fbpx
Përse Babë

Shpesh herë kam pyetur vetën “Përse Babë nuk vjen, përse më harrove që ekzistoj, përse asnjëherë nuk më vizitove?”!


Shpesh herë kam pyetur vetën “Përse Babë nuk vjen, përse më harrove që ekzistoj, përse asnjëherë nuk më vizitove?”! – Fëmiu i parë per cdo prind duhet të jetë gëzimi i parë, MË I MADH, i pakrahasuar me asgjë në jetë… dashuri e parë ndaj asaj krijese që është gjaku yt, pjesë e jotja. Fëmiu i parë është fryt i dashurisë së dy partnerëve që duhen. Por, edhe kur ndalojnë së dashuruari, ai fëmi qëndron së egzistuari. Është plotësisht e kuptueshme se ai duhet të dashurohet, edhe kur prindërit ndahen secili në drejtimin e vet, në rrugen e vet… Edhe atë më tepër duhet të dashurohet që mos ta ndjejë ndarjen, mërzinë… Disa prindër ndoshta nuk e kuptojnë këtë ose thjeshtë e kanë harruar fëmiun e tyre, nuk e di me c’farë ndërgjegje, por sigurisht nuk kanë kurfar ndërgjegje. Dashuria ndaj fëmisë shprehet me dridhje të zemrës ndaj tij derisa është ende i vogel, por edhe kur të rritet.. me shumë kohë të mjaftueshme dhe kujdes që duhet ti kushtohet.. me kujdes dhe buzeqeshje ta mbajsh për dore derisa i bën hapat e para… Që të kujtohet në momentet e fëmijërisë, të cilat kur të rritet do ti rikujtojë me buzëqeshje… Unë, përveq kujtimeve me nënën, tezen dhe gjyshen time, skam në cka të kujtohem në ty! Ti, edhe pse jetove disa muaj në jetën time, është njejtë sikur mos t’kishe egzistuar asnjëherë.. nuk ke lënë asnjë kujtim në zemrën time, nuk kam asnjë ngjarje, në të cilën mundem të kujtohem se ndonjëherë në fëmijërinë time kam jetuar me Babin.. Nuk më kujtohet as cka ke punuar, edhe pse thonë se je paruker( frizer ), por mua asnjëherë nuk mi preve flokët! Mendoj që din të notosh në ujë, por si prind asnjëherë nuk mësove të “notosh”.. këtu u fundose, edhe atë në thellësinë më të vogël. Ndoshta ke arritur në jetën tënde shumë, por nuk ke menduar ti shfrytezosh 5 minutat tua.. Më vjen keq, unë ti dhash më shumë se 5 minuta, por ty nuk të punoi ndërgjegjja… Tash shko noto dhe pyet dikund se a egziston barnatore që shesin ndërgjegje, bleje, dhe shërohu.. ndoshta do ja arrish të shërohesh!!! Nëna ime në gjithë fëmijërinë time ishte dy në një… edhe nënë edhe babë! Dhe të them të drejtën është “notuese” më e mirë se ti… “noton” në të gjitha ujërat pa treguar lodhje, vështirësi… Asaj asgjë nuk i duket e vështirë!!!  Shof shokët e mi që i kanë prindërit e ndarë, vijnë baballarët i marrin me veturë në shkollë i shëtisin në shopping, në drekë, në mjek dhe gjithkund ku duhet, kurse ti??? Nëna ime duhet ta lerë punën që të vie të më merr nga shkolla, kjo asaj nuk i duket vështirësi, por përkundrazi ajo kënaqet! Të kthehem në temën… Dashuria ndaj fëmisë nuk tregohet me minuta nëpërmjet rrjeteve socijale siq është “Tango”, e as nëpërmjet kamerave, sa të thuash që më ke parë… Në këtë letër do doja ti përshëndes të gjithë “baballarët” të cilët i kanë hedhur fëmijët e tyre, i kanë lënduar, i kanë harruar dhe thjeshtë i kanë dhuruar dhimbje në zemrat e tyre. Kanë bërë që mos ta ndjenjë fjalën “baba”. Për mua kjo fjalë është e largët, e huaj, e panjohur! Babë nuk bëhesh vetëm të bësh fëmi dhe të lavdërohesh se kujdesesh