fbpx
centat qe i ka hargju

Shoqja ma permeni edhe centat qe i ka hargju per mu, une i thoja shoqe e shpirtit!


Shoqja ma permeni edhe centat qe i ka hargju per mu, une i thoja shoqe e shpirtit! – Pershendetje faqe e mrekullueshme dhe shume elexueshme nga te gjithe ne, dikush direkt e dikush indirekt por besoni qe jeni shume e ndjekur dhe shume e pelqyer nga gjithe shqiptaria ane e mban botes. Une jam nje vajze 23vjece dhe kam perfunduar fakultetin me not mesatare te mire. Kam qene per 4 vite ne ate fakultet por kam par e kam degju shume gjera te ndryshme diku me kan be mire e dikun edhe me kan mesuar se si te sillem me njerzit, ti njoh mire ata dhe te mesoj per te ardhmen se si te sillem, se si njeri jam qe besoj shpejt dhe mendoj se te gjithe jane te njejt si une dhe mendoj qe nuk e duan te keqen e askujt. Une kam takuar “shoqe” te cilat me kishin dash vetem per interesa te veta qe nuk e kisha besu asnjehere qe mundet me me ndodh mu diqka e till. Kaluan gjithe ato kohe bashke dhe fillova me vrejt diqka qe nuk po shkon siq duhet nuk jam une per kete rreth, kisha raste se u bejsha si spo kuptoj ose e genjejsha veten se jo nuk eshte ashtu por une po mendoj gabim e pat me qellim te keq , nena ime gjithmon me ka folur se nuk bene ato vajza me qene shoqe me ty te duan vetem pse ju ndihmon per provime dhe punime te ndryshme. Kane qene disa here te une ne shtepin time dhe nenes i ka rasti per ti pare dhe per ti degjua per muabetet e tyre, per dashurit e tyre dhe per jeten luksoze qe ato kishin. Une nuk i kisha edhe aq kushtet e mira si ato, por asnjhere nuk lakmova as nuk kerkova asgje nga to. Ato edhe pse kishin mundesit e mira nese rastiske qe te paguajn diqka gjithmone e kan permendur uaa une sot paguva ju befe mire tjertra tjetren dite dhe fillova te shoh gjerat ndryshe. ME asnjeher nuk pranova kafe nga to thash po paguajm secila per vete. Ato filluan te shohin ndryshimin te une se me nuk ju ndihmoja shume por skishte qfare me se erdhi edhe fundi i fakultetit dhe ju ndihmova edhe per punimin e diplomes veq qe dulen vet per te prezantuar por punimi ishte i gjithi i imi qe e kisha punuar vet saaa e pa mend ishaa o Zot. Perfundoj gjithqka u diplomuam dhe prap mendoja se do te mbetet shoqria per kaffe, asnjher shoqet e mija nuk me thiren se me nuk ju desha, ato perfunduan punen e tyre dhe kaq kishte shoqeria jon. Une te them te drejten u merzita por edhe u mllefosa shume ne to PSE nuk kishin arsyje une vetem sa ju ndihmoja asnjher asnje te keqe nuk kishin nga une vetem te mira. Kur pas nje kohe njera me shkruan a e din cfareee me permendi cdo cent qe ka hargju per mua edhe sa naft ka hargju per te dal me pi kafe me mua sakemi qene ne fakultet. Kjo ishte kulmi per mua, ishte diqka e tmerrshme qe une asnjehere nuk e besoja do te vinte kjo dite dhe do i degjoja keto fjal ishte diqka qe une brenda vetes i thoja por asnjher ta qes nga goja se kisha turp nga vetja e lere me per ti thene dikujt. Pra mua me dolen keshtu shoqet dhe me falenderuan per gjithe ato vite cka bera une per to ky ishte falenderimi qe mu be mua. Ju lus vajza te reja keni kujdes per shoqerin degjojeni nenat ne veqanti sepse ato ndjejn gjithmone te vertetn per femijen e saj, une i degjova fjalet e nenes time por kushtoj shume shendetin tim mental se une nga ajo dite nuk djehem hiq mire, kam probleme me gjumin, me ushqimin me dal me shoqni tjeter dhe nuk mund ti besoj as ndonje djali per me mendu per me kriju nje lidhje me te sepse me ka humb besimi ne cdo gje.