fbpx
Unë jam një krijesë shumë e poshtër. Unë jam një femër shumë e ulët. Unë jam një

Unë jam një krijesë shumë e poshtër. Unë jam një femër shumë e ulët. Unë jam një…


Unë jam një krijesë shumë e poshtër. Unë jam një femër shumë e ulët. Unë jam një…-Jeta dhe rastësia janë të çuditëshme. Një ditë të shtune, në tregun e një qyteti Italian, dëgjova një vajzë që foli shqip. Bisedonte me një vajzë tjetër për të blerë gështenja por shoqja i tha se nuk kishin ku ti piqnin. Kur i fola se mund ti ndihmoja unë më shikoi si me frikë dhe u largua pa me folur, por nuk e harrova. Gjeta gjurmët e saj dhe e përshëndesja çdo rradhë që e takoja. Pas shumë lutjesh dhe kërkesash ajo pranoi të pinte një kafe me mua dhe të më fliste për jetën e saj. – Më thërrasin Laura, – filloi ajo, – dhe jam e detyruar ta pranoj këte emër. – Do doja të më thoje pse je e detyruar ta ndërrosh emrin, – e pyeta unë. – Një histori e gjatë miku im, – tha Laura. – Më fal! Mos vallë bëra gabim që të quajta “ miku im “! – Jo Laura, – i thashë unë. – Ne tani jemi miq. Në dhe të huaj të gjithë shqiptarët janë miq. Aq më tepër se ti pranove të flasësh për jetën tënde para meje dhe e meriton sinqerisht miqësinë time. – Mos u ngut, – më ndërpreu Laura. – Unë nuk jam më një njeri që ta meritoj miqësinë tënde por as shqiptarët, në dhe të huaj, nuk janë të gjithë miq. Unë nuk meritoj miqësinë e asnjeriu. Unë jam një krijesë shumë e poshtër. Unë jam një femër shumë e ulët. Unë jam një ku**ë rrugësh. – Prit Laura, – e ndërpreva edhe unë. – E kishim fjalën te emri yt. – Vërtetë do keshë durim të më dëgjosh! – Ndërsa mua më vjen keq që po të detyroj ta zgjosh të kaluarën tënde dhe kjo ndoshta të sjellë shumë dhimbje. – Jo miku im. Kur bisedon me një mik atëhere edhe dhimbja ndahet përgjysëm dhe ndoshta do ta përgjysmoj peshën e rëndë që mbaj në zemrën time. – Mua po më duket se po më vlerëson shumë. Laura. E ashtuquajtura Laura ktheu kokën anash sikur donte të bindej se nuk e shikonte askush. Mezi e kisha bindur të bisedonte me mua. Kishte një frikë të madhe në shikimin dhe sjelljen e saj pavarësish se i isha betuar disa herë se askush në botë nuk do ta mësonte takimin dhe bisedën tonë. Ishim pra të bindur se nuk na kishin diktuar por Laura nuk çlirohej dot nga frika. – Edhe unë isha një vajzë, – foli ajo pasi e kapërceu goditjen. – Ndoshta edhe isha e bukur. – Ti je shumë e bukur Laura. – Jo miku im. Unë nuk jam më e bukur por… Iku jeta ime. E pra isha edhe unë një vajzë plot me ëndërra të bukura dhe doja të fluturoja si një flutur në rrugën e jetës time. – Fluturat janë gjithmonë të bukura, – i thashë unë. – Por janë budallaqe. Ashtu edhe unë fluturova rreth flakës së qiriut, duke shpresuar se ajo flakë ndriçonte rrugën e dashurisë sime me dritën e saj, por u mashtrova, rashë në flakë dhe u dogja. – Mos e bëj tragjedi Laura. – Isha pra një vajzë e pafajshme që u njoha me një djalë dhe kujtova se jeta kishte rezervuar për mua një lumturi përrallore. E dashurova si e çmendur dhe i dhurova gjithçka deri sa u gremisa. Nuk e besoj se ka tragjedi më të madhe në jetën e një vajze sesa shkatërrimi i ëndërrave të saj. – Si e njohe? – Ç’vlerë ka! Kur një vajzë dashuron i qërrohen sytë. Mu lutën prindërit. Mu lutën prindërit e mi të shtrenjtë por unë u bëra karagjoze. Ua përplasa në fytyrë injorancën time se gjoja isha e rritur dhe se dija dhe doja të vendosja vetë për jetën time. Isha çmendur por e bindur se isha e dashuruar. Babai im, që më donte shumë, kishte varur kokën ndërsa nëna ime e dashur më luste që të qetësohesha