fbpx
me mungon

Aq shume me mungon sa qe kisha shenu ditë e natë per ty pa u lodhur, te gjitha fotot dhe videot tua…


Aq shume me mungon sa qe kisha shenu ditë e natë per ty pa u lodhur, te gjitha fotot dhe videot tua… – Pershendetje faqja me e preferuar ne mesin e shqiptarëve sepse jeni njeshi ti publikoni historitë e vuajtjeve dhe gëzimeve tona. Atëher dua te dal ne temë dhe nuk ka fare problem po me dhatë ndonje këshillë apo kritikë sepse un dua ti shprehem shpirtit tim binjakë kur e di qe ajo i lexon historitë ktu qdo ditë andaj shpresoj qe te lexojë edhe këtë historin time dhe ti kuptojë vuajtjet e mia njeherë e pergjithmonë. E nderuara ëndrra e dashuris sime nuk mund te qendroj i heshtur kur tërë kohen mendoj për ty për momentet me ty ato ditet qe kam kaluar me ty qe ishin dhe do te mbesin me te lumturat ne kujtesen e jetes time, e dashur keshtu vazhdoj ende te quaj sepse te dua me shpirt dhe te duash dikend me shpirt esht me te vertetë e madhe që nje njeri mund te veprojë sepse shpirtin nuk duhet te lendojm kurrë por un jam ka lodhem shum ne shpirt e dashur kur ndjej mungesen tënde. Sa dit qe kalojn un me shum lendohem dhe pyes veten kur te lexojsh kët histori tashme a do te bjen ndermend per kohen qe kaluam bashkë sepse te dyt ishim ne buzqeshje ishim ne harmoni dhe qdo gje qe na dilte para ishte e vogel per ne dhe se bashku e kalonim pa problem, e dashur un ty kurr ne jetë nuk do te harroj sikurse ste kam harru me vite te tëra dhe beso ne zot se un qdo dit shiqoj fotot e videot tona qe kemi ber dhe lutem tek perendia qe ti te jesh mirë e te na ofrojë sa me afer njeri tjetrit. Un tashme jam ka lodhem shum nga mungesa jote dhe ti ket e di sepse te ndjej o shpirti im te ndjej se un e ti jemi nje shpirt i plotësuar ne ishim nje qift për te na marr mesysht dhe ashtu ndodhi se njerzit e ligë na shkatrruan por besoj ne zot e atij i lutem qe te na kthejë se bashku. Dua qe ta dijsh qe un isha jam dhe do te jem njeriu me serioz qe do ta takosh e gjejsh ne jeten tënde sepse ti e din këtë fort mir por e dashur mos humb kohen tende andaj mendohu dhe me kontakto kur te lexojsh kët sepse ti e din dhe ti me ndjen njejt sikur un ty qe te ndjej sepse ne jemi nje. Kur te takova për her te par ishe ne vitin e parë te shkolles se mesme shum shum vite me parë u dashurova ne ty dhe te pata than te dua dhe ajo fjalë ka qendru ter jeten e fort si kurr me parë andaj e dashur te lutem mendohu mir sepse u ngute shum, dhe te kuptoj pasigurinë tende shum mirë sepse largsia na pengonte pak por e dashur un isha tek ti qdo moment te jetës edhe pse nuk isha fizikisht aty afer me ty nonstop por ti e din sa her kam ardh dhe isha ne gjendje te ndrroja edhe shtetin për ty e për dashurinë tonë, e dashur un jam ende ktu siq me ke pershendet për her te fundit i vetem krejt ne errsirë i vetmuar por me shpresen qe nje dit do te shof ty prapë dhe te kam afer te perqafoj te perkëdheli e te tham te dua nga thellsia shpirtit. O zot aq shum sa me mungon qe kisha mujt me shenu ditë e natë pa u lodhur por me interesantja esht qe un te ndjej shum e dashur te shof buzqeshjen tende te shof sytë e tu te bukur qe me mungojn qdo moment, për aq kohë sa ishim bashkë kemi marr shumë foto, video e te gjitha i shiqoj qdo mbremje dhe lutem tek zoti qe nje dit te jemi afer sa ende jemi