fbpx

Vjehrra vjen ne 7 te mengjesit dhe rrin ne dhome koqitet deri te qohna, kunata me ofendon vazhdimisht…


Vjehrra vjen ne 7 te mengjesit dhe rrin ne dhome koqitet deri te qohna, kunata me ofendon vazhdimisht… – Pershendetje! Doja te tregoja historine time dhe te ju lusja per keshille… Jam nga Peja dhe jam e martuar, por skam femije. Jetoj me burrin,dy vjehrrite dhe kunaten (motren e burrit). Jetojme nga rroga e burrit dhe pensioni i vjehrrit. Une nuk punoj, sepse vjehrres i pengon dhe burri im eshte “cun mamaje”, nuk mundet te ja prish asaj per asgje. Ndodhe qe ne mengjes vjehrra te na futet ne dhome dhe te ulet ne shtrat e te rri me ne aty, ose shkruan ne “viber” burrit i thot hajde zbrit poshte, eshte ora 7 e mengjesit. Ndodhe shpesh qe kur jam te prinderit e mij, ajo te futet ne dhomen time dhe te me kontrolloj gjerat. Ka ndodhe qe edhe me ka marre rroba pa me treguar mua, vetem kam pare qe nuk i kam ne dhome. E kam pyetur vjehrren mos i ka pa dikun, me ka thene jo nuk e di ku i ke. Kur kam dashur te kontrolloj ne dollapet poshte, sme ka lene. Ne fakt, ajo sme lene te preki asni dollap poshte. Thote une i rregulloj.Kur ndodhe te kryej ndonje pune ne shtepi, duhet patjeter te jem nen percjelljen e vjehrres dhe kunates, duhet patjeter tu jap spjegime atyre se cka dua te bej dhe ku po shkoj, d.m.th duhet te tregoj ne oborr kur dal dhe pse po dal e shembuj te tille. Ka ndodhe qe kane thirre mysafir ne shpi, e ju kane thene hajde shihni sa mire ka pastruar e sa mire ka bere embelsire kunata, e nusja nuk po ben asgje. Ndodhe qe vjehrra qet caj burrit tim e mi len gotat hazer per me ju sherby me caj te tjereve edhe kur vijn ne vizite vajzat e martuara te tjera te saj, kete e ben se thote eshte djali im. Madje edhe rrobat e burrit tim nuk mi len ne dhomen time, po i merr i fsheh neper dollape tjera ne shtepi, ne menyre qe burri te mos me kerkoj mua rrobat, por asaj se ajo eshte nena. Situata ka shkuar shume keq sa nje here kam qene duke hekurosur, kur kunata ma ka ndale rrymen duke me thene kjo eshte shtepia ime ti mos harxho rryme ketu, ne kete shtepi ti je zero. Ajo me ka thene shko te shtepia jote, ske cka me nejt ketu, kete ma ka thene para burrit tim. Ai vetem e pyeti pse po thua keshtu, e nuk reagoi ndryshe, e ajo ju pergjigj “kete” duke bere me gisht nga une ske pase nevoje me ma pru mu I kam thene burrit qe une keshtu nuk mundem te duroj, por ai me mua po flet ndryshe, pastaj kur po flet me te shtepise po i nderrohet mendja krejt. Vjehrra e perkrahe totalisht vajzen e saj dhe thote seshte kurgjo kjo, pse po i ekzagjeron gjanat? Kurse te vajzat e saj te martuara mundohet te reagon sa me shume qe me jau lehtesu jeten edhe pse jane mire, secila vetem me burre te vetin dhe femije. Mua me ka thene edhe te nana jote kur don me shku, duhesh me me pyet mu se jam vjeherr, jam nane e burrit. Nuk ma presin mire nenen kur me vjen mysafir, e per ate qe 2 vite e martuar vetem 3 here ka qene nena ime.Nuk e rrespektojne fare, nuk rrijne me neve. Kunata ime thote nuk jemi ne zor me prit ato kur te vjen, pse po vjen? Po e ceke qe burrin e kam shume labil, nuk po mundem me u mbeshtet te ai per asgje. Flete me mua ndryshe, pastaj kur bisedon me anetaret e tjere i nderron mendja krejtesisht. E di qe zgjidhja ma e mire eshte ndamje, po spo di si me ja be?





';