fbpx

Burri me ka tradhetu me puntoren time,Nuk kam dit asgje deri sa ajo ka mbet shtatezen,zemra po me dhemb prej merzis se madhe…


Burri me ka tradhetu me puntoren time,Nuk kam dit asgje deri sa ajo ka mbet shtatezen,zemra po me dhemb prej merzis se madhe…-Me falni nese historia jem ka me ju shqetsu po betohem ne Zot qe osht e vertet e njeri i gjall me gjithqka po u proovojka, historia jem osht aq e flliqt dhe e prisht sa qe mvjen keq edhe me ju shenu oj faqe ma e mira nbot se mos tishit kan ju vallahin krejt ishim ba per spital trentve bile ktu po kena ku mu shpreh e me i pa kshilalt e njerzve . Une jom deshpru nga dy njerez shume te afer ne jeten tem, nga burri jem qe kom mendu qe e kom gjithqka ne jete sepse ish baba i fmive tmij ish bashkshorti me i mire dhe njeri i mrekullushem po ajo ish veq maskim. Edhe njeriu dyt osht menagjerja jem qe punon me mu sepse krejt historia jem ka tboj me kta dy persona qe ma kan ngul thiken ne shpin dhe nuk kan pas as nje mendim a jam une mire apo jo apo a kom une me u lendu a jo. Une kur isha 16 vjeqe u njoftova me burrin dhe aq shume e kam dasht sepse u kan njeri i mar njeri me karakter me gjithqka ne vendin e vet edhe vendosa shume e re mu martu ne moshen 18 vjet. 19 e linda djalin e par edhe qfar gzimi paten vjehrria mij qfar lumturije aty ke kapaku i lumturis ton. I kishim punt mire, burri kishte firmen e shamponave kshtu qe sna mungojke kurgjo, keejt shoqet e mija lakmojshin kur shkojsha neper thessaloniki e gjithkun ato ndoshta as deri nshengjin si kishin renet me shku se le mo ma larg po burri jem sem lejke kurgjo keq. Nese ka pas najhere najsen qe mka pelqy ma ka ble menihere. Ska prit dy here me vet. Nuk i ka interesu sa pare kushtojn. Shkurt e shqip isha teper e lumtur po i vetmi sen qe mka mungu u kan profesioni sepse badihava i kisha te gjith kto tesha e kto llukse kur isha ne shtepi shumicen e kohes edhe i thash burrit tlutem a bon une me qel nje butik apo nje lokal qe te punoj une ne te edhe tmerrem me ta. Burri mtha a po tpelqen me ta qel nje butik per tesha? Meresh me kliente edhe ti e ki pasion teshat edhe moden edhe aty i thash ok. I kisha 26 vjet ne kohen kur e kam hap butikun edhe i punesova do praktikante qe kishin qef me ardh me u mer me tesha aty.. Aty e njoftova ni qike shume e re noshta 16 vjet i ka pas ne at kohe po mpelqejke shume sepse ish shume e perkushtume edhe nuk u dorezojke per kurgjo hiq. Aty e pash qe ajo e ka pasion kete punen e modes edhe e punesova me rrog sepse edhe kur me tregoj qe si ka kushtet zemra jem sma durojke mi than hajde ti pa pare humb kohe te une veq pse muj. Une ashtu kshtu mu deshke me punesu dike me rrog qe ta kem nje menagjere kryesore dhe ajo ish tamon per kete pun. E shtina si menagjere kryesore edhe nder vite aq shume e kom afru si motren tem gjdo mengjes veres i thojsha burrit qu shko merri puntoret me kerr se gjynah skan me qka me ardh. U qojke burri n5 tmengjesit me i mar se gjynah thojke qysh me mrri ato me kohe na n7 pe qelim lokalin.. Mas nje kohe dmth 2/3 vite qe kish punu ajo te une e mora nje telefonat prej nje burri edhe me tha une jom baba i menagjeres tone mundesh mi thon burrit ton hajde merre kopilin qe e ka qika jem ne bark. Ja nisa me kesh thash qysh? Tha popo menagjerka jote per ndryshe vajza jem e pa moralshme ish kan tu shku me