fbpx
pas 12 viteve

Burri nuk me fal dashni dhe as vemendje,Thjesht ne syte e tij e verej qe skam vlere…


Burri nuk me fal dashni dhe as vemendje,Thjesht ne syte e tij e verej qe skam vlere…-Pershendetje ju lutem postojeni anonim.Jam nje femer 31 vjece, e martuar me nje femije te vogel.Une deshta ta shkruaj kete histori sepse kam shumme nevoje per mendimet e dikujt tjeter sepse realisht jam ne nje situate per te cilen spo di si tia bej.Problemi qendron tek burri im. Ne jemi njoftuar moti kohe dhe te martuar prej pak vitesh . Fillimi ishte i mire si ne cdo lidhje por pastaj me kalimin e kohes gjerat u ftohen. U martuam me idene se mbase martesa na lidhe me shume.E kam zene shume here ne situata te keqija p.sh biseda me femra tjera ose kafe, por cdo here duke i mbylle syte shkaku i djalit. Sepse sdoja ta shkaterroj familjen. Ka nje vit e me shume qe ky fsheh dicka, tere kohen tel me password edhe asnje sekond sme lene me pas casje ne te. E mbyllte kur dilke edhe thoshte mos me thir se me pengon. As nuk me fal dashni, as vemendje asgje. Thjesht ne syte e tij e verej qe skam vlere. Mbrem ia gjej passwordin e fb, dhe e shof qe kishte shume femra aty. Une seciles i dergova nga nje thash se nese ka dicka me pergjigjen. Kur pas pak njera filloj me fjale dashurie dhe ngapak ia nxora te gjitha informatat, dmth u paraqita si ai deri sa ajo i shpaloste kujtimet me te. Dmth ai kishte dal me te e kishin fjetur bashk gjate pushimit te veres sepse ajo jetonte larg dhe planifikonin edhe ket vit te shkonin njejt. Mu shemb bota sepse un se kam besuar qe ai ka arritur deri ne ate pike.
E mora djalin dhe tani gjendem tek nje shoqe e imja. Thjesht smund ta besoj si e beri kete. Une mundohesha te jem nje grua dhe nene perfekte, sepse familja per mua ishte paresore. Ky e kishte gjithe lirine e mundshme, pushime me shoke, vikende me shoke, cdo here nisesha ne ate se ska problem le ta kete hapesiren e tij, por ai paska keqperdorur cdo gje!!
Ju lutem njerez, ju arrini te gjykoni nga nje aspekt tjeter, a do e falnit partnerin tuaj nese do e bente te njejten gje si mua?Te ia fal nuk vjen ne konsiderate, por nje jete me nje femij te vogel, pa pasur nje krah ku te mbeshtetem .. si tia dal?!Une e kam nje rroge por puna ime seshte e sigurte, pastaj jeta ne shqiperi eshte ne mos me keq, sidomos per nenat beqare.
Ju lutem me jepni ndonje mendim sepse ndihem e humbur!