fbpx
Te takova pas 24 viteve

Te takova pas 24 viteve, te dyte ishim te ndar, i gezuar qe kisha nje mundesi per tu afruar ty dhe kjo me…!


Te takova pas 24 viteve, te dyte ishim te ndar, i gezuar qe kisha nje mundesi per tu afruar ty dhe kjo me…! – Përshendetje për juve admin dhe përshendetje për juve te dashur lexues dhe ju kisha lut te lexoni te gjithë historinë para se te komentoni sepse ësht shum e rrallë. Ju kisha lut te komentoni ashtu si për vete vetem nga zemra dhe drejt por edhe kritikat zëjn vend ne mesin tonë dhe ska problem, jetohet edhe me to Jam nje person i cili qdo dit qe kalon kam vuajtje ne mungesen e gjysmës së zemrës time dhe ajo vetem sa shtohet.
Historia ime fillon qe nga vitet e 90-ta kur si gjithë ne rinia at kohë shetisnim rrugëve pas shkolles por edhe qendronim në parqe te ndryshme apo edhe ne kafiteri. Ishte e Enjte at mbrëmje diku ne Tetorë te vitit 95 rastesisht takova nje vajzë te bukur në mesin e 5 shoqeve ne njerin park ne qytet dhe ishin shum interesant ndjenjat për te disi e ndjejta se ajo ishte e duhura qe ne shikim të parë, ajo ishte gjysma e jetes sime
Te nesërmen e pashë prapë aty dhe ju ofrova e pyeta se a mund ta shoqeroja deri tek shtepia dhe ajo pranoji, kisha ndjenjen se gjithë bota u be e imja edhe pse kisha dal edhe me vajza tjera ajo ishte speciale zemren e saj e ndjeva sikur timen, frymen e saj e ndjeja si te ishte e imja dhe e dija qka donte te fliste te pakten ashtu e kuptoja ndjenjen time për të.
Shkuam deri afer shtepis dhe prap menduam te takohemi te Hënen por kur erdh e dita e Hënë nuk ndodhi ashtu dhe un personalisht kisha frigë se ndoshta shoqet se kan leju apo kan fol diqka qe te largohet nga un, filluan sfidat per mua se si ta ktheja at por per fat te keq keshtu nuk ndodhi kurr dhe isha aq i fiksuar pas saj saqe kisha turp te ja thoja kur e takova prap. Un isha i sinqert gjithmonë me te por edhe gjatë gjithë atyre viteve qe ajo ishte ne shkollë un dilja qdo mbremje dhe shiqoja se me kë ishte por ajo skishte pas qellimin te ket te dashur ket e kuptova vonë por qte bej edhe un isha i ri dhe isha tmerrsisht i fiksuar pas saj saqe nje dit vendosa ta kerkoj prindin e saj dhe i kerkova te martohem me vajzen e tij sepse ajo ishte ëndrra ime ajo ishte gjithqka, por ashtu nuk ndodhi sepse un skisha qen kurr bashk me të.
Iku nje kohë dhe un u zhvendosa ne perendim ku edhe jetoj tashme, pas nje kohe u martova dhe kisha nje jet te mir por disi ne zemer ishte nje zbraztirë e pashpjeguar sepse diqka mungonte por jetoja disi.
Krijuam familje dhe jo gjithqka ishte perfekte dhe mbas disa viteve martes u ndajtem. Kaloj nje periudhë dhe fillova te kerkoj ne rrjetet sociale atë vajzen te cilen kisha qenë i fiksuar pas saj dhe rastesisht e gjeta dhe prita disa dit deri sa morra guximin ti shenoj edhe pse desha ti shenoj menjeherë por thosha me veten po te esht e martuar ateher sdoja ti sjellja probleme ne familje. E hapa nje fcb tjeter dhe i shenova dhe pas pak e kuptova qe edhe ajo ishte e ndarë dhe atëher i tregova se kush jam dhe ajo me befasoi kur me tha e kam dit qe ishe ti sepse i kisha ato ndjenja qe ishe ti ai i fiksuari. Me kujtohet heren e parë qe fola me te ne telefon pas gjith ksaj kohe u shtrina ne shtrat sepse kisha frigë mos po alivanosem sepse se kisha imaxhinuar kurr qe do flisja me te prap ne jetë dhe ja kjo ndodhi mbas 24 viteve. Me te hapur mesengerin per te biseduar i thash te lutem hesht nje moment dhe ndegjo : te kerkoj te falur me shpirt për te gjithë at sjellje qe kam ber per ty te gjith at fiksim vetem dije qe te kam dasht me shpirt dhe kurr keq skam mendu për ty, prisja ne heshtje se tash do me bllokon aty dhe zhduket prapë por per fat te mirë fillova te ndegjoj prapë maltretujet e zemres time kur ajo filloj te flasë qetë dhe mir edhe pse se meritoja ndoshta ashtu sepse me te vertet e kam tepru me at fiksim por isha i ri edhe un dhe isha i dashuruar pa kufi. Biseduam qdo dit mbi nje muaj dhe pastaj vendosem te takohemi dhe te ngrëjm nje drekë qetë e si shok ne fillim por njerz te dashur ne kishmi historin me heret andaj ne vetem se kishim fillu me pas ndjenja per njeri tjetrin, u takuam ktu ne perendim pasi qe edhe ajo jeton tash jasht vendit dhe nga ai takim ne u lidhem se bashku.
