fbpx
Burri ju jep lek

S’besoj se fmijet vijn me mua se Burri ju jep lek, e ne anen tjeter me tradhton para syve me femra tjera!


S’besoj se fmijet vijn me mua se Burri ju jep lek, e ne anen tjeter me tradhton para syve me femra tjera! – Duke lexu historit ktu ne faqen tuaj vendosa ta shpreh dhe un historin time te jetes e cila me ka ber te vuaj shum. Jam 39 vjece kam dy femij kam 18 vite martes. Qe ne moshen 34 vjece zbulova qe burri me tradhetonte. Bisedova me te qaja vuaja cdo dit dhe ai nuk po hiqte dore nga tjetra. I kapja biseda. Mesazhe viper tel etj. Nuk dija cte beja. Vuaja shum. Rash depresion. Ushqim s’haja vetem kafe erdha u bera 40 kg. Durova ashtu rreth tre vite me shpres se po kthen. Nuk ktheu mora dy femijet e u largova. Vajta te prinderit e mi. Ato me mbeshteten shum. Por duke pare femijet qe po e vuanin shum kte ndarje dhe ai merte tel thoshte ktheu. Vendosa te kthehem me shpres se ka kuptuar gabimin e tij e do harrojm ca ndodhi vazhdojm para per hir te fmijeve. Por ishte gabim i madh per mua. Ne rregull femijet jan me te qete e te lumtur se kan dy prinderit bashk. Por per mua eshte te pranoj vuajtjen per ato dy engjej. Sepse dhe pasi ktheva un pran tij ai vazhdonte bisedat e tij viper me tjetren. Vuaj ne heshtje. Shpirti ma din ska dit ska nat qe syt e mi mos ken lot. Sdi cfar te bej.  E kam dashur me shum se veten divorcin se bej dot sepse fmijet qe kur u ktheva i ka mar me te mira duke ju dhen lek e plotesu gjitha deshirat e tyre dhe sbesoj se fmijet rrijn me mua. Un pa to skam jete fmijet jan jeta ime. Kerkoj nji mendim prej jush flm kush me kupton e jep mendim. Me falni se ndoshta e zgjata shum historin time anonim ju lutem.