fbpx
si cdo femer

Burri nuk me degjon fare kur i foli per me ba femije, Une si cdo femer enderroj te krijoje familje!


Burri nuk me degjon fare kur i foli per me ba femije, Une si cdo femer enderroj te krijoje familje! – Pershendetje per te gjithe lexuesit, dua mendimin e juaje lidhur me temen ne vazhdim: Jam nje femer e cila besoj se si cdo femer tjeter enderron te krijoje familjen e saj. Keshtu qe pasi perfundova shkollen, u dashurova ne nje djale ku dhe u martuam pas dy vite lidhjeje. Cdo gje shkonte si eshte me se miri ku edhe kxa vazhduar deri me tani. Te vetmin problem qe e kemi eshte se ai nuk ka as interesimin me te vogel per te krijuar familje. Une i dua shume femijet dhe gjithmone kam dashur cdo femije qe kam pare. Aq shume i dua femijet sa me duket se sdo te mund te kem me. Ne fillim te marteses nuk i thoja gje, edhe pse gjate gjithe kohes ruhej se mos mbetem shtatzene, e merrja si normale duke arsyetuar vendimin e tij me faktin se eshte fillim martese dhe sdo menjhere. Mirepo kalonin muaj e vite dhe ai nuk ndryshoi as deri sot. Tani pas shume vitesh martes ka qendrimin e njejte. Se bashku e kalojme shume mire dhe dhe nuk dyshoj se me tradheton dhe do te kisha prit edhe nje kohe te gjate po te mos ishte ne pyetje mosha. Jemi ne nje moshe qe nuk guxojme te rrezikojme qe te presim me gjate ndersa ai cdohere qe une kap temen e femijes ndryshon 100%, acarohet dhe pastaj sme flet me dite te tera ndoshta edhe me jave po mos ti afrohem e ti flas serish une. Sdi as te pershkruaj qendrimin e tij, kam fole me te shume qete disa here ngase e dua sa smund ta imagjinoj jeten pa te, por ne asnje moment as qe me jep arsyen se pse nuk do femije. Aq shume behet nervoz sa detyrohem menjhere te mbyll temen edhe pse nga brenda jam ka digjem. Po sikur te ishte steril do ta arsyetoja dhe cdo gje do te ishte ne rregull. Edhe nese sdo te donte te rrinte me me mua i kam dhene mundesine qe tme tregoj ne sy, ai edhe po te donte ndarje nga une do e bente ngase nuk e obligon asgje qe te rrije me mua. Do te doja te dija shkakun qe e ndalon te marre nje vendim te tille, i cili po me humb durimin ngase nga kendveshtrimi im me duket i paarsyeshem dhe shume i padrejte ndaj meje, qe perkunder faktit se mi ploteson te gjitha deshirat nuk do te degjoje fare per kete teme e lere me te diskutoj per kete problem. Ju Faleminderit!