burrin ton qe sdi sa vjet. Hiq diqka si besojsha edhe kur shkova ne shpi vendosa me thirr at numer prap edhe me dal me fol me ta. Kur ma qeli telefonin aj njeri veq kajke, aty e pash qe pernime e ka as qe mujke me fol veq ma dha ni numer tjeter tha thirre qita ky tkallxon krejt qka po ndodh. U habita krejt sdisha as qka o ka ndodh as qka po thot as sen. E thirra numrin mu lajmru ni djal i ri edhe po i tregoj krejt qysh mka thirr qaj numri edhe ma boni po e vertet osht sepse une jom fejumi i menagjeres tone edhe une e kom zbulu qe burri yt i pist po shkon me fejumen tem. Thash qysh e kuptove? Tha mqoj te mjeku kishe me shku mi hek do mish “teger” ne miter edhe me tha noshta ma prekin virgjerin po diqka hiq tha si besova sepse nuk mlejojke me hy ne zyren e doktorit. Aty u afrova te recepcioni edhe e veta at qiken thash po du me tvet qikjo paciente a osht mire sepse me than qe ka me hi ne operim. Ajo ne recepcion tha jo zotnij kjo u ardh me bo nje abortim sepse eshte 5 muj shtatzan e nuk lejohet kerkun tjeter veq te na. Krejt qito fjal qe mi thojke kto djali mu mu nalke fryma… spo mujsha me besu qka pom thot ky!!! Edhe ne at moment e pyta ntelefon i thash tani qka bone ti? Aj ma boni u qova e dorezova te baba vet edhe i tregova krejt qka ka ndodh edhe aq shume e ka maltretu baba vet sa qe si ka lan lekure pa prek ne trupin e saj.Ne at moment u qova e thirra burrin tem edhe i tregova krejt tha po gru e vertet ossht ama ajo mu ma gju mu jo une asaj. Kur jom shku me mar qe e bijsha pune te ti ajo mu afrojke mpreke edhe qishtu ndodhi ajo meti shtatzan. Ooooo tok e qiell bonu bashk edhe tlutem thuj qe kjo qe po ma thot sosht e vertet. Ajo menagjerka e mur vesh qe une e kom kuptu qe ka pas pun me burrin tem po qysh nuk i vjen aspak marre as mem kerku falje as kurgjo hiq. Nuk e di qka me bo. Tasht ata dy jan bashk, spo kom puntore me ne butik, spo di qka me bo. Jom met ne 0 me djal edhe aj e ka kuptu se qka po ndodh mes neve ama i shkreti spo din as qka mem than. Spo din qysh mem ngushellu veq me afrohet edhe me thot mami, mos u bo marak sepse kur rritna une kurr stlendoj.Ah shpirtin ma kall ky djal komplet sepse mos tish kan ky une moti kisha lujt mendsh. Une nuk e di qka me bo, spo di qysh me ja qit rrethin, qka me vazhdu tasht? Vjehrria marun tu mthirr se jom dal prej shpis jom ardh ne banesen e vllaut qe e kam ne Austri edhe qaty po rri. Spo di qysh me ja bo, spo di a ka njeri nkit bote qe mkan lendu ma shume se kta dy. Kta qe e kam llogarit si moter a kta qe e kom pas partner tjetes. Ata dyt me kan qfryzu mu e tasht zemra pom dhem, spo di qysh me vazhdu jeten hatri djalit. Tlutem tregoni se qysh duhet me ja bo…. a i ka ndodh najkut tjeter si une sepse Kur po i tregoj najkujt ma bon hajt se ka ma keq po qka ka ma keq se me tlendu dy njerez qe i ke desht me gjith shpirt e zemer??? Pom dhimben krejt kto vjet qe ja fala atij qenit qe mu ka masku sikur dikush tjeter edhe me ka dal krejt tjeter edhe pom dhimbet i fejumi saj sepse aj gjynahit u ardh npushim per at thijun edhe nfund u kthy per Gjermani beqar. Ska Faj djali sepse shyqyr u hek prej asaj berllogu noshta tani mundet me gjet naj vajze tmire tre si vet. Ama qiftit tem osht problem mi gjet vetit bashkshort pas gjith ktyre dhimbje dhe gjynah prej djalit as qe mshkon menja ma mu martu aq shum qe jom deshpru…