Burrin e du shum qohna ne 5 mengjes ja qes kafen dhe ja gatuaj buken,rrogen ja jap, e krehi e parfumosi dhe nuk... | Histori Të Jetës
Burrin e du shum qohna ne 5 mengjes ja qes kafen dhe ja gatuaj buken,rrogen ja jap, e krehi e parfumosi dhe nuk...

Burrin e du shum qohna ne 5 mengjes ja qes kafen dhe ja gatuaj buken,rrogen ja jap, e krehi e parfumosi dhe nuk…

Burrin e du shum qohna ne 5 mengjes ja qes kafen dhe ja gatuaj buken,rrogen ja jap, e krehi e parfumosi dhe nuk…-Pershendetje, ju lutem Anonim.Qdo mramje lexoj historit e kesaj faqe. Shum keq me vjen kur te lexoj tradhtina e gjithqka te keqe..Jam nje femer 26 vjeqare, kam lind dhe jetoj ne Gjermani.Burrin e kam njoftu ne rrjete sociale kur i kisha 15 vjet, kena kalu shum kohe te veshtira dhe shum kena luftu deri sa u martum.Para 5 vite jena Martu dhe ka ardh burri ktu. I kena 3 fmi si drita.Burrin e du me shpirt sikur ne fillim, diqysh mduket se jam rrit bashk me ta, jam ne gjendje edhe shpirtin per ta me dhan, po edhe aj me don dhe kalojm shum mire, normal kem ndonje keqkuptim sikur qdo cift, po prap dashurin qe e kem mesveti nuk e perfshim ne keqkuptime. Burrit i rri gati shum, qona qdo mengjes 5 ora ja qes kafen ja baj buken dhe e percjelli per pune, pastaj i baj punt e shpis dhe i baj fmin gati e shkoj vet ne pune, kthena mi marr fmin shkoj ne shpi dhe merrna me pune te shpis dhe me fmi si qdo gru. Une gjeth buken e gatuj vet edhe pse jetojm ne qytet dhe jam tu punu, prap buke te gatshme nuk blejm se nuk i hahet burrit, po edhe ma e mire e gatumja. Qdo jav qes pite po qes edhe flija e krejt ushqimet tradicionale. Rrogen ja jap burrit normal parja jem asht e atij dhe e kunderta, nuk shpenzoj kot veq pse punoj vet. Per familjen e burrit (jetojn ne ks) gjithqka ju blej krejtve, rroba parfuma kepuca gjithqka per qokollada mos te flasum hiq.. edhe mixhallarve burrit e dajve ju blejm. Burrit nuk i bjen ndermen po mu, se tham per 1 qokollad per migjen tybe nuk fikum, veq sevap.. kur te shkojm ne kosove kurr nuk ndodh me dal une me burr mu rrugav kishe ne pushim, gjeth rri ne shpi (normal me ble najsen po) ama me than qe erdhem ne pushim e tash me nejt rrugve si 90% qysh bajn nuk ndodh.Vjehrri e din qdo hap qe e bajm e qdo fitim qe e marrim ktu se te gjitha i tregojm dhe i kam than burrit nuk kem nevoj me mshef kurr as ni cent se pasojat i hajn fmija ton qofse na e “vjedhim shpin” .. Jam shum krenare me veten edhe me burrin tem, pse jem aq te ri dhe shum shpijanika dhe mendojm gjeth per familjen e per te ardhmen, nuk e kam burri as rrugaq as laper as nuk shpenzon kot, asht me kemb ne toke ashtu jam dhe vet. Jem sikur shok sikur gjithqka..
