Une e di sekretin e babit qe e tradhton mamin, dua qe t’ia kthej pa e marr vesh mami…

Une e di sekretin e babit qe e tradhton mamin, dua qe t’ia kthej pa e marr vesh mami… – Mirmrama faqe e nderuar dhe fansa, ju lutem anonim!! Jam nje vajz e re, kom lind ne gurbet dhe jam rrit ktu, po me gjtih at nuk e kom hup mentalitetin, traditat dhe rreglla shqiptare. Un e kam ni hall shum tmadh. Babi im e tradhton mamin, e kom zbulu qe shum vite, por nuk di si te ja baj kesaj pune. Nuk dua qe te ja prishi emrin e familjes per shkak te gabimev te babit. Ai del gjdo nate, harxhon pare shum, nuk kujdeset per familjen ne asnje menyr. Eshte shum keq te flasesh kshtu per prinderin, sepse ai mka dhan jet, po nuk muj me kuptu se qka I mungonte tek familja jon per te kerkuar diqka tek nje tjeter femer. E ka nje familje te mrekullushme, femij qe asnjiher nuk I kan mungu per respekt, nje bashkshorte qe gjithmon I ka ndejtur pran, ne gjdo rast, ne te miren dhe ne keqen. Nuk mundem ta besoj se qfar ndryshim ka pasur jeta ime ne kto vite, shkaku babit tim. Ndonjeher mendoj qe ta them te verteten, qe le ta din e ter bota se qfar personi I keq asht bere, por gjdo here ndalem dhe mendoj: po tani? Qfar do te ndodh me ne? Mami qka do te ben? Por un? Kush do te me don kur ta din se qfar prinder kam pas, do te mendojn te gjith se edhe femija e ti jan ashtu. Mendoj dhe qaj, gjdo nat. Jete ime esht tu u prish, nuk mendoj ta gjej dashurin e jetes sime sepse jam e sigurt qe nuk do mundem ti besoj asnje mashkullit. Do ta kem ket frik pergjithmon. Jam shum autonome, si un si vllezerit dhe motrat e mija, i kemi ber te gjitha vet sepse po ta pritem babin, ne dit te sodit sdo te kem as buk. Te gjitha i berem vet, shkolle, punen etj…pa ndimen e ti, ndodh shum her qe kerkon pare per duhan, muzika, lojna.. po sipas mendimit tim te gjitha paret shkojna tek ajo kurva. Nuk me pelqen te perdori ksi fjali, po besoj qe nje person qe e shkatrron nje familje nuk mundet te quhet ne nje menyr tjeter. Kur punon, te gjith rrogen e hup Brenda pak orev, dhe kur ta pysim: po rroga jote? Aty fillon te bertet qe ka shum shpenzime aj, si duhani, si benzina…Gjera ma e keqe eshte se aj e din se e kam zbuluar sekretin e vet. I kerkova ta nderprendte lidhjen me at gru, qe te kthehet nga familja dhe qe un nuk do te tregoj kurr diqka asnje personit, por aj nuk deshti. Me rrahi sa mujti nje nat kur i thash se do ta tregoj te verteten te gjithve dhe do te ja hupi krejt ftyren dhe nderin. Por ashtu nuk ndryshoj asgje. Mbi te gjitha babi im pretendon respekt si te ishte nje zot shpije model, kur ne fakt nuk vlen as sa nje 0. Nuk di qka te bej, dhe kujna ti tregoj. Ju lutem kerkoj ndim nga ju. Jam shum e re, dhe femen.. ne te gjith e dim sa rendesi ka fjal e vajzes ne Kosov. Ju kerkoj falje nese ju kom lodh me hallet e mija, por gjdo dit lexoj historit e tjerve dhe me shkoj mendje te shkruaj dhe un. Faliminderit per mirkuptim.