fbpx
Vajzen time ja kam fal motres,tash qe vajza u rrit po du me i tregu se po me dhem shpirti,por motra nuk po me lejon...

Vajzen time ja kam fal motres,tash qe vajza u rrit po du me i tregu se po me dhem shpirti,por motra nuk po me lejon…


Vajzen time ja kam fal motres,tash qe vajza u rrit po du me i tregu se po me dhem shpirti,por motra nuk po me lejon…-Pershendetje histori te jetes… desha ta ndaj historin tem qe me lot ne sy e me dhimbje te madhe po e shkruj dhe me pendim shume te madhe sepse nga njehere njeri gabon edhe mavon i kujtohet se qfar gabimi ka bo edhe sa dhimbje e ndjen pasi qe e bon at gabim. Jom nje gru 44 vjeqare edhe jetoj ne Gjermani. I kam 2 femije, 2 djem por realisht i kom 3 sepse me heret une e kam lind nje vajze po kur t’eshte njeri e re mendon qe mundet me bo qka te dush pa pasoja. Historia jem fillon kur i kom pas 18 vjeqe. Isha motra ma e vogla prej 5 qikave edhe normalisht ne boten e shqiptareve per me bo femije duhesh me qene e martume po une mbeta shtatzane pa martes. Mbeta shtatzane me dashurin e par te jetes po nuk u martuam kurr edhe nuk e ka dit askush per shtatzanin tem perpos motra e madhe sepse ajo kish me vite e vite qe ish e martume po Zoti nuk i falke femije. Ajo me premtoj qe nese nuk du une tjert me mar vesh per shtatzanin tha falma mu qiken e une ta rriti edhe e sheh tu u rrit ne durt e sigurta edhe ashtu vendosa. 9 muj dit e mbajta shtatzanin e msheft,ndoshta te kjo pjes shumica do te mendoni se si eshte e mundur ta mbaj te mshefte per 9 muaj , po sepse deri ne muajin e 7t as nuk u verejsha qe jam shtatezen sepse kam qen person kogja i plote dhe pas muajit te 7t i vesha disa gjera te gjera, kohen e fundit me shum isha tu bujt te motra shumicen e kohes tu u mundu qe me mshef barkun me tesha te gjana edhe me tesha ku nuk me vrehet barku shume edhe kur em erdh koha me lind ne momentin e par si ka dal qika jem ja kom jep motres ne dore. Ajo prej asaj dite e ka marr edhe e ka rrit. Vajza nuk e din qe une jam nana e saj biologjike ajo me llogarit mu sikur teze edhe me drejtohet me emer teze. Kur vjen me nejt shpirtin ma than sepse me ngjan krejt mu eshte temperamente sikur une, kokforte, e bukur.. i ka shume aspekte te mija qe nuk i ka motra jem edhe shpesh her ma bon teze ma shume tkom perngja ty me pamje se mamit tem. Oo shpirtin ma keput kur te nij qishtu tu mthon sepse du me perqaf du me afru edhe mi thon ooo jemja jee bre evlad e jemja po skom forc skom fuqi. I kom edhe dy djemt me burr edhe burri nuk din kurgjo per kete pun, kom shum frike qe ndahet prej meje nese e merr vesh edhe mendon qe une kom qene e dalt fare siq thojn shqiptart per arsyje qe e kom lind nje femije jasht marteses. E kom nje bindje qe her do kur vajza ka me marr vesh qe eshte e jemja edhe ka me ma marr inati sepse tasht u rrit i ka 26 vjet u bo ne mosh te marteses u bo ne mosh per mu bo nane vet edhe mundet me dit qfar dashnije eshte per femije kur tbohet nane vet. Jom shume ne hall sepse nuk di qysh me afru edhe me marr prap afer vetes sepse jom pendu qe i kom humb gjith keto vite. Jom pendu qe gjith keto vite ma shume me ka interesu qfar mendojn tjert se sa lumturia jem, u desht me qit qiken tem tparen e mos me ma ni qka thot hasani hyseni po me vazhdu qashtu nje jete me qiken tem pa marr parasysh edhe pse baba i qikes tem ska desht me ni per to kur e ka kuptu qe jom shtatzan. Ne minutin qe i kom tregu qe e mbaj femijen e tij ne bark me pat thon osht femije kopil sosht i jemi bo qka dush me to the qafen me gjith to edhe kurr ma ne kontakt su ra me dit a e kom lind a jo u pat zhduk prej jetes tem komplet, per ata edhe jam martu tani menjeher me burrin qe e kam sot me msit sepse kisha frike qe kerkush sme merr pasi qe nuk e kisha virgjerin ne vend. Te na shqiptart osht shume mentalitet i keq qe mendojna shume per mendimet e tjereve edhe e lajm veten ne balten ma te madhe qe egziston sikur une qysh e kam fal qiken tem motres tem dhe sot vuj per me ja nuhat aromen e flokve kur teshte ne gjum, vuj qe skom mujt me i ndihmu me i marr hapat e par ne jete ose diplomen e par ne shkoll… kam humb shume nga jeta e saj edhe du me plas kur te mendoj se qka kom bo me kap nje ankth nje anderr e keqe mdoket qe jom tu e perjetu. Nuk ka dhimt ma tmadhe se me desht evladin prej distance edhe mos me mujt mu afru e me puth e me afru sikur femijen ton. Une i kom edhe dy djem amo vajza ma kall shpirtin sepse e shoh sa shume bon mas motres tem kurse djemt nuk jau nin shume i harrojn 8 marsat i harrojn ditelindjet nuk i kushtojn rendesi detajeve po veq kapercjen qashtu si pa kry. Kom vendos mi tregu une vet qe jom nana e saj po spom len motra po thot mos gabo se kjo vun me pas moter e vlla e kur te merr vesh qe i ka dy vllazni mharron mu e vjen me ty po une po i thom motres qe seshte qashtu. Po thot nese i kallxon une kom mu qu me i kallxu krejtve qe qiken e ke bo jasht martese edhe kom me shpif shume sene per ty sepse ski drejt ti me ma marr lumturin mas 26 vite kur une ty tkom mbrojt prej rrethit ton edhe se ka marr vesh kerkush qe je kon shtatzan jasht martese. O luft pe qojna mes vete spo di as vet qa me bo a me i tregu vajzes tem qe eshte e jemja apo me shujt e me vujt ne heshtje per shkak te motres qe me kercnon vazhdimisht edhe me thot te lajmeroj ne polici ta boj kshtu ose ashtu. Njeri nuk din se qfar me bo ne kete situat ju kisha lut mem tregu pak a shume se qysh kishit vepru ju po tishit ne vendim tim.. faleminderit