fbpx
Ta dish qe

Ta dish qe sot me ore kam qajt, po Allahu te pafte, se te ze haku i atij qe i ben padrejtesi!


Ta dish qe sot me ore kam qajt, po Allahu te pafte, se te ze haku i atij qe i ben padrejtesi! – Mirembrema histori te jetes, gjithashtu dhe ju lexues! Mora sonte guxim per heren e pare te shkruaj dhe un dhe pse jam nder lexueset e para te kesaj faqe! Nejse po dal ne teme, dua ti kushtoj pak rreshta nji personit te zemres time i cili eshte dhe ai lexues dhe komentues here here! X u detyrova tet shkruaj ketu meqe me ke bo bllok ne te gjitha rrjetet sociale dhe ne tel, e spo muj me mbajt ket dhimbje qe ma shkaktove qe sot! Ka tre muaj gati qe ste kam pa dhe e din ti shume mir sa jam merzit, si pate zemer me ardh deri ktu ne qytetin tim, te kalosh kah rruga ime dhe mos te vish te me shohesh? Sinqerisht spo muj me besu? Kur e din shume mire qe me faj tandin u largove, si nuk erdhe te me shohesh se paku, thjesht si njerez te rritur qe jemi, mem than a je mire apo nji sqarim? Ku mbeten premtimet tua? Ta dish qe sot me ore kam qa, po Allahu te pafte, se te ze haku i atij qe i ben padrejtesi, mundesh me than qfar haku apo ste kam borgj. Te ze haku jem se e ke dit boll mire ne qfare situate kam qen kur ke fillu me mu, te kam than a je i sigurt se sdu prap me vujt se mjaft kam vujt, edhe pse kam pas me qindra probleme me ka mjaftu nje fjal e jotja dhe kam marr forca per me vazhdu, te kam than nese ma mban doren un do jem shume e forte. Pse fillove me shkru me tjera pse kur e dije qe per ty jam ekstrem gjeloze ta kam than mijra here mos se smuj me perballu met pa me tjeter, te kam than je pika jem e dopt, qa te mungonte te un qe e kerkoje te tjerat? Nese te mungonte shoqeria me kishe mua, nese te mungonte humori prap me ke pas mua kam qene e afte me bo hajgare me ty, te kujtohet kur rrinim tan naten tuj shkru e tuj qesh? Sa shpejt i harrove kto gjera. Ta dish qe te kam desht me shpirt e do shkon kohe me u msu me idene qe ti sdo jesh me mu, amo met harru dije qe skam met harru kurr, a un me sonte e pash sa vlere paskam pas per ty, spo muj me kuptu si erdhe ne ket gjendje veq per nji “shoqe” mem largu mu! Po okej ska gje do ja la Zotit qdo gje ne dore, ta dish qe me ke shtri per toke qe skam me pas ftyre me dal as ne qytet e as deshire me fol me njerez, uroj me te miren per ty. Me lot ne sy jam tuj e shkru, shpresoj ta lexosh e ta kuptosh qe me lendove me doren tende ajo dore qe me ka mbajte afer teje! Kisha desht me ju pyet juve komentues qfare mendimi keni, nese je me nji person qe keni bashk nji vit dhe vjen nji dite kur e kupton qe i dashuri jot shkruan me tjera dhe knaqet me to me komente e tagge dhe ty ste shkrun me ore ndoshta dhe kur e din shume mire se vdes nga gjelozia kur e sheh tuj shkru me tjera? A duhej une te rrija pa fol apo veq pse jam bo me nerva dhe e kam. Sha me ka bo bllok dhe sot ska ardh as mem pa edhe pse ka qene afer meje dhe ka tre muaj qe sjemi pa? Ju lutem naj keshille apo thjesht koment ta di mendimin e juaj.