fbpx
Ndaju

Vjehrra po m’thote “Ndaju se munesh me gjet ma mir dhe qe ka pare”, po me lyp pare cdo muj ose…


Vjehrra po m’thote “Ndaju se munesh me gjet ma mir dhe qe ka pare”, po me lyp pare cdo muj ose… – Jam nje vajz e re, sdu me tregu sa vjeq jam se vjen vetem kritika dhe fjall banale. Kam qen bashk me nje ne kosov, une jetoj jasht dhe e kemi ni fmi te perbashket. Kemi qen te fejuar, e na ishe ajo kohe. Kemi pas shum probleme mes veti, mos besime dhe familja e tij gjith um kan kritiku jo sdin me ba sen sdin as me fshi. Kam qen ne kosov 1 muj para se me u nda, thojke nena e tij ndaju se munesh me gjet ma mir dhe qe ka pare. 1 muaj ma von me tha ai ja qomi 500 euro qdo muj ja ka me tu nda, i kom shenu nanes tij qe o ka don mu nda per pare amo aja vetem um tha: vallahin duhesh me qu se aj te harron ty e harron evladin sahora. Aj gjith ka mendu vetem nena nena, por tash u mbet pa evlad. 7 muaj jan shku prej qe jemi nda e aj prap po lyp me u ba bashk, amo spo di qka me ba. Kem pas shum perioda me maltretim nga ai, me te shame dhe mu ka nda shum shpesh e u pajtu apet. Kam dhan respekt, jam shku ne kosov 3-4 her nvjet per ta, kom ble hargj gjith per familien e tij se jan fukara. Kom ble dimij e jelek vet, kom ble dhomen krejt vet! Krejt senet i kam ba vet nfund me tha ja qomi 500 euro ja ka me u nda, un spata me ja qu dhe u nda. E kam ni qik perbashket qe don me u rrit jetim me babin per se gjalli, sepse aj ka dasht vetem interes dhe pare! Aj tash u dal jasht ne te zezen, dhe po lyp me u ba bashk apet me provu. Sdi a ja vlen me provu apet, a qishty paska shkru Zoti mos me kan bashk mas shum perioda me maltretim, thjesht njeri guri pa shpirt. Hatri e qisaj evladi shum kam qef me provu edhe ni her amo tutna mos po me ndahet apet edhe me lendon prap.