fbpx
te martohemi thjesht per letrat

Vendosem te martohemi thjesht per letrat, tash jam dashuru ne te dhe kemi maredhenie si cift, por Ai…


Vendosem te martohemi thjesht per letrat, tash jam dashuru ne te dhe kemi maredhenie si cift, por Ai… – Pershendetje jam nje vajze 28 vjece kam ikur shume e vogel nga shqiperia dhe jetoja ne greqi me familjen time. Para disa kohesh vendosa te shkoj ne angli vetem per pune ekonomike. Para se te shkoj kisha njohur nje djale qe jetonte ne angli. Shkova e takova per disa dite dhe kur erdhi dita per te shkuar ne greqi i thashe qe dua te vi te jetoj ne angli por dua te me ndihmosh per te gjetur shtepi dhe pune. Ai me tha hajde rri me mua tek shtepia ime (jetonte vetem). Pastaj u ktheva prap ne greqi dhe vendosa te iki ne angli per gjithmone. Kur shkova ne angli me ndihmoi shume per punen e letrave. Jetonim ne nje shtepi dhe ishim shume mire me njeri tjetri ai bente cdo gje per mua me respektonte sa ska. Erdhi dita me gjeti dhe pune. Une ndihesha shume e sigurte dhe shume e qete me ate kishte nje menyre qe me qetesonte aq shume. Ai nuk kishte letra dhe une vendosa ta ndihmoj ate sepse doja ta falenderoja per cdo gje qe beri ai per mua dhe vendosem te martohemi por thjesht per letrat. Kaloj koha dhe une fillova te ndihem ndryshe per te fillova ta dashuroj. Deri sa nje nate kur u ktheva nga puna u shtriva per te fjetur dhe e perqafova dhe i thashe zemer. Ai e degjoi dhe diten tjeter me tha se e kish degjuar dhe me tha dashuria eshte e bukur ne fillim por fundi esht gjithmone i hidhur nuk dua te te bej te vuash sepse ti me ndihmove shume dhe dua gjithmone te flas me ty prandaj me mire te rrime shoke. Qe ate dite ne nuk flejme me bashke edhe pse jetojm ne te njejten shtepi edhe pse kemi maredhenie si cift. Un shume here behem xheloze por perpiqem te mos e tregoj. Dhe ai shume here e kam kuptuar qe behet xheloz por nuk e tregon nga ana tjeter thote ne jemi shoke. Nuk e do se si te veproj sepse akoma ndihem e dashuruar me te edhe pse ai perpiqet te me bej te ndryshoj ndjejat e mia. Me jepni nje mendim ju lutem!