te ri, po hape mesengerin tënd do shofesh qe qdo dit te pershendes e te shenoj ashtu siq shenuam ne te dy. Shpesh mendoj sa jeta esht e padrejt sepse kur vuan për nje person me shum vite me te vertet lendohesh por fundja me mir te jetoj ne vetmi e i lënduar sesa me dikend qe nuk e dua dhe ket ta kam then edhe ty se vetem ty te dua si gjithmonë qe te kam dashtë. E shof qe kjo faqe ka mbi 200 mi percjellesh dhe le ta dijn te gjithë se un ish i dashuri yt te dua me zemer e shpirt dhe te premtoj qe do te shkruaj nje liber për ty dhe te gjithë historinë tonë aty sepse dashuria dhe tash vuajtja për ty esht dashuri interesante kurse tashme vuajtja po behet me afatgjatë dhe e meriton nje liber qe te lexojn edhe ata qe mendojn se dashuria e vertet nuk eksiston. Do ti tregoj krejt botes sa te kam dashtë sa te dua dhe qe kurr ne jetë sdo te harroj ty sepse ti me dhe fluturat ne barkë kur isha afer teje ti me dhe vetbesimin ti me dhe nje fuqi qe kurr se kisha imagjinu dhe ti mu gjinde afer ne ditet kur kisha nevoj me se shumti te flisja me dikend, ti e un ishim ata qe pamvarsisht rrethanave ishim ne telefon shumicen e dites. Me kujtohet kur isha afer teje sa isha i lumtur dhe te thosha te lutem me mbaj keshtu mos me lendo dhe un do bej qmos qe te afrohem sa me shpejt tek ti sepse ti me te vertet je pjesa ime e shpirtit tim dhe po lexove me shum do e kuptosh se qka po shenoj ne lidhje me shpirtin por te lutem lexo sepse un lexoj shum e ti ket e din. Kur ne ishim bashkë i kam vrejt shum interesin e te gjithve rreth nesh sesa kurreshtar ishin te dijn qdo gje rreth nesh edhe sa dit do qendrojsha tek ti e pse pse pse ishin shum pse nga ata njerz por a mendonin ata njerz qe pa dit me kshillu dikend smund te japesh keshill sepse hyn ne mekat, e dinin ato qe te ndash nje shpirt ne dysh esht mekat? Ti e din qe kam shum per me shenu për ty sepse njifemi qe shum vite andaj un pres qe te me kontaktosh dhe te vertetosh vuajtjet e mia se perndryshe do lexosh ne librin qe do botoj, ndihem shum i humbur andaj skam qka humb me shum se pjesen time te zemres qe kam humb per ty dhe vetem ti je ajo qe ma kompleton zemrën. Te kujtohet kur isha afer teje dhe vendosesha koken ne prehërin tend dhe pas puthjeve tona te thosha e dashur kshtu dua te vdes kur te vij koha ime te largohem nga kjo botë dhe bash keshtu ne prehërin tend duke tu te shiqu ty ne sy, shpesh u ofroheshim dhe e shiqojshmi gjatsinë edhe aty jemi te njejt, mandej edhe syt i kemi te njejt dhe me e rendsishmja nga e gjitha jemi te meshirushem te dyt dhe kemi deshirë qe vetem mir ti shofim njerzit dhe tu ndihmojm aq sa kemi mundsi, kët e kemi diskutu shpeshë sepse nga shpirti jemi nje ( besoj se tash e din kush jam ) mendo te lutem ende nuk esht vonë asgje sepse un ktu jam ende vetem ne errsirë dhe po tretëm ngadale e ti je ajo e vetmja qe me ndryshon jetën. Te dashur lexues kto fjal ishin nga zemra ime e lënduar dhe me falni qe e kam tepru tu shenu shum por besoni ose jo un po shkatrroj veten dhe as hoxha e prifti sme ndihmon dot se kët vuajtje vetem zoti me shuan kur te me mbyllen syt nga kjo jetë. Keni te drejt te me kritikoni e komentoni qka te doni sepse e di qe pak njerz vuajn ndoshta sot por un e dua pjesen e zemres time dhe as se kam problem per kritikat se per disa njerz ja vlen te sakrifikosh.