Lidhja jonë shkoj shum mirë ne fillim por filluan disa sfida qe si prisja ne ket moshë, e kuptoj pasigurin e saj ne lidhje me largsinë por un isha te ajo qdo second me zemer me shpirt dhe udhetoja shpesh aq sa kisha mundësi deri sa i benim planet gati qe te jetojm se bashku. Ajo kishte disa shoqe qe mundoheshin ta kshillonin por te kshillosh dikend duhet te kesh kapacitet se pari ti e jo te bazohesh ne histori apo imagjinata por njerz te mir si mund ti thuash dikujt qe hajt se gjen mashkull ktu ku jeton qka po te vyen me gjet nje aq larg, po a e dijn ato qe un isha ai djali i sinqert dhe qe dashuronte me shpirt dhe isha dhe jam ne gjendje te bej gjithqka per të. Sdua ti ceki krejt fjalet qe kam ndegju por fjal te tilla ka pas mjaft dhe ishin kurreshtare te dijshin qdo second te jetes tonë se kur un do shkoja atje sa do qendroja atje etj. Për aq kohë sa isha me te ishim një, ishim shum te pershtatur fizikisht, mentalisht ishim një dhe kishim shum qellime te njejta. Pas 7 muajve ne lidhje erdhi dita me veshtira ne jeten time dita qe sdua ta kujtoj kurr at ditë dhe u ndajtem por un ende sjam pajtu me ndarjen sepse e dua me shpirt me zemer dhe tash kuptova qe kur dashuron me zemër nuk e harron dot kurrë, e di qe te gjithë thojn jeta shkon perpara por e imja ka mbet ne vend.
Nuk kalon asnje dit pa i shiqu fotot qe kemi ber se bashku, videot e mesazhet qe kemi shkëmby, sme vjen turp te tham se edhe lotet me dalin sepse ajo esht pjesa e shpirtit tim. Pse gëzimi im u kthya ne vuatje, ah sa e veshtir jeta pa ty sa e padrejt esht jeta se per nje kohë kisha gjithqka e tash mbeta ne errsirë qe nuk shof fundin. Te vrej qe edhe ti vuan sikur un, te vrej qdo moment te jetes dhe lutem per ty me shum se për veten sepse un e ti e meritojm nje jetë me te mirë dhe un isha i gatshem te jetoja pjesen e mbetur te jetes time me ty. Te kam dhen shum shenja qe ti je shpirti im binjakë, mund te shenoj dit e natë pa u lodhur për ty sepse e meriton por te lutem jepi provoje te besh diqka me vuajtjen time sepse edhe ti me doje shum dhe ket ma ke tregu gjith kohen e ateher ku mbetem na dy qe ishim një, ku mbeten buzqeshjet tona, ku mbet ajo koha qe ne ishim nje histori qe u takuam prapë mas 24 viteve ku mbete ti. Njerz te mirë sipas juve esht koha te dorzohem apo te luftoj sepse te dorezohem skam dasht kurrë për pjesen e zemres time por besoni ne zot se vuajtjet me lendojn sepse jam nje njeri shum i emocionuar. Qdo lutje e juaja per mua esht nje me teper sepse un lutem shum tek zoti qe ne te bashkohemi prapë nje ditë por a do te ndodh ajo ditë at vetem zotit ja kam lan ne dorë. Me falni e kam shenu shumë gjatë por un kisha shenu dit e natë sepse për shpirtin tim nuk lodhem kurr se ajo meriton gjithqka ajo meriton me shumë. Për ty e dashur jam i gatshem te sakrifikoj sepse te dua o ëngjulli im. E ti princesha e bukur kur te lexosh kët te lutem mendohu sa ende jam gjallë e ne ket moshë te gjejm njeri tjetrin prapë sepse nuk e imaxhinoj dot jetën pa ty. Ne fund dua te pershendes me nje këng bukuroshja ime sepse e di qe i lexon historitë ktu ateher kënga qe ma ke dërgu ti ësht Malli më ka Marrë kenduar nga A.B
Ju pershendes kaloni bukur dhe faleminderit për leximin!! Faleninderit edhe nje her faqe fantastike sepse ktu ne shprehemi lirshem per gjitha ,respekt per ju qe na mundesoni te tregojm historit e tona jetsore e pse jo edhe tjeret te din dhe japin mendime mbi hallet apo te mirat e jetes …. flm stafi edhe njher Flm shum nga nju nëse mundesoni postimin e ksaj historie zoti ju bekoft.