U ndava por lash vajzen, tash jam ne lidhje me nje djal qe ka pranu edhe vajzen, por ish Burri prap... | Histori Të Jetës

por lash vajzen

U ndava por lash vajzen, tash jam ne lidhje me nje djal qe ka pranu edhe vajzen, por ish Burri prap…

U ndava por lash vajzen, tash jam ne lidhje me nje djal qe ka pranu edhe vajzen, por ish Burri prap… – Pershendetje histori te jetes respekt per te gjith ata qe komentojn e japin keshilla e kritika. Desha te.mbetem anonime edhe un. Historia e jetes time filloi ne moshen 21 vjecare kur un njoftova nji djal ne vendin ku un punoja ai erdhi si pacient aty. Erdhi disa dit me radh per te kryer tretmanet e tij dhe nuk dha asnji lloj shenje qe un i kisha pelqyer atij. Ishte kthyer ne mergim ku dhe po jetonte dhe me dergoi nje ftes ne fb per ta pranuar.. njeher nuk e njoha mirepo emri mu dok sikur e kisha ndegjuar diku sepse kishte nje emer specifik. Pas dy apo tre ditesh mu kujtua e hapa ditarin e pacienteve e pash qe ishte po i njejti njeri qe kishte qen ne ordinancen ku un punoja. E pyeta mos diqka nuk ishte mir apo kishte ndonje problem. Me tha jo nuk kishte asnje problem por donte te njiher me mua pak me shum. Njehet e kundershtova per nje koh mirepo ai instistonte me dergoi edhe lule ne vendin e punes ku kerkonte nje shanc. Dhe vendosa qe te pranoj te njifemi me mir. Ai sapo kishte shkuar ne londer pas 1 muaji erdhi qe te takohemi dhe te njifeshim me mir. Ai qendroi nje jav dhe gjdo dit pas oratit te punes dilnim shetitnim derisa edhe familjet mes vete u njoftuan. Po qte shifnim babi im me babin e tin kishin qen shok afer 40 vitesh para ata njifeshin. Lidhja jon u perforcua edhe me shum e ne janar te vitit 2014 ne lidhem fejesen kur e bem vetem familjare. Pesuam nje aksident te rende shkaku se ai kishte pir alkool. Un nuk dija gje se qfar njeri kishte qen me heret ai. Me pas kishim ca shkeputje lekundje ndarje te perkohshme ku gjithmon ishte ai i cili kerkonte te ktheheshim bashk mirepo me ndaloii nga puna ishte shum xheloz nuk deshironte qe te shof njeri me sy. Kaloi ca koh dhe u martuam mendova qe do behej me mir. Por pas tre muajve ai filloi te pinte shum alkool dhe me malltretonte shum me akuzonte per gjera qe se kisha iden se per qfar flitej. Mbeta shtatezane ai veten shkonte e perkeqesohej gjenjda e tij merte edhe drogen. 9 muaj un i perjetova ne stress nervoz dajak per shkak te agresivitetit tij qe nuk njihte as nje njeri. Vendosa te ndahen nga ai kur vajza u be 1 vjece mirepo vajzen nuk ma dha dhe me kercenonte per femijen e dyt qe isha shtatzan qe do ma marrë edhe ate sapo ta lind. Un nuk kisha kushte te lindja edhe nje femij familja ime nuk doninnqe un te perballesha me te me sepse e dinin te gjith historin se qfar me ka ndodhur gjith aj malltretim fizik qe as nje me dore nga babai im nuk e kam marr ai mua me ka demtuar fizikisht psiqikisht. E abortova femin 3 muajsh edhe at me zort sepse ishte femija i madh me nuk donin mjeket te rrezikonin. Por gjetem lidhje dhe abortova . Mirepo gjysa ime mbeti atje. Vajzen qe e lash duke i dhen gji me kepute shpirtin. U largova nga ketu per nje koh 7 javeshe ika tek te afermit e mi ne zvicer. Mendoja qe jam mir qe jam sheruar mirepo joo. Sapo me kontaktoi ai me nje nr tjeter mu kthye i gjith filmi. Me kerkoi fajle edhe mua edhe familjes time dhe kerkoi ti kthehem serish qe nuk do te ndodhte me e njejta asnjeher. U ktheva pas 4 muajsh ndarje qendrova me te edhe per 5 muaj tjer mirepo vetem muaji i par ishte mir te tjeret u kthyen ne makthin e meparsheem. E vendosa te largohem nga ai perfundimisht edhe pse e dija qe vajzen nuk do mundja ta mirrja. Qendrova 5 muaj ne shtrat pa ngren pa biseduar me askend rash ne depresion te thell as vajzen 5 muaj nuk e pash. Pas 5 muajsh u punesova dhe me ne fund u takova me vajzen time a mbajta dy dit te un por ajo e vogel 1 vjet e gjysem kishte filluar te me harron. Zemra mu shkeput nga vendi… Fillova te punoj dhe e mirja vajzen se pari ne gjdo dy vikende pastaj fillova gjdo vikend kur kisha pushim ne pun nga nje jav e merrja tek un per festa te fundvitit per bajram e kshtu me radh. Kan kaluar dy vite e gjysem nga ndarja me te per kto vite ai tashme qe dy vite esht i paster nuk ka pir nuk ka konsumuar asgje ka agjeruar madje edhe ka ndryshuar shum sipas te afermve te tij. Mirepo un kam gjetur nje person tjeter i cili esht teper njeri i mir me ka pranuar kshtu siq jam edhe familja e tij jan dakord skan prish asnje pun mes neve jemi te lumtur shum.. ata do te vin ne muajin gusht te familja ime te njoftohen dhe te vendosim unazat. Nderkoh babai i vajzes insiston qe te kthehem te ai . Un i kam dhen pergjigje direkte Jo. Buka qe thyet nuk ngjitet. Ndoshta mund te thoni hatri i femis duhet me provu edhe njeher mirepo un nuk mundem te jetoj me friken qe neser ai do te rifilloj me jeten e vjeter qe e ka pas. Kam shanc qe te punesohem ne gjermani mirepo djali i cili jam ne lidhje tani esht nga kosova dhe jeton vetem me nenen. Nena e tij nuk deshiron te jeton ne mergim. Nuk edi çfar te bej a te vazhdoj me djalin qe jam ne lidhje apo te shof para te largohem nga vendi ku po jetoj te iki ne gjermani ku po beja plan qe pasi te rregullohem un ta mar edhe vajzen edhe pee vajza nuk po i pengon ktij djalit te ks bile me thot nese ta jep mere na e kqyrim. Falemindeirt shum kaloni nje nat te mir.