fbpx
Biri im

Vjehrri i tha Burrit “Biri im grun mos e ngo kurr, edhe duje veq nanen baben vllaun”, o njerez jemi ne shekullin 21 dhe…


Vjehrri i tha Burrit “Biri im grun mos e ngo kurr, edhe duje veq nanen baben vllaun”, o njerez jemi ne shekullin 21 dhe… – Anonim ju lutem. Mirmbrema faqe e mrekullueshme! Jom nje Grua 34 vjeqe nga kosova qe shum vite ne perendim gati sa skom lindur ktu! Do tja filloj tua tregoj historin time. U Martova me 26 vjet me njeriun qe mendoja qe ska njeri ma te urt e ma te sinqert. Bera gjithqka u mundova ta du ta mesoj qka asht dashuria jo qe kisha kerku un para burrit tim dashnin por e doja krejt ndjenjat e mija ja dhash krejt qka pata por kurr sme deshti. Kur u martova i durova te gjith daj teze tina etj duke ardh ne shpin ton e duke mu perzier ne jet se qysh duhet me jetu se sipas tyre ne kishem nevoj me na mesuar se jemi te pa dishum ne fakt burri im i kishte halitur vet sepse i kishin hyp veq mbi kry edhe as qe i pengojshin me thojke mir e kan edhe pse un isha e punsuar e dishme me tonat mirat qe thojn. Edhe prap heshta, heshta hatri burrit tim mos ta lendoj edhe pse ky me kishte shkatrruar ne shpirt qe 10 vite qe jemi te martuar por edhe me shume vite qe jemi bashk. Me falni o njez te mir por vetem dua te ju tregoj qe ta kuptoni me mir jemi ne shekullin 21 burri im nuk ka ditur as se si te haet nje drek apo dark ne restaurant e ne vende luksoze. Nuk ka ditur as me u shpreh kurr se ka qen teper i shtypur ne familje te vet edhe un gjithqka i ndimova me msu me tejkalu por prap kurrr sme deshi arsyen kurr se kuptova vetem nje fjal nuk e harroj me tregoj qe vjerri (babi) ti gjithmon i kishte fol dhe then :biri im grun mos e ngo kurr qka te thot, dhe me desht duje vetem nan bab vlla moter e kurr mos dil jasht familjes tane jasht gjakut ton me ngu dikon tjeter me te ba keq ne familjen tane qe te kan rrit! Imagjinone o njerz a pe kuptoni ju qysh munet nje djal burr me ja marr ket fjal prej prindit te vet edhe me ju pjek ne kok deri ne kete moshe e me jetu me at thenje me shkatrru nje shpirt! Tash mbas 10 vite martes ma shum lodhje psiqike mentale e tanat zezat po me detyrohem te ndahem por nuk osht e leht per mu sepse nuk e di se si tja boj mbas 10 vite martes femi nuk kemi puna zotit! Dhe me e trishta o njerz prap jom e lir kur te dua me dal prej banese edhe me dhan dorheqje sa per njeriun qe i fala gjithqka… A ka ndoni njeri qe din naj kshill flm te gjithve.