fbpx
askujt

Vjehrra m’ka lan invalide por nuk i kam tregu askujt, ka desht mja mshu djalit tim me biciklet e me ma lan fajin mu por i kam dal perpara dhe…


Vjehrra m’ka lan invalide por nuk i kam tregu askujt, ka desht mja mshu djalit tim me biciklet e me ma lan fajin mu por i kam dal perpara dhe… – Përshëndetje histori të jetës. Jam lexuese e regullt e historive dhe ndonjëher edhe komentuese. Këtë shënim si të duani ju postojeni qoft anonim po edhe publik ska lidhje sepse qdo gjë që them tash mundem të i dëshmoi edhe me dëshmitar po ashtu edhe dëshmi(kamera inqizime ,deshmitar e dokumenta me vul shteti). Moti koh jam në këtë faqe por për të shkruar sot më bëri qajo vjehrra qe tha SE me qdo kush kam me i organizu djalit një femer që me e nda prej nuses. Sikur qifti i kesaj ger***** plak(po e quaj edhe unë kështu sikur reja e vet) nga organizimet e një ksaj sod un jam mbet invalide. Kam qen e martuar, me ish burrin kemi qen në shkoll te mesme me një klas, bashk jemi rrit dhe në moshën 19 vjeq jemi martuar. Asnjëher ish vjehra jeme nuk më ka dasht ngaqe skam qen e bukur si djali i saj dhe SE djali i saj (ish burri im)ka gjen i gjat 1.89 e un e shkurt 1,63. Kjo gjë shum i ka pengu ish vjehrës dhe me qdo kusht ka bër qmos për me na nda, ka organizu shum qka kunder meje deri ku ka arrit ne ate pik që ka desht mja mshu djalit tim me biciklet vetëm që me më lajmeru mua në polici kinse un e kam maltretu djalin. Kur ka desht ajo me ja mshu djalit Tim un jam hyp permi djal dhe për fat të keqe më ka Kap me ATE biciklet mua në shpind. Aty me jane demtu unazat dhe për ATE sot un jam mbet invalide. Kam pas dy deshmitare që e kan pa këtë rast ka qen një turke dhe nje serbe. Me kan than me shku ne polici por un nuk kam dasht edhe pse kam pas deshmitar. E kam hesht rastin. Ngaqe jetoi ne perendim e kam dit SE rasti ka me u Publiku dhe ka me u perfol nacionaliteti (mentaliteti i vjehrave shqipëtare) dhe sot Ende nuk e DIN askush POS gruaja e ish burit Tim(nga që kam shum raporte të mira me ish grun e burrit). Në atë minut kur e kam kuptu SA është Puna kam mar djalin dhe kam shku në një shtëpi te grave bashk me djalin. Më pas më kan dergu në një Institution të nënave me fëmi sepse ne gjygj ish vjehra ka deklaru kinse un nuk di te laj te gatuaj te kujdesem per djalin e kesi gjëra. Dy vite rresht kam qendruar ketu dhe jam percjell në maksimum per qdo HAP. Kur jam dal prej aty kam mar një certifikat që nuk është ashtu siq kan deklaru ne gjygj. Mi kan fallcifiku dokumentat për me ma mar djalin nuk ja kan arrit qellimit. Dy her ma kan mar djalin deri SA rasti esht hy në Interpol. Nuk kan LAN sen të keqe pa me BA (ngaqe kam hik me pas ish burri ka BA shum keq në mua). Un ika prej asaj shpije por qajo vjeher i martoi masanej edhe dy djem të tjer prap edhe me nuset e tjera i doli pun e Probleme. Në regull edhe Pse unë e njof mir veten time por ja qe po e pranoi se paskam qen e keqe e me tana te keqiat un. Por si esht e mundur që të gjitha nuset që i mori ajo të gjitha i dolen të njeita. Prap edhe gruan tjeter që mori ish buri edhe ajo i doli e keqe dhe me të njejta gabime, neve nuk jemi motra qe me pas te njeiten edukat dyjat. Sot un kam shum raporte të mira me gruan e ish burit Tim. Me tregon gjithqka dhe betohem ne zot qe ka ndodh shpesh i kam ndihmu njerkes SE djalit tim sepse vjehra esht duke bër të njeitat gjera edhe me këtë. Imagjinoni nje nan e shpis i bën bu*** me djal me nuse me nipa e me tana. Hiq me larg SE natën e vitit të ri ish burri ka tentu me ik prej ksaj bote nga që e ka lodh nana e vet psiqikisht Duke i than spo e du nusen. Nusja jote kshtu e mtha e te thash. Me thuani ju qfar nane është ajo që djalin e vet e bje në atë gjendje, ja ka lodh trunin e ka tranu djalin e vet me fjal. Sot njëri djal ia mer dr*** njeri ka desht me ik prej ksaj bote e tjetri i ka BA ndeshje i ka mbet invalid ashtu si që më ka lën mua. Zoti është i plotfuqishem dhe herdokur mer hak për atë që i është bër padrejtësia. Sot un jam e qet e lumtur kam djalin si ylli e fëmija i saj po perdor gjithqka. Kshtu që edhe ty moi vjeher qe kishe than para do dite SE do i montoi qmos vetëm për me e nda djalin prej nuses, të jesh e bindur SE vetëm fëmiut tënd je Duke ia bër të keqen dhe jo të tjerve. Sepse Nusja do të dalë nga shtëpia por djalit do i mbetet nëna e njeit. Me falni qe e zgjata por keto ishin vetem 10% qe tregova te bëmat e një vjehre shqipëtare(dasht i lumi Zot e i udhezoft e MOS i lasht kështu të prapambetuna). Me falni edhe për gabimet që kam bërë në shkr**in tim ngaqe Duke shkruajtur këtu u ktheva mbrapa dhe perjetova dhimbjen, sikur po më ndodh e njeita gjë prap. Kshtu që kam një lutje tek të gjith vjehrat kur e dini veten qe sjeni kerkah MOS i martoni djemt po leni qobana blenjauni do dhen edhe qoni me dhen e me dhi. Për fund kam edhe një lutje për të gjith lexuesit, që kur ta lexoni këtë postim të bëni i nga një lutje për mua dhe djalin tim, që djali im (tani 13 vjeq)të bëhet i zgjuar, të dij qfar po don, pa i treguar askush SE qfar ësht e mir e qfar e keqe. Dhe mua MOS me bëft zoti nje vjeherr shtrig që me ja pru punen djalit Tim me pas mendime me ik prej ksaj bote. Kalofshit mir zoti u dhasht të mirat dhe rehati në familjet e juaja.