fbpx
turp te dashurosh

Ktu esht turp te dashurosh nje race tjeter, Une jam ne lidhje qe 2 vjet me nje djal ROM, eshte musliman por…


Ktu esht turp te dashurosh nje race tjeter, Une jam ne lidhje qe 2 vjet me nje djal ROM, eshte musliman por… – Pershendetje ju lutem anomin. Jam nje vajz 18 vjece jam nga Maqedonia (Gostivari). Dua te mar mendim nga ju per historin time. Ne vendin ku une jetoj esht turp te dashurosh nje fe ose nje race tjeter..Un jam ne lidhje qe 2 vjet me nje djal 20 vjec por ai eshte ROM (ashkali). Eshte musliman dhe ben namaz te regullt. Te gjith me thonin se aii nuk eshte per mua..Se ai nuk do me bej te lumtur. Por perkundazi aj me beri me te lumturen ne bot. Deri sot skemi pasur grindje ose mos marveshje thjesht …(vazhdon historia me poshte…)

jemi ber per njeri tjetrin. Un cdo dit e me shum e dua ndersa familja dhe rethi ku jetoj me thon aj nuk asht per ty. Por cka me i ba zemra ste pyt kan me dashuru. Disa her mendoj se do e kuptojn sa duhena dhe do na lejon te jemi tlumtur por kjo mrekulli nuk po ndodh. Cdo dit e me shum me japim presjon qe te ndahem nga ai. Kemi munduar ne cdo menyr qe ti bindim se ne jena per njeri djetrin dhe se nuk me pengon mua se ai eshte rac tjetr. Ne jena ne lithje qe 2 vjet. Kemi nje dashuri te paster te lumtur kemi endra qe duam ti realizojm kemi menduar dasmen ton femiet familjen. Gjithqka shkonte ne regull deri ne diten qe na than se sna lejojn te jemi bashk… Un kam menduar se cdo prind e do lumturin e fmiut te vet por nuk qenka ashtu. Familja ime jan kunder nesh vetem pse aj eshte Rom dhe nuk na lejojn qe ne te jemi bashk ..Kemi ber cmos qe kjo lumturi dhe dashuri mos na prishet ..Aj ka nje familje te mir prinderit dhe motra e ati mua me duan dhe me respektojn shum. Gjithmon kan qen me ne edhe ne situata me te …(vazhdon historia me poshte…)

veshtira edhe tani jan pran nesh dhe gjithmon na thojn se me durim ariet gjithqka. Por familja ime nuk e kupton qe ata jan njerez si gjith ne dhe na ka kriuar nje ZOT. Babi me thot qe te bej nje zgjethe ose familjen ose ket djalin. Nese zgjeth familjen do e humbi dashnin e par te jets dhe nese zgjeth at djalin do e humbi familjen. Ai me thot qe te hiki te aj dhe familja ime do e kuptoj qe ne duhemi dhe do pajtohen me ne. Kam ngelur ne mes familijes dhe dashuris eshte nje vendim shum i rand per mua sepse familjen e dua shum. Por edhe un dua si gjith femrat tjera ta veshi fustanin e bardh me njeriun e zemres e jo me nje njeri qe Babi im do qe te jet buri im. Dicka qe ne familjen time eshte tradit te martohesh me nje shqiptar dhe ai te ket shum pasuri. Por per mua nuk vlen asgje pasuria nese sjam e lumtur dhe nuk e kam njeriun qe e dua un. Ne kemi ber endra qe nuk na lejon ti realizojm vetm e vetm se eshte nje rac tjetr dhe ska shum pasuri. Per mua esht e vlershme dashnia besimi dhe respekti mbi te gjitha. Ndoshta do me kritikoni per ket gje por mendimi im esht qe ne te gjith jemi njerez dhe na ka kriuar ZOTI te gjithve nuk duhet ti kritikojm njerzit vetem se ata kan fe ose rac tjetr ose nuk kan pasuri te madhe. Ju lutem nje mendim.