fbpx

Vellaun tim e lendui droga , Ishte vetem 20 vjeq kur…


Vellaun tim e lendui droga , Ishte vetem 20 vjeq kur – Dukeshim si një familje shumë e lumtur sa për sy e faqe, deri në momentin që zbulova se vëllai im ishte konsumator i rregullt i kokainës. Vallai im ishte vetëm njëzet vjeç kur vdiq nga mbidoza e drogës. Ai nuk shkonte as në shkollë dhe nuk punonte. Gjente vende pune, por e largonin nga puna meqë shkonte i pirë. Për këtë fakt, grindeshim shpesh pasi ai punonte dhe prapë lek u kërkonte prindërve. Ka punuar edhe si kamerier, edhe në një lavazh në lagje, por prapë nuk sillte lek në shtëpi. Kur ishte më i vogël, vëllai im kishte sjellje negative, të tipit; grindej me shokët, kishte rezultate shumë të dobëta në shkollë dhe për katër vite bëri klasën e parë. Mua më çudiste fakti se si mund ta mbanin mësueset në klasë dhe ai përsëriste klasën. Një mbetës dhe problematik, sërish problematik do të jetë edhe për brezat në vazhdim, nuk ka për të ndryshuar. Mësueset kot e mbajnë mbetësin derisa të bëhet gjyshi i klasës. Në moshën dhjetë vjeçare vëllai im sërish në klasë të parë. Ky është kulmi. Këto mësuese i hapin probleme vetes dhe nxënësve të tjerë të cilët do marrin shembull të keq nga ky mbetës. Vëllai im ishte po ai prishës i qetësisë së klasës gjatë orës së mësimit, po i njëjti mbetës. Për të mundur të kalonte, prindërit e regjistruan në një shkollë private dhe ai mbeti po ai mbetës, thjesht rrinte urtë dhe merrte shkollën. Po, shkollën e mori, por për të mësuar nuk mësonte aspak. Dhe kjo gjendje kështu thjesht sa e rëndonte vëllain tim, pasi po e përkëdhelnin duke e përkrahur në budallallëkun e tij.Unë, edhe pse isha më e vogël se vëllai, e kuptoja se me gjithçka që po bënin për të mirën e vëllait, në fakt po e dëmtonin më shumë. E prishën më keq. Vëllai kur ishte i vogël, pinte cigare fshehurazi prindërve. Unë i thoja shpesh se “kam për t’u thënë prindërve”, por ai gjithmonë më rrihte dhe më thonte ta mbyllja gojën. Nuk mund të rrija në një dhomë me të pasi vinte erë duhani në dhomën ku ne flinim gjumë. Ai gjatë gjithë natës rrinte në dritare dhe pinte duhan. Unë isha e vogël dhe kisha ftohtë. Mbaj mend një herë, ishte shumë ftohtë dhe vëllai kish lënë hapur dritaren që të dilte hera e duhanit, të mos e merrnin vesh prindërit që ai pinte. Atë natë, e mbaj mend ishte në ditët e fundit të vitit, nuk kishte ardhur ende 31 dhjetori, unë u sëmura. Ishte viti i ri i parë dhe i vetmi që unë kam kaluar me temperaturë. Ka qenë në vitin 2002-2003.Digjesha flakë. Kjo e gjitha për shkak të vëllait që kish harruar dritaren hapur dhe unë u sëmura. Vëllai gjithashtu nuk hante fare. Kishte filluar të dobësohej jashëzakonisht shumë. Unë isha shumë më e vogël se ai, kishim rreth tetë vite diferencë, por e kuptoja që diçka nuk shkonte me të dhe nuk dija si ta ndihmoja. E shihja shpesh të turbullt dhe nuk dija ç’t’i bëja. Po t’u thoja prindërve, ai më bërtiste dhe më gjuante. Një ditë e pashë që në xhepin e pantallonave vendosi një qeskë të vogël me diçka brenda. U habita dhe e pyeta se çfarë futi në xhep. Ai m’u përgjigj: “Miell të bardhë”. Pasi iku vëllai, e pyeta mamin se