dhe ta njihnin djalin. Ata nuk e njihnin djalin dhe dyshonin se ndoshta më dërgonte në Itali për ku**ë. Hodha shqelma si mushkë se po ofendonin njeriun që më dashuronte aq shumë. Përsëri heshti Laura dhe fshiu sytë. Desha të shtrija dorën dhe ta përgëdhelja. – E harrove kafen, – i thashë për ta qetësuar pak. – Më fal miku im, – tha ajo dhe mori filxhanin. – Djali më kishte bërë një foto dhe më përgatiti pasaportën me vizë të gatëshme për Itali. Më tha se në Itali ka plot gjëra të bukura dhe kujtova se do të fluturoja edhe unë në këte botë përrallore. Ika nga shtëpia si e tërbuar. Kur po hypja në makinën, me të cilën më priste mashtruesi im, ktheva kokën dhe… Nëna, vëllau dhe motra e vogël po qanin te pragu i derës ndërsa babai po më vështronte nga dritarja. Për herë të parë ndjeva dobësi dhe isha gati të kthehesha por ai më rrëmbeu si huta zogun. Laura u ndje shumë keq dhe filloi të qante. Kësaj rradhe ja përgëdhela kokën dhe u mundova ta qetësoja sido që edhe vetë ndjehesha shumë i dobët. – Ika, – vazhdoi Laura. – Ne vajzat e Shqipërisë jemi të mallkuara. Për pak ditë mu duk se vërtetë fillova një jetë të bukur dhe ndjehesha e dashuruar por shumë shpejt djali filloi të ankohej se ishte ngushtë nga ana ekonomike. Më ra so bombë kur më tha se duhej të dilja në rrugë e të fitoja para për të jetuar. Nuk pranova në asnjë mënyrë me lutjet e tij dhe filloi të më kërcënonte. Dhuna psikologjike filloi të shoqërohej me maltretimë fizike që bëhej çdo ditë dhe më e rëndë. Kur më goditi me me doreën e parë më rrëzoi përtokë dhe mu duk se do vdisja por shpëtova. Nuk e gjen gjë gjënë e keqe. – Më fal Laura! A nuk kishe mundësi të largoheshe prej tij apo të ktheheshe në shtëpi? – Jo! Mi kishte mbyllur të gjitha shtigjet. Jo vetëm se më kishte paralajmëruar hakmarrje të tmerrëshme por nuk më linte në xhep asnjë qindarkë. – Pranove! – U detyrova. Dhimbjet shpirtërore e fizike më përulën. – Kështu vazhdon? – Prit! Pasi kalova gati gjysëm viti ai solli në banesë edhe një viktimë tjetër si unë. Shpërtheva duke u munduar të mbledh thërrimet e ndërgjegjies njerëzore që më kishin mbetur por… Më shiti. – Ndoshta ke mundësi…! – Edhe më keq. Krimineli i dytë ishte edhe më katil. Kam vdekur miku im. – Më dëgjo Laura. Këto ditë do kthehem për Shqipëri. Bëjmë një plan sekret dhe eja me mua. – E pamundur! – Do ti paguaj unë shpenzimet e rrugës. – Të falemnderit miku im. Nuk më shpëton dot. Nuk ka zot në botë që më shpëton mua. Unë e kam të mbyllur rrugën e jetës time. Unë nuk kam më asgjë në këte botë. Unë nuk jam as ku**ë. Unë jam një sk***e e shitur në tregun e zit ë prostitucionit dhe nuk kam asnjë të drejtë njerëzore. Unë i kam poshtruar prindërit e mij dhe nuk kam as fytyrë tu kërkoj falje. Nuk kam më as emër, as prindër dhe as atdhe. – Ti do më japësh adresën dhe unë do ti bind prindërit tu të falin. – Por nuk e bind dot sk***opronarin tim të mos hakmerret mbi njerëzit e mij të dashur. Më kërcënon se do të rrëmbeje motrën time të vogël dhe se do na fshije rracën time nga faqja e dheut. – Të mundohemi për ta gjetur një zgjidhje. – Jooo! Kriminelet nuk e njohin as mëshirën dhe as drejtësinë. Iku jeta ime. Nuk ka më asnjë zgjidhje dhe rrugë shpëtimi për mua. Bota shpirtërore e saj ishte shkatërruar. Enderrat për dashurinë kishin rënë në një greminë të thellë dhe i kishte mbuluar poshtrimi. Nuk i duhej më as jeta por e mbante gjallë dashuria e mohuar për njerëzit e gjakut të saj dhe qetësonte dhimbjen në lotët që shpërthenin duke ravijëzuar faqet e saj të bardha. Shkruar nga Hysen Kica