash un punoj ska nevoj per keto gjera…. Dhe shum shpejt i kuptoj se me punt te keqe smund te rri ketu me mua, dhe filloj e ndryshoj, por ne at koh kishte bere nje gabim qe e paguajti shum dy vite me von. Familja ime kurr as ne dit te sodit nuk e respektojn sa duhet te respektohet dhendrri, por une aty skam faj dhe smund ta ndryshoj. Familja e tij me duan, sidomos prinderit, dhe un i dua… Mbas shum sakfricav bem kunor dhe mbeta shtatzan. Ne at koh burri nuk i kishte letra dmth un udhetoja shum shqipri zvicer dhe ne muajt e fundit erdhi ne zvicerr pa letra qe te ishte afer meje deri ne lindje, pak para lindjes i dolen letrat dhe iku ne shqipri per ta marr vizen, per fat te keq e linda femiun e pare pa qen ai pran. Mbas dy jave deshti Zoti erdhe tek ne dhe aty na filloj jeta per se mbari. U bem nje familje. Burri filloj pun dhe un kisha pun. Por mbas shum pak kohe ra ne burg per gjerat si kishte bere me heret, dhe ashtu beri 6 muaj burg larg mua dhe femiut. At koh vuajti shum dhe tha shum mir si mka ndodh keshtu, sepse ndoshta her do kur i kisha kthy kesaj pune.. me shum vuajte dhe perpjekje ja dola 6 muaj pa te me nje femi te vogel pa ndimen ne askujt, se isha shum krenare, dhe sdo i kerkoja kurr ndim prinderve edhe plus nuk doja mi merzit. Kur doli burri filloj prap pun..gjdo gje ishte perfekt! Ne e dojm shum njeri tjetrin dhe jemi me shum vlla e moter shok e shoqe…. Mbas pak kohe mbeta shtatzan me femiun e dyt dhe me te tretin dhe jemi nje familje e lumtur….. po mos ishte zhelozia ime apo rrethi ti i keq…. Siq e dini shum njerz, kur nuk di gjuh e ke shum veshtir me pas ni pun te mir apo nje rrog te mir, dhe burri mbeti gjithmon ne duar te shqiptart, dhe njeri esht nga njerzit si nuk e pelqej dhe nuk esht familjar dhe ai saher mundohet burri ta kthej nga vetja….dhe un shum bej debat me te. Burri im nuk del as naten as ne disko perveq punes dhe ne nuk i intereson askujt, kishte shum respekt dhe dashuri per mua, por keto muajt e fundit, ben gjera pa pyet me ofendon me bertet, ka me net nuk flen ne dhom me mua….. dhe nuk me duron. Kur i them un lere punen te ai dhe gjej dikund tjeter, me thot jo ketu un fitoj shum para, ketu dua te rri…. Ketu do i rregullojm gjerat me mir…dhe un i them skemi nevoj se punoj edhe un plot kam pun te shtetit rrog te mir, me mir shko puno te naj firm zvicrani e hequ prej ati person, me premton se do i bej po prap shkon te ai… te them se edhe prej si punon me ket e mban telefonin kurr se leshon nga dora un mund tja kontrolloj ka ndodh ja kam pa telefonatat po nuk shoh asgje te dyshim, po prap me ben te dyshoj, them pse u be keshtu.. kerkuam ndihm te nje hoxhe dhe ai na tha kiini sehire te dy anat nga dy familjet, dhe them ndoshta se na ne dit sodit qysh kemi ardh keshtu kurr skemi qen, na tha hoxha ruani familjen se do mbesin femia jetim, po u ndat u kte e di, as nuk dua ta mendoj.. Si te behet burri nervoz me thot a te dal prej shpije, e plot sene te keqe. Kur pajtohemi kalojm shum mir, dhe edi si me don edhe un e du, po ne koh e fundit jam duke u cmend…. Sdua te jem zheloze, dua ti besoj, me duket sikur mka hi djalli ne trup… edhe pom han permbrenda… qka me keshilloni lexues? Pse njeriu kur i rregullon gjithat arrin ne nje pik dhe sikur i bjen me shkellm?un ne ket martes skam qen veq grua por edhe burr! Femiet jan shum te vogel me punu kam punu shum, me dhen kam dhen shum si kunetev si vjerrive te gjithve…dhe ne fund shpirti im pom plas dit per dit, nga keto merzit si kam me burrin, dhemb shum se ai ishte gjithmon i but me mua, me dashuronte, por sikur tani vetem leket jan me rendsi, vetem biznesi…. Ai punon gjdo dit, vetem te diellav ka pushim,dhe mu me merr malli te jemi bashk si perpara…. Qka mendojn keta burra se veq pun pun, un sjam nga ato grat si pres veq tme sjell burri para und dua ta kem burrin pran, te kalojm dit te mira, dhe jo te jemi gjithmon te larguar pershkak punes….. shpresoj te marr ndonje keshill te mir. Me falni e zgjata shum.