fbpx
s'kam qef

Une jam Burri e s’kam qef me bo fort mas Grus se lazdrohet, tan kohen e kam tradhtu mbas shpines por tash…


Une jam Burri e s’kam qef me bo fort mas Grus se lazdrohet, tan kohen e kam tradhtu mbas shpines por tash… – Pershendetje deshta me shkru edhe un historine teme edhe pse nashti keni mem ofendu. Jam djal 28 vjeqar qe kur i kam pas 20 vjet ja kam nis me dal me femra here me njonen here me tjetren se jam bukurosh e femnat ma t’bukura m’kan lut mu normal un si kam refuzu asnjo. Kur i bona 24 vjet ne ate kohe e kom taku nje qike o si engjull u kon e bute e bukur shum po edhe e marrshme qatu si e kam pa jam pas dashuru n’to m’ka bo zemra verr. Hala nuk kisha pa femer ma engjellore edhe shum e veqante. Ajo s’ma futi aq e une nuk isha msu ashtu bash me erdh inat qysh me refuzoi e t’ja kom msy s’ju kom qkap derisa e binda me ma jep nje mundsi bile me fol e shum serioze u kon me menxi e pata bind me fol. Ajo u kon qika ma e ndershme qe kom taku najher ne jeten teme e un e binda me fol me u lidh me mu se u paraqitsha si melaqe para saj kishe jam serioz e nuk e kqyri kerkan. Kur dilsha me to e ulsha kryt kishe nuk kqyri tjera. Tan kohen e kam tradhtu e kam sakatu mbas shpines i kom bo dredhina, se ne ate kohe kam punu marketet e Kosoves ne teren edhe aty full femna veq i ndrrojsha. Dy telefona i kam pas njonin e majsha para saj a ate tjetrin qe folsha me tjera e mshefsha banese. Ni dite njona sum dul takim e tu bona nervoz pa m’pas faj ajo hiq si jam ardh prej pune i kam ra, gjith nervozen n’to e kom shfry edhe pse ajo nuk kish faj sen. S’kom lon te zeze pa ja bo ajo veq kajke e durojke qashtu zemren ja kam plas pa pas pike faji. Po shum um ka desht kaniher thom mos jom hi gjynah me to po sdi apet s’ma nin aq. Mi pat fal krejt edhe nderin e saj un kom pas me marr per gru mu feju me ta ama vitin e fundit jam sill me to si mas miri e merrsha me tmire se qashtu e pata planin. Sa here kam ardh prej pune kam dal veq me to per me bind qe po e du edhe e kam desht boll amo femnat tjera smuj me i refuzu une se plot bukuroshe um lusin mu edhe une jam burri e s’kam qef me bo fort mas grus se thojsha mos po lazdrohet tani ajo. E gjith i kam nejt ftoft tu mundu qe mu afrohet ma shum ajo veq shkojke tu mu larg mu. Msheft e kam pas bo planin me shku me shok deti 3-4 dite me tradhtu po ajo u kallxu e meqme e ma nguli m’tha jom lodh mo prej dallavereve tua s’po te besoi mo ma boni 8 me 2 fort, m’pat ardh inat se un jam msu me jau ngul tjerve jo dikush mu. Dy vjet jan bo qe jam nda me ta e kam dal ton kohen here me bionde e here zeshkane po me desht dikan per srz hiq spo muj e du kerkan ma. Qetash i kam bo do vjet krejt po m’thojn gjojke dikon rahatohu. Nuk di qka u bo a m’ka mallku dikush se spo muj e du kerkan mo edhe s’po gjaj qike si ajo mo as spo muj e du kerkan nashti m’ka mallku dikush ose nashti jom hi gjynah me to edhe pse mu kurr s’ma ka ni thojsha hajt se e gjen tjetrin nuk jet keq. Qa po thuni ju o lexues te ksaj faqe komentoni shlir tybe se mu s’ma nin.