U gezova kur lindi Reja dhe shkova ne spital me pa, por djali me kapi per krahu dhe me largoj prej dhome! | Histori Të Jetës
kur lindi Reja

U gezova kur lindi Reja dhe shkova ne spital me pa, por djali me kapi per krahu dhe me largoj prej dhome!

U gezova kur lindi Reja dhe shkova ne spital me pa, por djali me kapi per krahu dhe me largoj prej dhome! – Anonym ju lutem Jam lexuese e rregulltë e këtij, andej mora forcen të ulem edhe unë dhe të ndaj dhimbjen e zemrës me juve. Jam një nënë ne moshen 50 vjeqare, femijt i rrita jetim,cmbasi burri vendosi te martohet me nje tjeter grua. Thojnë ”Jetimi në botë kalon jeten vetëm me lotë” me te vertet ashtu edhe une e kalova jeten qe nga mosha 5 vjeqe isha skllave ne shtepin e nanes dhe burrit te saj. Ngase ajo ishte ndar nga babai im vetem pse nuk kishte dashur te jetoj ne fshat. Hjekat vazhdun me maltretime fizike e psiqike per 20 vjet kur erdhi dita qe te martohem. Mendova se gjithcka do te mbaronte dhe do te filloja nje jete re, por ajo qe une perjetova nuk ja uroj as armikut. Mbas nje viti Zoti me fali fmiun e par djal, gezim me te madh ne jete nuk kam pasur se ate dite. Por burri vazhdonte kontaktin men je ish dashnire, dhe mbas dy viteve kur edhe po pritja femiun e dyt(vajze) ne maujin e 6 te shtatzanis mu desh te largohem mbasi tjetra do te vinte ate nate, edhe ajo gjithashtu shtatzane. Nuk doja asgje tjeter vetem djalin te mos ndalte, vetem ate e kerkoja. E mora djalin mirepo nuk kaluan 3 dite erdhi e mori me dhune. Mos te zgjas shume,per 6 mauj nuk bera gjume ne sy deri sa edhe vajzen e linda ne muajin e 7 nga merzia derisa erdhi dita te dilnim ne gjyq ku edhe e fitova perkujdesjen e djalit. Duke pare se nuk me linte kun vende si 23 vjeqare mora rrugen e mergimit me dy femije. Qava mer ore te tera, sepse nuk kisha iden se cka do te ndodhte. Deshi Zoti mora lejeqendrimin. Por mbasi i qela pak syte nga hjekat atehere filluan semundjet, perballova 17 operacione ne moshen 27 vjeqare. Por ashtu 42 kg u ngriths vetem e vetem te kujdesja per femijt jetima. Me dhimbje te paperballushme u qojsha te beja buken e ti percjellja deri ne shkolle. Vitet kaluan, hjeka,merzia, sakrifica dhe erdhi dita kur djali do te martohej. Gezim i dyte ne jeten time, u gezua shume si une si vajzat. Nusen e mori nga Kosova si une si vajzat e donim me gjithe zemer, qe me besoni pasha ZOTIN prej vajzes nuk e ndja kurre. Por mbas 3 maujve qe jetun me mue e pash qe nusja skish qejf me jetu me neve, une kutpova se djali kishte leshu banesen e vete me qera pa me tregu mu fare edhe pse kurr ekonomin e tije se kom prek. Dhe mora vendimin qe me plasi zemren. Thash dilni en banes te juve, ate dite me besoni ne ZOT ika te vllau derisa i bajten teshat zemra dojke mem plas prej merzie. Nuk um folen mo me muaj. Nusja kishte mbet shtatzan mua fare sum tregonin. Kur shkoj nusja me linde e pritja me gezim, shkova te spitali iu afrova te krevati e flisja me te veq kur me ka kap djali per krahu dhe um qiti prej dhome. Shkova tu kajte ne shpi, thash edhe qe lind spo shkoj,po prap nane smunda me qendru si lindi vajza shkova. Mo nuk um lane ne shpi 9 muaj. Shkoj e hapja postne i lutja me qele deren, skishte shanc. Mbas 9 mujve erdhi djali ma pruni vajzen qe sja kisha par tu u rrite,u gezova pamase. Ma la disa ore edhe u cmalla me mbese. Muajt kalonin djali sahere qe shkoja me perzinte, edhe ate ne diten e Bajramit shkova me qika me bo Bajram i perzuni motrat edhe pse falet 5 here ne dite e shkon ne xhami. Mu um mete ne fyte nje sok qe ma qiti nusja e tija, as nuk hangra as nuk pina veq hupa duke e pa se si u shendrru djali ne nje monster. Une nuses a ja kom sjell prindin ne vizit e ja kam bler biletat me shku ne Kosov, e kom ble e kom ble sa qe as ne shpi teme si kam pasur gjerat qe mu kan nevojit 60% te pages per ta e kom harxhu… Por kot. Lindi edhe vajza e dyte, ashtu duke me perzan, duke mos me fol as vajzen e dyte nuk e pash tu u rritë. Para ca javeve ja bleva nje TV smart te cilin ma kishte permend qe sa kohe, shkova ja bleva kurse te nesermen e kishte qu me kthye edhe paret donte mi mbajt. Kisha arsye mos me ja lane paret edhe ja mora. Um perzani duke me akuzu qe gjoja une veq per qika boj e per ta nuk merzitna a ne realitet sic e ceka gjithcka per te kom bo se ekom vetem nje drite te syve. Me jav e thirra mo nuk ma hapi telin. I shkruajta nuk mi ktheu mesazhet ( falet 5 here ne dite). Gjendjen e kom shume keq gati qe nje vite prej nje tumori ne tru, por merzin qe ma ka dhene djali prej se u martu as 17 operacionet qe i kom pas e as tumori mazi spo ma bojn. Une punoj ne dy venda por ne keto 5 jave jam shume keq, jam izolu ne pune, ne shpi nuk mundem me fol me askend. Se nuk eshte leht me perjetu gjithe kete dhimbje prej evladit qe e ke mbajt 9 muaj ne bark e ke sakrifku gjithe jeten. Spo di si te ja boj? Baben e vllaun e motrat i kom ne Angli po me kerkojn me u shperngul atje, po sjam kah mundem me bo zemren guri me ja kthy shpinen. Ma boni hallall, veq cdo keshill eshte e mireseardhur. A thua a e kam meritu nje gje te tille nga avladi qe e humba gjithe rinin per te ja bo nje ardhmeri te mire!