fbpx
Oj vjehrra kujdes

Burrin s’ma mori Zoti as covidi, ma mori tjetra, e Une vendosa mos me ken kurre ma e tija por me ken femra e shokut!


Burrin s’ma mori Zoti as covidi, ma mori tjetra, e Une vendosa mos me ken kurre ma e tija por me ken femra e shokut! – Pershendetje! Po ju dergoj historine time, kam nevoje ta publikoni e te marr mendime nga lexusit,kam nevoje per mbeshtetje! Faleminderit! Shume herë kam lexu histori te ndryshme e kurre se kam mendu se nji ditë do të shkruej edhe une historine e jetes time! Jam nji grua 45 vjeçe dhe kam dy femije si drita te bukur e të mirë. Kisha edhe bashkeshortin deri para disa muajve! Ishim familje e lumtur dhe s’na mungnte asgje! Bashkeshortin s’ma mori Zoti as covidi! Ta kishte marre Zoti apo nji fatkeqesi sot do te isha ala tuj kja e veshun me te zeza tuj kujtu momentet e lumtura të jetës tonë! U njohem shume te rinj !Une isha veç 16 vjece kurse ai 20 vjeç!Ishte shume i bukur por edhe une e bukur isha!U dashuruem me shikim te pare e dashuria jone zgjati gati 30 vjet ,per mu do te kishte zgjat tan jetën por nuk ishte e njejta gjê per bashkeshortin tim! (Them bashkeshorti im se ala s’jena nda ligjerisht!) Siç duket ai ishte merzit me mu!Ishte merzit 30 vjet bashke! Ishte merzit me nënën e dy femijeve te tij! Ishte merzit me udhetaren e jetes në dy emigracione te ndryshme ne fillim ne Itali e tash ne Gjermani! Kudo qe shkonim ngulnim rrenje te forta se ishim intiligjente e te dashurum! Të gjithë na shihnin si çifti simbol! Na respektonin per atë që ishim e atë që kishim ndertu! Ai u merzit dhe une s’kisha ba asgje te keqe per ta merzit! Punoja e punoj 100% jashte e ne shtepi, laj, pastro, hekuros, bej me hanger, merru me femite etj… Burri kishte mentalitet shqiptar te dikurshem, nuk me ndihmonte puthuajse asgje por dashuria ime per te s’me linte te shikoja asnji difekt te tijin! Ne Janar te Vitin 2020 burri hyri ne lidhje me nji femer ne fb! E kishte njohur qysh ne bankat e shkolles dhe u kthy edhe nji herë adoloshent! Me tha qe s’me donte më e kerkoi te ndahej menjehere nga une thue se me kishte gjetur ne flagrance! Me lotë ne fytyre i thashe -Pse Po me ndan? Çfare kam bë te keqe? Me tha qe jam e ndershme, punetore, e paster… por s’te dua më! Nuk eshte e lehte te pranosh nji ndarje te tille, te paparashkieshme! Te paimagjinueshme! Unë vuajta shume edhe djemte tone! Sa herë me thoshte nuk te dua ishte nji dhimt qe me drejtohej ne zemer! Jetueme te ndamë ne shtepi per dy muaj pastaj mori shtepi me qira jo larg mejet! Hapi fb te ri dhe vuri ne informaciinet e tij :I ndare! Ne fb vente udhetimet qe shonte me taku dashnoren, kenge dashnijet e te gjitha keto me benin te ndihesha shume keq! Nuk vuaja xhelozine per ate femren qe me kishte lënë sepse e dija vleren time e vleren time si femer s’ma heq nji mashkull kur te ndan per dashnoren por vuaja shpirterisht shume! Nuk jena te detyrum te jetojme me nji njeri kur se dojme më më por ai u tregu i pakujdesshem, i parezervum gjate ndasisë kjo bëri që unë të filloja ta urreja me gjithe forcen e shpirtit! Vetëm dy muaj mbasi u ndame fillova te shkruaj me nji bashkatdhetarin tem! Ai e kishte mar vesh historine time prej nji mikes tonë te perbashket edhe une ja diftova pike e presje historine time! Per çdo week-end dolem bashke ne miqesi e me respektonte ne max pa perfitu asgje nga situata ime e brishte! Zoti me kishte dergu nji mik te mire per te më qetesu shpirtin! Sa herë dilja me te ndihesha me qetë dhe po gjeja sigurine e humbur! Mbas tre muajve qe dolem çdo week-end vendosa te isha e tij! Perpara se te shkoja ne shtepine e tij u vesha bukur por jo provokuese, hodha nji parfum te shtrenjte dhe mora makinen time! I rash rruges bri shtepise se ish burrit! Doja te isha per herë te fundit e tija, femra e tij e paprekun kurre prej asnji mashkulli tjeter! I thashe lamtumire me lotë ne sy pa me pa as ndi dhe ndiva shume dhimbje ne gjoks, ne zemer, shpirt e gjithkund! Ai ishte brenda shtepis ndoshta duke pa televizor, ndoshta duke fol më dashnoren e vet kurse une isha poshte shtepise se tij duke i thane lamtumire! Kjo situate zgjati disa minuta por une e kisha marre vendimin tem : – Mos me ken kurre ma e tija – Me ken femra e shokut tim! Nuk eshte nevoje te imagjinoni! Sot ish burri jem eshte pendu por eshte vone! Nuk ka kthim mrapa! Une ndihem perdite e me mirë me te dashurin tim! Me respekton si femer, mike! E din qe jam femer e lendume ne zemer por ai me sheron! Çdo dite ndihem me mirë! Mos guxoje askush te me gjykoje pse bera lidhje! Burri im me ndau por une vazhdova jeten time!