fbpx

Burri po me thot prej se je mbulu dokesh si burr, une jam mbulu per Zotin jo per te por ai po me thot spo te ka hije…


Burri po me thot prej se je mbulu dokesh si burr, une jam mbulu per Zotin jo per te por ai po me thot spo te ka hije… – Histori te jetes nese jeni sadopak me zemer tlutem posto kete historin tem qe shpirtin ma thajti edhe spo di as qysh me vepru sepse jam ne hall. Jam nje femer nga Kosova dhe jetoj ne Prishtine me burr edhe me femije por hiq aspak nuk jam e lumtur ne raportin me burr. Kur jemi martu gjithqka ka qene mire, ka shku gjithqka mar si martesa si femija si gjithqkafi ama kohve tfundit une ja fillova me lexu pak per fe edhe e pash qe pa namaz na kurgjo sjem tu bo nkit dyje edhe vendosa me u mbulu sepse ashtu eshte detyrimi jone por prej se e kam vendos mbulesen gjdo dite vjen burri prej punes edhe me kritikon edhe shume po me lendon kjo fakt sepse une du ende burri me pas ndjenja per mu e jo per mos mem desht edhe mem than gjithqka. Kam mendu qe kam me pas perkrahjen e tij po per kundrazi aj veq ja nisi te egersohet edhe ja filloj te bohet shume i keq me mu edhe ma e keqja e ksaj pune osht per pamje osht ka mofendon. Nje dite kur erdh prej punes mu kishin bo edhe vetllat pak pa nuk edhe me tha khaa le ma qe spo ti shoh flokt gjat dites por edhe vetllat tkan dal tamon don me ja nis me u bo burr veq kape kacin edhe ec npune me mu tyben dallohesh qe je gru. Shume me lendoj ky fakt se burri jem mi sheh flokt e krejt por si e vendosi mbulesen ka mem ofendu. E di qe nuk i pelqen se ashiqare e shpreh mos pelqimin ama nuk eshte tu e mendu qe nuk jom mbulu per to por per Zotin dhe ai faktikisht osht tu e kesh rregulllat e fes ton edhe ajo eshte nje mekat shum i madh. Nuk po du mu qplu per to ama edhe me lan kshtu mem deshtu martesa shkaku i mbuleses nuk mundem me leju. I kam dy femije edhe asnjoni nuk kan reagu kur kam desht me vendos mbulesen vetem ai. Une ne pasqyre nuk shoh naj ndryshim vetem sikur me ngjit nje shami edhe nuk me shihen flokt por atij po i doket shume shume kijamet. Nuk osht ngjendje kaniher as me dal me mu ma, pom thot jo se shokt keshin me mu edhe qka snjo e zez. Une absolut kurr se kom mendu qe ka mem ardh dita mu drejtu tek nje faqe per ndihme apo per kshill por edhe keshtu nuk shkon jeta gjithmone me ofendime edhe gjithmone tut ul posht deri qe jau ceka edhe ma nalt qe mka thon po dokna si burr, spo din njeri qysh me ja qit rrethin ksaj pune por e di qe fundi nuk ka me qene i mire qa do qe tvendosi. Faleminderit shume ju lexuesit qe e gjetet kohen me lexu historin time edhe ndoshta dikush mundet me ma jep ndonje ide se qka me bo ose qysh me ja shti edhe burrit nqef kete mbules se shume ne hall jom marova me to.. faleminderit shume