fbpx
lum ti qfarë Gruaje ke

Të gjithë i thojn Burrit “lum ti qfarë Gruaje ke”, por me muaj të tërë as nuk më ka prek e lere ma te…


Të gjithë i thojn Burrit “lum ti qfarë Gruaje ke”, por me muaj të tërë as nuk më ka prek e lere ma te… – Përshëndetje për të gjithë. (Ju Lutem, pa ofendime). Deshta edhe unë historin time të tregoj. Jam një Nënë, e kam një fëmijë. Me burrin jemi prej vitit 2011. Arsyeja është kjo, burri është shumë i qet, por edhe shumë jo, hiq nuk ta ‘rr*s’ (më falni për shprehjen) edhe asgjë nuk i vjen interesant edhe nuk më afrohet edhe nuk më thot asnjë fjal të mirë. As nuk xhelozon 0%. Edhe prej fillimit u kan kështu. As nuk del n’foto me mua, as asgjë. Edhe i vjen mërzi me prek ose si i thojna na ‘me qaf ‘. Gjithë më largon. Edhe jam mundu s’disa herë jo, por me mijëra herë i kam thanë indirekt diqysh, por nuk ka sukses as asgjë. Ai prap njëjtë vepron. Edhe nuk jam ndonjë femër e shëmtuar, edhe plus të gjithë i thojn ‘ lum ti qfarë Gruaje ke’. Jo që po livdohem, por thjesht kështu është e tëra. Sepse nuk po kam me kan me u shpreh, se po më vret ky fakt, që gjithë në zemër e kam pas, edhe e kam. Edhe prej fillimit kështu ka qenë lidhja, edhe kam dasht me u nda, se e pash që nuk më kujshtojke as pak rëndësi (Po hatri i Familjes). Ka muaj të tërë që as nuk më prek, se leje ma intim diqka me pas. Plus nganjëherë mendoj se qysh e kemi ba këtë fëmijë?!. Nuk e di as vet. Por tash bash kohën e fundit kam ndryshu për 360 shkallë, që nuk po mundem ma. Nuk kam ndjenja më as 1%. Nuk e di qka me ba. Ju kam kushtu vetëm djalit, e me burrin asgjë, po më doket vetëm hatri i djalit se përndryshe asgjë nuk folmi, unë ma jo se jo. Ose n’pushim kur shkojshim 1 Javë apo 2 Javë kemi nejt edhe jemi kthy, ai nuk më prek. Zemra po më vuan, valla. Vetëm kush e ka provu, e din. Ju Falemnderit shumë të gjithëve. Ju ruajt Zoti.