materijalisht për të… derisa ai fëmi qan dhe mërzitet se të gjithë ia kan uruar ditëlindjen, vetëm babai i tij jo! Babë nuk je nëse nuk ja shpreh dashurinë e duhur, kujdesin dhe prezencën në rritjen e tij, zhvillimin e fëmijërisë së tij. Derisa ke djalë, ai në sytë e tu duhet të shef si babë, heroj, mbrojtës të tij, njeri që është prind, shok më të ngushtë dhe përkrahës. Ai, i cili cdo herë do ta mbrojë nga gjithqka dhe do ti jep këshilla… Në sytë e tu s’mundem të shof asgjë, sepse ata sy janë të largët dhe të panjohur për mua. Më vjen keq të të them edhe pse kam vuajtur për ty, tash nuk ndjej asgjë më tepër… vetëm keqardhje, por jo për mua, por për ty! Ti je për të ardhur keq, edhe atë shumë!!! Cdo fëmi do të dëshironte babin afër vetes që të ndjej siguri dhe përqafim të fortë… që ta dijë që cdo herë do të ketë një mashkull që do ta mbrojë, do ta përkrahë… dhe do ta japë kujdesin e duhur si prind!! Shumë herë më vie keq që kam menduar në ty, që kam derdhur lot për ty, që s’ja ka vlejt të derdhi as një pikë loti! Sikur të kishe dashur të vish të më shohish, sikur të kishe pasur zemër dhe shpirt, dhe një copë ndërgjegje, deri tash do kishe ardhur shumë herë pamvarsisht largësis që kemi… do t’më kërkoje dhe do më vizitoje! Nëna ime nuk është monstër, do të lejonte, sikurse i lejoi nënën dhe babin tënd të më vizitojnë… Për fëmijët e tyre prindërit bëjnë gjithqka! Sic thotë dhe nëna ime: ” për djalin tim bëj gjithqka, edhe të pamundurën e bëj të mundur, dhe ska problem që nuk mundem ta zgjidhi”. Për atë nëna ime është luftëtare, heroinë, me të cilën unë tejkaloj cdo problem që kam…! Grua me të cilën cdo herë do të krenohem që e kam NËNË!!! Shumë herë kam pyetur përse nuk vjen, përse më harrove që egzistoj, përse asnjëherë nuk më vizitove??? Por, koha është shërim për gjithqka. Por, unë nuk të pres siq të kam pritur deri më tani, tash jam rritur për të kuptuar shumë gjëra. Edhe pse shumë kohë kanë kaluar, edhe pse më kujton ende si bebe, një ditë, ndoshta rastësisht do më takosh dhe kur t’më shikosh, do ta kuptosh cka ke humbur duke lendupuar pas parave, interesit, gjërave të kota dhe pas gjithë asaj që është kalimtare në këtë botë…! Derisa ti ndahesh dhe martohesh përsëri me darsëm të madhe dhe bën fëmi tjetër, unë ndjej përgjegjësi për atë fëmi si vëlla i madh… nuk e di pse, por e di dhe e ndjej se sikur ma bëre mua, do ja bësh edhe fëmijëve tjerë… Ti je vetëm një shembull mashkullor, i cili te vetmin sukses që ka arritur në jetën e tij është se me sukses më ka bërë mua dhe më ka harruar!!! Cfarë njeriu katastrofal je ti?! Kot që ke gjithë atë pasuri materijale, gjitha paratë që ke dhe që harxhon nëpër gjëra të kota, e nuk ke ardhur asnjëherë ta vizitosh djalin tënd që i premtove shumë herë që do vish!!! Tani, sikur edhe gjithë botën të ma japish, nuk ja vlen… kot e ke! Tani nuk kam nevojë për ty dhe nuk dua të të takoj… Shpresoj që kjo letër do t’i lëndojë të gjithë të ashtuquajturit “babë” të cilët i kanë harruar fëmijët e tyre! Ju dëshiroj ngrohtësi në shpirtat e tyre, ndërgjegje e cila nuk shuhet, dhe dashuri ndaj fëmijëve të tyre të cilët i krijuan.. si dhe përgjegjësi që është e domosdoshme për peindërin!!!