Diqka me ndodh mu prish kerri a diqka e burri qartet kurr nuk i baj presion me than pse qysh tek tash ton ato pare shkun a najsen mja shtu nervozen jo kurr, veq i tham hajt se mire asht qka ka ndodh ka ndodh shyqyr asht veq diqka Material, deri sa shneten e kI dhe jem shendosh per tjerat ska gje.. Gjithmone e mbeshteti per qdo sen, qofse ne pune i bajshin stress ose e keqperdorshin (paret nuk ja jepshin sakt) e ky nuk e dike gjuhen i thojsha leje punen msoje gjuhen mos ta nin per kurgja.. Pak mju tepru i tham le punen gjen ma mire ose mu kan smut e shefi i qartet e thirr me zorr i tham mos shko, sje qeni kerkuj ti dhe kurr nuk du me shkel kerkush (gjuhen nuk e din shum mire ktu e kta mendojn se ky u ardh per ni cop buk)kurr ska ndodh me ardh burri prej pune dhe mos mu kan une ne shtepi (edhe kur isha pa pune, ne pritje lindje) edhe pse krejt familjen time ktu e kam kurr nuk ka ndodh me qen une te nana e burri me ardh prej pune une mos mu kan ne shpi. Qka tpermen burri une qona ja maroj qefin veq mju tek naj ushqim une qona ja maroj.. Edhe pse ndonjeher po lodhna me pune e gjithqka, prap e baj temen.
Edhe qefet tjera ja maroj kurr nuk ja kthej shpinen me than uu sjam mire sot uu jam lodh a diqka.. Jo ne shtrat jam “kur*a jote i kam than burrit dhe ashtu i bejm tgjitha” Folim shlire i baj pytje si kaloj ne mardhanje a don najsen dryshe (folim dyt sinqert dhe jem te knaqt, jo po mvjen marre e kap tradhto si shumica qe bajn, marre asht me gra e burra te huj se me tanin sasht marre kur e ban at pune bane mire ose hiq.) .. ne jeten e perditshme jam engjull e urt nuk flas shum nuk merrna me fjal tkota tgrave me fjal te hallkut nuk me hyn ne pune kush qka tha perbes jam e qete shum, nuk ja lodhi kryt burrit asniher.. Familjen ja du e ja respektoj shum, sa edhe vllaznija ma te vogjel te burrit kur te hyn mrena une qona nkam.. ashtu edhe me vjehrri.. I du 50% se e kan eduku djalin e vet shum mire dhe 50% se jan njerz shum te mire te dyt.. Ju blej gjithqka dhe nuk me dhimen kurr per ta hiq kurr e shpesh her ja nxjerri bileten burrit tinza veq me shku mi gzu prind edhe une shkoj saher tme vjen mundsija edhe pse prind e mi i kam ktu.. Gjeth tham qofse ky nuk e don nan e bab tvet as mu smunet me mdasht.Burri kurr nuk me nal me ble diqka vetes apo fmive, po vet nuk kam qef shum me shpenzu. Ja blej une krejt rrobat dhe i rri gati e krehi e parfumosi se aj vet priton perveti..Na si popull jena qu pesh.. Shum egoista jena ba, grat mundohen me shti burrin mjau dasht prind ma shum se tvet, e burrat mendojn se e morra Nusen tash baj qka du ja kam shpirtin ne dore. Katastrof aq jena prish na njerzt.. Nuk mendojna mi sqarru e mi ndreq punt po fill qysh me gjet ma mire, per nje pune 10 minutash e prishin familjen. Tu kqyr shum Filma e shum Story naper Instagram e endrrojn Jeten ashtu dhe kapen me partner, nuk falemnderohen per ate qe e kajn po veq sa ma shum Materiale.. Si burrat si grat asnjana pale ma e mire ..Kshtu qe rrini burrave e grave gati respektoni, jepni dashni e gjithqka.. ju shkon mbar qdo sen mos mendoni veq mu nda e mi sha.. Sillnu mire e mira ju gjen! Mu krejt me thojn je e mbrapabetur e quditen me mu, po nuk jam thjesht mendoj vetem positiv dhe du me pas jeten rahat dhe qete.. Shum gjera te tilla po ndodhin naper familja , ndonjeher per budallak qdo kush ja prish ose ja nderton vetvetes jeten. Shpresoj qe do tlexoj histori edhe te mira ma shpesh nga ju, dhe ju uroj te gjithve nje Jete ashtu siq e deshironi