për çfarë e donte miellin vëllai me vete. Mami u xhindos, u bë shumë keq, mori babin në telefon dhe i tha të gjitha çfarë i thashë unë. Ishte sikur të isha para gjykatës. Ishte e tmerrshme. Prindërit më pyesnin, unë nuk dija ç’t’u thoja, isha për herë të parë në vështirësi, nuk dija ç’të bëja. Më dukej sikur kisha gabuar që u kisha thënë për vëllain. Po nëse nuk do të ishte e vërtetë? Po nëse vëllai më kishte gënjyer dhe ishte tallur me mua? Ajo ka qenë dita më e tmerrshme e jetës sime, nuk isha ndier kurrë më parë në faj dhe nuk e dija se për çfarë e gjykoja veten. Kishte vëllai im faj, apo jo?Kur erdhi vëllai në shtëpi, plasi sherri. Prindërit filluan t’i bërtisnin, mami qante dhe i bërtiste se përse kishte hyrë në atë rrugë pa fund, kurse babi i dha një me doreë. Ishte gjendje alarmante. Babi dhe vëllai filluan të grushtonin me njëri-tjetrin dhe unë isha shumë e frikësuar. Isha shumë e vogël dhe vetëm qaja. Dola me lendup nga shtëpia dhe i thashë një komshiu të vinte dhe të hiqte babin nga duart e vëllait, pasi të dy u gjakosën.Pasi u qetësua gjendja, në fakt nuk pati qetësi hiç fare pasi vëllai iku nga shtëpia. Pasi iku vëllai nga shtëpia, babi i tha: “Mos u kthefsh kurrë”. Këto ishin fjalët e fundit të babit dhe përplasja e derës ishte e fundit nga vëllai. Unë e mami vetëm qanim. Unë qaja se nuk kuptoja gjë. Mami qante se vëllai kishte marrë një rrugë tashmë të pakthyeshme dhe pa fund. Për rreth katër ditë vëllai nuk u kthye në shtëpi dhe prindërit katër ditë nuk kanë vënë gjumë në sy. U krijua një gjendje shumë e keqe në shtëpi. Vëllai nuk u përgjigjej thirrjeve që i bënin prindërit, as kushërinjve nuk ua hapte më telefonin. Zërin e vëllait për herë të fundit e dëgjuam kur bërtiti gjatë grindjes me babin e që atëherë ne nuk e kemi dëgjuar më zërin e tij. Pas katër ditësh në familjen tonë erdhi policia. Unë u frikësova. Mendova mos do më quanin fajtore të grindjes mes vëllait dhe babit. Isha vetëm dymbëdhjet vjeçe…Policia tha se e kishte gjetur vëllain tim dhe u tha prindërve të shkonin ta merrnin. Mami dhe babi filluan të qanin. Unë nuk e kuptova se përse, pasi vëllai do të kthehej në shtëpi, por vëllai erdhi i vdekur në shtëpi. Pasi kishte konsumuar mbidozë droge, ai kishte humbur jetën. Kur e pashë, ishte hera e parë që shihja një të vdekur dhe ngriva në vend. Kalova një gjendje shoku. Për rreth një muaj nuk isha në vete. Prindërit në çuan te një psikolog, pasi unë fillova të flisja me vete sikur e kisha vëllain aty. Tani jam mirë, sigurisht. Kanë kaluar vite që nga kjo ngjarje dhe mua ende më ka mbetur peng se përse ua tregova prindërve ç’më tha vëllai atë natë. Mbase ajo ishte një sjellje adoleshenësh dhe mbase ai do të ndryshonte kur të rritej edhe pak. Mbase, mbase, mbase, mbase kaq ishte jeta e tij, kaq ishte e shkruar për të jetuar ai, por pati një fund të hidhur…Nëpërmjet kësaj historie dua t’u bëj thirrje të gjithëve të mos bëhen të varur nga lloje të ndryshme drogrash. Jeta është e shenjtë. Nuk shijohet jeta duke u dehur, por duke e ditur se çfarë të bën dëm për shëndetin, që të mos e konsumosh kurrë.Vellaun tim e lendui droga , Ishte vetem 20 vjeq kur